LIVE UPDATES
Politike

VD-Bordi për çmimet e shportës! Rama: Kush i vendos të ndryshme do humbasë prodhimin

17 Mars 2022, 10:56 Nga DOSJA
VD-Bordi për çmimet e shportës! Rama: Kush i vendos të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama bëri të ditur krijimin e një bordi të ri për çmimet e shportës ushqimore. Në takimin e ditës së sotme me përfaqësues të bizneseve, Rama paralajmëroi se kushdo që vendos çmime ndryshe nga ajo që është përcaktuar nga bordi do të humbasë prodhimin e deri në konfiskim.


Ne pavarësisht nga se sa rritet energjia e kemi ndarë mendjen që njerëzit nuk do të paguajnë. Është një super sforco e buxhetit. Kemi nisur të shkurtojmë nga të tjera, e do të shkojë puna duke shkurtuar gjithçka. Nëse ne ndërpresim investimet, i bie të çojmë në shtëpi shumë njerëz pa punë. Lufta nuk vjen për të sjellë gëzim, të mira, por për keq. Vjen për super stres dhe për ata që e kanë në front vjen për të marrë jetë dhe shkatërruar familje. Secili duhet të bëjë të vetën. Në momentin që do i vendosim biznesit të vogël detyrimin me sa kushton sot, menjëherë ne i kemi hequr 1 ose 2 rroga. Natyrisht te çmimet e ushqimeve jeni ju, sepse energjinë në fund të fundit sot për këtë situatë nuk e kemi si disa vende që e kanë të privatizuar dhe s’kanë çfarë bëjnë. Është anti-kapitaliste, por është gjëja më e duhur që duhet bërë sot në këtë luftë. Familjeve, të gjithave, kemi nisur të bëjmë një studim për të hequr nga mbrojtja familjet që shpenzojnë shumë energji. Të gjitha familjet, përfshirë edhe ato tuajat, nuk kanë asnjë rritje të çmimit të energjisë. Po ashtu edhe bizneset e vogla. Ne nuk duam që mbështetja që po japim për 3 muaj me shpresën se s’do të na duhet për të nisur me financime, por ai 30 mijë lekshi që po japim sipas INSTAT nuk duam të zërohet dhe të relativizohet nga çmimet që vini ju. Kjo s’pranohet. Thelbi është bashkërisht duhet ta përballojmë këtë situatë. Me patriotizëm në radhë të parë dhe sidomos kur duhet të shajmë të tjerët që kanë flamuj dhe gjuhë të tjera në stadiume, por sot është patriotizmi në radhë të parë edhe për ju është shans i madh që të lani disa mëkate nga ajo që keni bërë gjatë rrugëtimit tuaj. Imagjino që mund të nxirrni fitime mbi gjakun e atyre që vriten andej. S’i kam me protestuesit, se për ta do bashkëpunoja me ju që të bëhej çmimi i vajit 2 fish. Do ju lutesha që të kisha mirëkuptimin tuaj të plotë. Po e mbyll aty ku e fillova, jam kundër ndërhyrjeve të çfarëdolloj të shtetit në punët dhe shtyllën kurrizore, jo se jam ideologjikisht i penguar dhe të jem pro, por në kushte paqeje kjo është skandal. Në kushte lufte kjo është domosdoshmëri. Sot jam këtu bashkë me ministren, sepse jemi në kushte lufte. Arsyeja se po zgjatem është sepse e duam me bindje jo me detyrim. Ju jeni njerëz që s’keni lindur të pasur, nuk e keni trashëgiminë nga familja, të gjithë e keni nisur nga hiçi, të gjithë keni parë ditë të vështira varfërie madje disa me siguri. Është koha tani që ta kujtoni këtë gjë, për të thënë se përse jeni këtu. Ka ardhur koha të jepni më shumë e të mbani më pak, e të mbani aq sa duhet për ta vazhduar biznesin, pa u futur në ngushtime që reflektohet në treg. Gjëja që nuk kuptojnë ata që thonë arrestoji, sepse kjo është e bukur për t’u parë si film, por kjo të shkatërron. Këta jetojnë në botë fantazish. Faleminderit. Me karburantet puna po ecën mirë. Besoj se jemi në kushtet e transparencës së çmimit, sepse nga informacionet që marr mbledhjet zhvillohen me tension, por s’ka rëndësi, rëndësi ka rezultati. Kush nuk pranon këtë do të ndërmarrët me masa ekstreme. Nëse themi që çmimi i vajit është ky, ai çmim nuk do të jetë ndryshe këtu dhe ndryshe atje, do të jetë 1. Kush do e lëvizi për lart do të humbasë të gjithë sasinë dhe të drejtën për të tregtuar. Kontrollet nëpër markete do të jetë të vazhdueshme dhe pasojat do të jetë mbyllja e marketit dhe marrja e gjërave që ka brenda. Do e bëjmë me ligj, sepse është lufta. Nuk besoj se do të vijë puna deri këtu. Nuk po kërkojmë asgjë që cënon palcën e biznesit tuaj. Duam të garantojmë vazhdimësi edhe për ju. Kontrata, linja të krijuara ndër vite nuk janë kollaj. Ajo që duhet të ndani mendjen është se nuk do të fitoni aq sa fitoni normalisht”, tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës