LIVE UPDATES
Bota

Borrelli në “Mission Impossible” në Moskë

5 Shkurt 2021, 07:17 Nga DOSJA
Borrelli në “Mission Impossible” në Moskë

Pas vendimit të gjykatave kundër kritikut të Kremlinit Alexej Navalny, politikanët evropianë kanë kritikuar ashpër Rusinë. Qeveria gjermane kumtoi se ky vendim është “shumë larg parimeve të sundimit të ligjit”. Kancelari austriak Sebastian Kurz e quajti dënimin “të papranueshëm”. Shtetet baltike kërkojnë sanksione të reja kundër Rusisë. E të gjitha vendet kërkojnë lirimin e politikanit opozitar rus. Në këto kushte shefi i diplomacisë së BE, Joseph Borrell tani shkon për vizitë në Moskë (04.02).

Duart e zbrazëta

Udhëtimi i Borrellit në Moskë ishte planifikuar para vendimit kundër Navalnyt. Në fakt, Joseph Borrellit i mungon shkopi për t’i treguar diplomatit të rryer me qëndrime të ngurta Sergei Lavrov se veprimet e fundit të qeverisë së tij mund të kenë pasoja. Ministri i Jashtëm rus, nga ana tjetër, e quan të ekzagjeruar “histerinë perëndimore” për rastin Navalny dhe ankohet për “raportimin e njëanshëm” në mediat perëndimore.

“Është një kohë shumë e keqe”, ankohet Gustav Gressl nga Këshilli për Marrëdhëniet e Jashtme (Council on Foreign Relation) në Berlin. Disa shtete anëtare të BE – duke përfshirë këtu edhe Gjermaninë, Francën dhe Italinë – e kanë detyruar Borrellin të shkojë në Moskë për të shpallur një “bashkëpunim të ri”. “Kaherë flitet se nuk kemi dialog të mjaftueshëm me Rusinë”, e në këtë dialog më së shumti mungon kualiteti. Pa një mesazh të fortë, ky udhëtim është një “Mission Impossible” (“Mision i pamundur”).

Ekzistojnë mjaft opsione: Dikush duhet të kontrollojë më mirë spiunët rusë, t’i deportojë më shpesh ata ose t’i arrestojë, t’i japë fund vrasjeve politike si në Tiergarten të Berlinit dhe, në përgjithësi, ta bëjë jetën më të vështirë për rrjetet e presidentit Vladimir Putin në Evropë. Vetëm atëherë qeveria në Moskë do t’i merrte seriozisht evropianët.

Në listë janë edhe kompani të rreme ruse me mandate spiunazhi, blerje të caktuara të pronave dhe pastrim parash, si dhe disa banka. Nëse ua ndalni qarkullimin atyre, Lavrovi do të vinte vetë në dyert e BE. Por Gressl mendon se shanset janë të pakta: Disa shtete të mëdha anëtare të BE do të duhej të bënin presion të vërtetë. Ndryshe masa të tilla do të dështojnë për shkak të mungesës së unitetit dhe vetos së Qipros ose Hungarisë.

Presioni maksimal

Edhe eurodeputeti ekologjist, Sergey Ladodinsky, mendon ngjashëm: “Ne me të vërtetë duhet të mendojmë për pasuritë dhe vlerat tona” sepse BE duhet të sigurohet se nuk do të “bashkëfinancojë krimet e të drejtave të njeriut”.

Në radhë të parë ekologjistët kërkojnë nga Borrelli të mos shkojë në Moskë me një agjendë pozitive për bashkëpunim. Në vend të kësaj, ai do të duhej të fliste qartë dhe duhet t’u tregojë rusëve se çfarë rrezikojnë nëse rrëshqasin në drejtim të “shtetit të mungesës së drejtësisë”. Ai duhet të kërkojë një takim edhe me Navalny, e nëse kjo dështon, duhet të dërgojë të paktën një mesazh përmes një takimi demonstrues me përfaqësuesit e opozitës në Rusi.

Lagodinsky është kritik ndaj gatishmërisë së fundit të BE-së për të bashkëpunuar me Rusinë në prodhimin e vaksinës Sputnik. “Shpresojmë se nuk do të shkëmbejmë simpati me kundërshtimin e vaksinës.” Ai beson se Gjermania dhe Franca në veçanti duhet të kenë kushte më të ashpra për bashkëpunim me Rusinë.

Anëtari i CDU-së në Bundestag Andreas Nick bën thirrje për “presion maksimal” nga Gjermania dhe Evropa. Duhet të bëhet e qartë se “ka një çmim që duhet paguar për këtë sjellje”. Ai mendon se duhet të bëhet ngrirja e pasurive dhe të ndalohen udhëtimet për persona të caktuar, si sanksione shtesë. “Gjithçka duhet të jetë në tryezë”, thotë Nick, duke përfshirë edhe rishqyrtimin e importit rus të gazit dhe naftës në vlerë prej rreth 30 miliardë dollarë amerikanë në Evropën Qendrore dhe Lindore. “Nëse flasim për ngrirjen e të gjitha importeve të naftës dhe gazit nga Rusia në Perëndim, mund të kemi edhe një dialog serioz me Rusinë”.

Mundësia e bashkëpunimit

“Pas arrestimit dhe gjykimit të Navalny, hapësira politike për bashkëpunim të mirë me Rusinë është zvogëluar edhe më tej,” thotë Nathalie Tocci, ekspert i politikës së jashtme dhe këshilltar i Joseph Borrell. Sidoqoftë, pjesë e kësaj agjende është plani që BE të përfshihet më shumë me shoqërinë civile ruse – dhe ky aspekt tani duhet të ndiqet.

E kjo nuk ka të bëjë vetëm me mbështetjen e simpatizantëve të Navalnyt, por të gjithë opozitës. Kur merret parasysh edhe qëndimi i administratës së re të SHBA, e cila po rivendos demokracinë dhe ka vendosur të drejtat e njeriut në plan të parë, BE nuk duhet t’i lejojë vetes të gabojë, por duhet të ndërmarrë masa.

Ndonjë katalog tjetër sanksionesh ende nuk është gati – ministrat e Jashtëm do të diskutojnë për këtë çështje në fund të shkurtit. Ndërsa takimi i ardhshëm i krerëve të vendeve të BE do të mbahet në fund të marsit. Nathalie Tocci është optimiste se në një periudhë afatmesme, mund të ketë më shumë pika të përbashkëta interesi mes BE dhe Rusisë. “Në një mënyrë të çuditshme, sjellja e Putinit ka ndikuar në unifikimin e qëndrimeve në BE. Katër ose pesë vjet më parë disa vende ende flisnin rreth një partneriteti strategjik me Rusinë. Ky diskutim tani është hequr tërësisht nga rendi i ditës”.

Nga ana tjetër, po rritet uniteti për një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë. “Po a besoj unë se Putini për këtë shkak do të ndryshojë sjelljen apo qëndrimin e tij? Përgjigja e sinqertë është jo. Por a do të thotë kjo se për këtë shkak ne nuk duhet të veprojmë? Mendoj se ne duhet të bëjmë gjënë e duhur, pavarësisht se cili është efekti i menjëhershëm”.

Marre nga DW

(A.B)/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joseph borrell joseph borrell

Sondazh

Poll
Bota 4 Shkurt 2021, 21:57

Biden: Lufta në Jemen duhet të përfundojë

SHBA- SHBA do të ndalojë mbështetjen e saj për operacionet sulmuese nga aleatët e saj në Jemen, e cila është shkaktuar nga një luftë gjashtë-vjeçare në t...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet