LIVE UPDATES
Insights

Bosnja në buzë të greminës, mund të marrë me vete edhe Evropën

3 Qershor 2019, 14:24 Nga DOSJA
Bosnja në buzë të greminës, mund të marrë me vete

Në skenat e para të filmit të Danis Tanović, “Toka e askujt”, (film që ka fituar Oscar), i cili i vendos ngjarjet në Bosnje gjatë luftës së viteve 1992-1995, një ushtar boshnjak lexon gazetën në një llogore. Me keqardhje, ai thërret: “Shikoni ç’ndodh në Ruandë”.

Kjo skenë, e cila thuhet se është bazuar në një anekdotë të vërtetë, rezultoi një test lakmusi për shikuesit.

Qesh apo jo me këtë skenë, ajo mund të lexohet në dy mënyra. Së pari, si dëshmi e aftësinë e boshnjakëve për t’u solidarizuar me fatkeqësinë e të tjerëve, madje edhe kur janë vetë në rrethana të tmerrshme. Leximi i dytë është më pak i kënaqshëm: a mund të ishte ai ushtar i panjohur aq i pandjeshëm për situatën e dëshpëruar në të cilën gjendej vetë, vdekjen dhe shkatërrimin që shenjoi fillimet e pavarësisë së Bosnjes, saqë gjenocidi në Ruanda iu duk më i madh?

Në vitin 1992 në Sarajevë, festoja ditëlindjen e tetë, vetëm pak javë para se të niste gjithçka. Prindërit e mi më organizuan një festë, pa marrë parasysh faktin se në Bosnjën lindore dhe në luginën midis republikave socialiste të Bosnjës dhe Serbisë, myslimanëve boshnjakë ose boshnjakëve, tashmë po ndodhte spastrimi etnik, i cili kryhej nga forcat nacionaliste serbe.

Më herët atë dimër, as tmerret e rrethimit të Vukovarit në Kroacinë fqinje nuk i kishin ndaluar familjet e Sarajevës që t’i çonin fëmijët e tyre për ski. “Nuk mund të ndodhë këtu, nuk mund të na ndodhë ne”, ishte një shprehje që e dëgjoje përditë. Mbaj mend se si në festën time të ditëlindjes, një nga baballarët e shokëve të mi, një kolonel i Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë, i mori prindërit e mi mënjanë dhe u tregoi për rrezikun e afërt. Prindërit e mi e dëgjuan me mirësjellje paralajmërimin e tij. Por më vonë, po atë mbrëmje, ata ishin duke qeshur me fjalët e tij, siç qeshet me ato që thotë një i çmendur. “Lufta është e pamundur të ndodhë këtu”, mendonin ata, duke besuar në faktin se pluralizmi karakteristik i Bosnjës do të ishte shpëtimi ynë. Për më tepër, ne jetonim në rrugën “Vëllazëri dhe Unitet”.

Padyshim, ata gaboheshin. Udhëtimi ynë dyjavor për të vizituar dajën “derisa gjërat të qetësohen” u kthye në një odise katërvjeçare në kërkim të një strehimi, ndërsa babai im qëndroi në shtëpi. Ndërkohë, Sarajeva jonë rrethohej vazhdimisht. Snajperët e serbëve të Bosnjës nuk bënin dallime midis objektivave ushtarakë dhe fëmijëve që luanin në rrugë. Më në jug, qyteti i Mostarit do të gjendej i rrethuar në të njëjtën mënyrë. Banja Luka, qyteti i dytë më i madh i vendit, u spastrua sistematikisht nga ata që nuk ishin serbë dhe të gjitha xhamitë e tij u shkatërruan, duke përfshirë Ferhadijen, një objekt i trashëgimisë botërore, i mbrojtur nga Unesco. Vendi u bë dëshmitar i kampeve të torturës, përdorimit të përdhunimeve si armë lufte, ekzekutimeve masive të të burgosurve përfshirë fëmijët, një orgji e dhunës që kulmoi me gjenocidin në Srebrenicë, ku mijëra u vranë në vetëm 10 ditë. Dhe mesazhi nga bota dukej sikur ishte që ne ishim të vetëm në gjithë këtë – vëllazëria, uniteti dhe vetë jeta ishin mallkuar.

Familja ime u ribashkua në vitin 1996. Apartamenti ynë ishte shkatërruar dhe babai i kishte shpëtuar vdekjes për një fije. Së bashku me shumë të tjerë, ai u bë statistikë. Sipas shifrave zyrtare, 400 000 deri  1,7 milionë boshnjakë vuajnë nga çrregullimet e stresit postraumatik. Nëse patën fatin të mbijetonin, mirë është edhe kaq.

Një nga kujtimet më të gjalla që kam për kthimin tonë është ai kur pashë varrezat e qytetit për herë të parë pas gati katër vjetësh. Një det me shtylla mermeri ishte përhapur nëpër kodrat fqinje, secila një monument për tragjedinë e dikujt. Me 130 000 të vdekur dhe 2.2 milionë refugjatë dhe të shpërngulur brenda vendit, askush nuk mbeti i paprekur nga konflikti. Por njerëzit u përqëndruan te rindërtimi – shtëpitë e tyre, jeta e tyre, vendi. Vazo lulesh mund të shiheshin në çdo ballkon dhe dritare në ato ditë. Bosnja u përfaqësua në Lojërat Olimpike dhe mori pjesë në konkursin e këngës në Eurovizion.

Megjithatë, në një vend ku paqja u ndërmjetësua vetëm për të parandaluar tmerre të tjera dhe ku lufta nuk kishte fitues të qartë, nuk mund të kishte fund të lumtur. Një aparat i rëndë shtetëror me 14 nivele të qeverisjes dhe asnjë strategji të qartë pajtimi e la të hapur derën për vazhdimin e politikës së lojës me zjarrin etno-nacionalist dhe për korrupsionin endemik. Privatizimi i kompanive shtetërore u dëmtua nga nepotizmi, klientelizmi dhe keqpërdorimi në përmasa të mëdha. Papunësia e të rinjve është rritur gjatë 5 viteve të fundit, duke arritur kulmin në 57.5%.

Pothuajse 25 vjet pas përfundimit të luftës, qytetarët boshnjakë janë në varfëri, me rreth 23% që vlerësohet se jetojnë nën kufirin minimal të saj. Kjo ka çuar në një eksod të ri masiv. Vetëm në vitin 2016, një vlerësim nga Ministria e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike deklaroi se 80 000 boshnjakë kishin fituar të drejtën për të punuar në vendet e BE-së. Aktualisht, qindra mijëra njerëz largohen nga Bosnja çdo vit. Dhe nuk e kthejnë më kokën pas. Nacionalizmi toksik është gjithnjë i pranishëm. Retorika separatiste po përhapet sërish nga Republika Srpska, lideri i së cilës gjithnjë e më shumë këmbëngul që shpërbërja e Bosnjës është e pashmangshme.

Serbia fqinje, e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiç, vijon të zgjerojë arsenalin e saj ushtarak, ndërsa përpjekjet e Republikës Srbska për të formuar një forcë policore ndihmëse dhe shumë të militarizuar kanë alarmuar jo pak, përfshirë Këshillin e Sigurimit në OKB. Qeveria kroate është përfshirë në një skandal pasi shërbimet e saj të inteligjencës thuhet se u përpoqën të armatosnin fshehurazi grupet e vogla islamike në Bosnje, si një mënyrë për të mbështetur pretendimin e pabazuar se vendi është një “vatër e terrorizmit në Evropë”. Edhe historia po rishkruhet. Në Kroaci ka një tendencë shqetësuese për zbardhjen e regjimit pronazist të Ustashëve në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë, qeveria e Republikës Srpska manipulon të vërtetën rreth gjenocidit në Srebrenicë. Pjesa më e madhe e këtij revizionizmi politik sponsorizohet nga aktorë të jashtëm malinjë, përfshirë Rusinë. Politika evropiane e ngritjes së supeve nuk ndihmon aspak.

Për ata që ende besojnë te një Bosnjë e vetme dhe e bashkuar, ditët e naivitetit të gabuar kanë mbaruar prej kohësh. Të shenjuar nga përvoja e tre dekadave të fundit, boshnjakët janë dhimbshëm të vetëdijshëm se ky projekt multikulturor dhe multietnik është seriozisht i kërcënuar. Më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për ndihmën e Evropës. Nëse Evropa lejon që Bosnja të bjerë viktimë e forcave etno-nacionaliste, ajo do të vulosë fatin e saj, si edhe tonin.

The Guardian / Përgatiti: TEMA 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione alexander brezar bosnja në rrezik alexander brezar bosnja në rrezik

Sondazh

Poll
Insights 3 Qershor 2019, 11:20

Opozitë guerrilje

Skenat e djeshme do mbeten gjatë në memorien e shqiptarëve, pse jo dhe të të huajve që kanë pasur mundësi për t’i parë. Pas një proteste paqësore para kryeminis...

Insights 1 Qershor 2019, 19:16

Sikur të vendosnin fëmijët?

TIRANË- Ne kete 1 Qershor sdo te kish fushate, pergjate kaq shume vitesh nuk do te kishe sherrnaja politike, plot tre rekomandime pozitive te KE-s do ishin...

Insights 1 Qershor 2019, 06:56

Negociatat e fshehta e tradhtojnë Kosovën

Nëse presidentët e Kosovës dhe serbët bëjnë një marrëveshje të fshehtë për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre me anë të shkëmbimit të territoreve, ajo mund të...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet