LIVE UPDATES
Bota

Abdixhiku-kryeministrit: Nëse do takoheshe me Kurtin e 2015-ës sy më sy, a kishe me e puth a me e pështu

Abdixhiku në këtë seancë ka kujtuar fjalët e shkrimtarit, Shkreli, të lexuara në këtë kuvend nga ish-deputeti Adem Mikullvci.

22 Qershor 2022, 15:25 Nga d.a.
Abdixhiku-kryeministrit: Nëse do takoheshe me Kurtin e 2015-ës sy
Kurti dhe Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës ju drejtuar kryeministrit Albin Kurti duke e pyetur nëse realisht marrëveshja Kosovë-Serbi ishte e mirë për vendin.

Abdixhiku në këtë seancë ka kujtuar fjalët e shkrimtarit, Shkreli, të lexuara në këtë kuvend nga ish-deputeti Adem Mikullvci.

Më 2017, në këtë kuvend, një burrë i madh, anëtari i VV-së që kryesonte kuvendin, Adem Mikullovci, kishte nisë me fjalë të Shkrelit. Nëse takohemi me veten sy më sy, a kemi me u puthë, a kemi me u pështyrë. Çfarë kishte bërë Albin Kurti i 2015-së këtij Albin Kurtit sot. Kjo është pyetja”, tha Abdixhiku.

Në seancën e sotme parlamentare, deputeti Abdixhiku tha se nëse marrëveshja nuk është e mirë, atëherë duhet të flitet për legalizimin e Serbisë në veri.

lumir abdixhiku adem mikullvci kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll