LIVE UPDATES
Bota

Pasojat e ligjit “Ruanda” vështirësojnë situatën/ DW: Emigrantët në Irlandë, midis fronteve me çadra plastike

Në Dublin, kryeqytetin e Irlandës, prishen herë pas here çadrat e migrantëve që janë pa status mbrojtës. Mungesa e banesave dhe pasojat e ligjit të ri britanik "Ruanda", e vështirësojnë edhe më shumë situatën në vend.

22 Maj 2024, 08:47 Nga r.ll
Pasojat e ligjit “Ruanda” vështirësojnë
foto e cadrave ne dublin

IRLANDË- Në qendër të Dublinit ndriçojnë dritat e zyrave të shumë koncerneve botërore. Por në katet e para të fasadave moderne me xham shihen gjithnjë e më shumë çadra. Disa prej tyre janë të të pastrehëve, sepse në gjithë vendin mungojnë banesat dhe kryeqyteti që ka marrë hov zhvillimi, nuk mund të përballohet financiarisht nga shumë vetë. Aktualisht, kriza e banesave është tema kryesore në Irlandë. Kur mori postin në muajin prill, kryeministri i ri Simon Harris premtoi ndërtimin deri në fund të dhjetëvjeçarit, të 250 mijë banesave të reja.

Grupi i dytë i atyre që flenë në çadra, është grupi për të cilin po ashtu flitet shumë në republikën ishull të Europës veriperëndimore: Irlanda është duke u konfrontuar me një numër në rritje migrantësh, dhe jo vetëm kohët e fundit por edhe më parë mungesa e banesave kanë bërë që kapacitetet për vendosjen e migrantëve të arrijnë maksimumin. Gjendja vështirësohet edhe prej pushtimit rus të Ukrainës, që prej fillimit të luftës në Irlandë janë regjistruar më shumë se 100 mijë refugjatë ukrainas, që për shkak të një marrëveshjeje që është në fuqi në BE, nuk kanë nevojë të kërkojnë fillimisht azil.

Qeveria irlandeze shpesh pranon, se nuk është në gjendje të akomodojë të gjithë azilkërkuesit, kërkesa e të cilëve për azil, është duke u shqyrtuar. Sipas të dhënave të saj, më 14 maj, 1780 azilkërkues meshkuj nuk ishin akomoduar ende.

Përreth zyrës për mbrojtjen ndërkombëtare, International Protection Office (IPO) në Dublin, e cila është përgjegjëse për shqyrtimin e kërkesave të azilit, ishte ngritur gati një qytet i vërtetë me çadra, ku flinin burrat në moshë jo të thyer, të cilëve u duhej të laheshin dhe të gatuanin në rrugë dhe të mbushnin bateritë e celularëve në dyqanet ku jepen biçikleta me qira. Më 1 maj, autoritetet irlandeze e prishën kampin dhe i dërguan 285 burrat azilkërkues në dy qendra për migrantët me nevoja urgjente. Që nga ajo kohë në afërsi të IPO-s janë krijuar disa herë vendbanime të reja me çadra, të cilat po ashtu janë prishur nga autoritetet.

Më shumë armiqësi ndaj të huajve, më shumë kërkesa azili

Këto situata krijohen në një shoqëri irlandeze, që historikisht ka qenë shumë mikpritëse. Prej muajsh nëpër demostrata thirret me të madhe: „Irlandaështë mbushur plot", në fund të vitit 2023 në Dublin pati përleshje. Në shumë pjesë të vendit është vendosur madje zjarr në ndërtesat që priteshin të ristrukturoheshin për vendosjen e refugjatëve. Sipas një sondazhi aktual të gazetës "Irish Times", 63 përqind e popullsisë kërkon ashpërsimin e politikës së migracionit.

Vitin e kaluar në Irlandë u parashtruan 12.300 kërkesa azili. Që nga ajo kohë shifrat janë rritur me shpejtësi: "Irish Times" shkruante duke iu referuar një politikani të opozitës, se qeveria mendon se këtë vit numri i kërkesave për azil do të jetë 20 mijë. Po të vendoset kjo shifër përballë numrit të banorëve të Irlandës, që është 5 milionë, atëherë niveli bëhet i ngjashëm me atë të Gjermanisë.

Nxitës i ri: Ligji Ruanda në Britaninë e Madhe

Qeveria irlandeze u mor javët e kaluara edhe me një faktor tjetër që bën që në Republikë të shtrohen më shumë kerkesa për azil: Ligjin e diskutueshëm të Mbretërisë së Bashkuar fqinjë, sipas të cilit migrantët që kanë hyrë në mënyrë të parregullt do të dëbohen me detyrim dhe do të dërgohen në Ruandën e Afrikës Lindore, ku aty më pas do të vendoset për marrjen e një statusi lokal mbrojtës. Qeveria konservatore e kryeministrit Rishi Sunak, anashkalon në këtë mënyrë një vendim gjykate dhe kërcënon tashmë se do të injorojë vendimet e mundshme të Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut, (EGMR).

Kjo nuk do të jetë shumë e lehtë me vendimin tjetër: Më 13 maj një Gjykatë e Lartë e Belfastit e nxorri "Ligjin Ruanda” jashtë ligjit për Irlandën e Veriut. Vendimi i gjykatës parashikon se ligji Ruanda shkel "kuadrin Windsor”, i cili merret me rregullimin e marrëdhënieve britaniko- europiane pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian. Profesori për çështjet juridike, Colin Murray, që jeton në Belfast dhe jep mësim në Universitetin Newcastle, tha për Deutsche Welle-n se: "Duke qenë pjesë e marrëveshjes së Brexitit, ligjet e BE-së për mbrojtjen e azilkërkuesve mbeten në fuqi në Irlandën e Veriut, po ashtu siç mbeten në fuqi të gjitha të drejtat themelore të BE-së, që vijnë prej Marrëveshjes së të Premtes së Madhe të vitit 1998”.

Brexiti e komplikon gjendjen edhe më shumë

Marrëveshja e së Premtes së Madhe i dha fund konfliktit të përgjakshëm dhjetravjeçar të Irlandës së Veriut, konflikt midis unionistëve irlandezë, besnikë të Londrës dhe republikanëve proirlandezë. Kjo marrëveshje parashikon mes të tjerash edhe që kufijtë e Irlandës së Veriut të mos mbyllen. Për sa kohë që edhe Veriu edhe Jugu ishin pjesë e BE-së, kjo gjë nuk ka qenë problem: Njerëzit dhe mallrat qarkullonin në një hapësirë unike ekonomike dhe ligjore. Meqenëse përcaktimi i kufirit, do të rrezikonte paqen e Irlandës së Veriut, në kuadër të marrëveshjes për daljen nga BE, Britania e Madhe u angazhua me mundim të madh që në Irlandën e Veriut për shembull të vazhdojnë të mbeten në fuqi ligje të caktuara të BE.

Por vendimi i marrë nga Belfasti nuk do të thotë se "Ligji Ruanda” nuk është i vlefshëm në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar: „Në pjesët e tjera të vendit ai mbetet në fuqi dhe zbatohet si i tillë," thotë juristi Murray. Por: "Në këtë mënyrë është e vështirë të vesh në praktikë politikën e migracionit, deri tani azilkërkuesit thjesht janë shpërndarë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Por nëse ata shkojnë tani në Irlandën e Veriut, atëherë marrin më shumë të drejta."

Shumë vetë vijnë prej Irlandës së Veriut - dhe Londra kundërshton

Që para marrjes së vendimit nga Gjykata e Belfastit, shumë prej migrantëve shkuan në Veri të Republikës, ku nuk ekziston rreziku për kthim të detyruar në Ruandë. Sipas të dhënave të ministres irlandeze të Drejtësisë, Helen McEntee, që nga fillimi i vitit kanë shkuar me këtë rrugë në Irlandën e Veriut 80 përqind e gjithë azilkërkuesve, që përbëjnë më shumë se 6000 persona. Duke pasur parasysh mbingarkesën aktuale, kabineti i saj është duke kërkuar mënyrën për t'i kthyer këta migrantë sërish në Britaninë e Madhe.

Kryeministri irlandez, Harris i kujtoi kryeministrit britanik Sunak, një marrëveshje të lidhur në vitin 2022, sipas së cilës Britania e Madhe është e detyruar të pranojë sërish migrantët që vijnë nga veriu i Republikës. Sunak kundërshtoi duke thënë se marrëveshja ka të bëjë vetëm me çështje proceduriale dhe nuk përmban premtime të detyrueshme me ligj. Politikani konservator, i cili rrezikon pas disa muajsh të humbasë postin, kërkon nga vendet e tjera të BE-së, si përshembull Franca, që të pranojë migrantët e kthyer nga Britania./DW

ligji ruanda emigracioni ne irlande

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet