9 Janar 2023, 17:26
Nga k.m.
Emanuela Orlandi
ITALI- Vatikani ka rihapur çështjen Emanuela Orlandi. Pothuajse 40 vjet pas zhdukjes së saj, drejtuesi i prokurorisë së Vatikanit Alessandro Diddi, së bashku me Xhandarmërinë, kanë vendosur të rihapin hetimin për një histori që ka tronditur Selinë e Shenjtë dhe institucionet e saj më të larta që në qershor 1983.
Sipas asaj që mësohet, nisma lidhet me një sërë kërkesash të paraqitura në të kaluarën nga Pietro Orlandi, vëllai i Emanuelës.
“Nuk jemi në dijeni, e mësojmë nga shtypi por sigurisht që kemi një vit që presim të dëgjohemi,”- thotë avokatja e familjes Orlandi, Laura Sgrò, duke komentuar me ANSA lajmin për rihapjen e çështjes.
Si u zhduk vajza nga Vatikani dhe aludimet?
Emanuela ishte e katërta nga pesë fëmijët e Ercole dhe Maria Orlandit dhe në momentin e zhdukjes ishte në vitin e dytë të shkollës së mesme në Romë. Vajza u zhduk gati 40 vjet më parë, më qershor të vitit 1983. Atë pasdite vere, Emanuela shkoi në shkollën e muzikës, pas së cilës i humbi çdo gjurmë. Vëllai i saj Pietro tregoi se motra e tij iu lut që ta çonte në shkollë, sepse ishte vonë, por ai nuk pranoi.
Në muajt pas zhdukjes, familja e vajzës mori një sërë telefonatash misterioze duke pretenduar se ajo ishte rrëmbyer për shpërblim dhe do të lirohej nëse Mehmet Ali Agca, njeriu që qëlloi Papa Gjon Palin II në 1981, do të lirohej nga burgu. Për zhdukjen e saj ka shumë teori që qarkullojnë në rrjet, por 2 janë dy më të njohurat; ajo ose u rrëmbye nga një grup terrorist ndërkombëtar i lidhur me Agca ose se mafia italiane e kishte rrëmbyer për të shantazhuar Vatikanin. Madje çështja shkoi deri tani, sa pretendohej se Emanuela ishte varrosur në një varr në Varrezat Teutonike, Vatikani ra dakord të hapte dy varre. Pas kësaj, varret e Sophie von Hohenlohe dhe Carlotta Federica të Mecklenburgut u hapën, por nuk u gjetën eshtrat të Emanuelës.
Ka shumë pista, por asnjë nuk është verifikuar dhe fati i saj ka mbetur mister. Por familja e saj ende nuk i ka humbur shpresat dhe do të paktën një përgjigje.
emanuela orlandi
Bota
9 Janar 2023, 17:25
I.A
Ramzan Kadyrov
RUSI- Lideri çeçen Ramzan Kadyrov, njeriu i besuar i Vladimir Putinit, është rikthyer për të kërc&eum...
Bota
9 Janar 2023, 17:20
I.A
Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar
SHBA- Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari i Posa&...
Bota
9 Janar 2023, 17:20
k.m.
Foto ilustruese
IZRAEL- Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit ka urdhëruar Policinë që t...
Bota
9 Janar 2023, 17:13
I.A
Foto Ilustruese
NIGERI- Të paktën 32 persona janë rrëmbyer në një stacion treni në shtetin Edo, në jug të Nige...
Bota
9 Janar 2023, 17:08
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Kalifornia u bë zyrtarisht shteti i parë në SHBA, i cili ndalon shitjen dhe prodhimin e gëzofit. Ligji i ri, i ci...
Bota
9 Janar 2023, 17:05
I.A
Edita Tahiri
KOSOVË- Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, permes postim në rr...
Bota
9 Janar 2023, 16:58
k.m.
Nicola Surgeon, kryeministrja e Skocisë
SKOCI- Spitalet skoceze do të lejohen të anulojnë operacionet jourgjente dhe t&...
Bota
9 Janar 2023, 16:54
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka prezantuar vlerën se sa do të su...
Bota
9 Janar 2023, 16:33
I.A
Londer
ANGLI- Pas një mungese trevjeçare për shkak të koronavirusit, eventi vjetor "No Trousers Tube Ride" u rikthye dje në...
Bota
9 Janar 2023, 16:25
I.A
Mohammad Mahdi Karami dhe Seyed Mohammad Hosseini
IRAN- Dhjetra njerëz demonstruan jashtë një burgu në Iran gjatë natës mes r...