Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka shtyrë mbledhjen e thirrur për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për shkak të situatës shqetësuese të krijuar nga koronavirusi. Në njoftim theksohet se ky vendim është marrë për të mbrojtur shëndetin e prokurorëve.
“Prokurori i Përgjithshëm çmon se shmangja e grumbullimeve të këtij lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, është e vetmja garanci për kufizimin e përhapjes së infeksionit dhe garanton mbarëvajtjen e punës në ambiente të shëndetshme dhe vijimësi normale të veprimtarisë në ushtrimin e kompetencave në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm, duke mbrojtur shëndetin e prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore, punonjësve të administratës dhe të qytetarëve”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Njoftimi:
Prokurori i Përgjithshëm Z.Olsian Çela nisur nga vijueshmëria e gjendjes së epidemisë në vend të krijuar nga përhapja e COVID-19, me synimin për të siguruar dhe mbrojtur shëndetin e prokurorëve, duke kufizuar dhe parandaluar transmetimin dhe përhapjen e COVID-19 ka vendosur shtyrjen deri në një njoftim të dytë të mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve, për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, mbështetur në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Prokurori i Përgjithshëm çmon se shmangja e grumbullimeve të këtij lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, është e vetmja garanci për kufizimin e përhapjes së infeksionit dhe garanton mbarëvajtjen e punës në ambiente të shëndetshme dhe vijimësi normale të veprimtarisë në ushtrimin e kompetencave në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm, duke mbrojtur shëndetin e prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore, punonjësve të administratës dhe të qytetarëve. Përbërja aktuale e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk cënon vendimmarrjen e këtij organi dhe garanton mirëfunksionimin e tij.
Ndërkohë javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve me COVID-19. Së fundmi kanë humbur jetën edhe 2 persona të tjerë dhe numri i viktimave ka shkuar në 58. Sakaq, MSH konfirmoi edhe 64 raste të reja. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 85 persona.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Fatjon Harusha, djali i xhaxhait të deputetit të Partisë Socisaliste i ka shpëtuar një atentati ditën e sotme. Dosja.al mëson se në orën 12:30 të ...
MAT- COVID-19 rikthehet në Mat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se rasti i ri me COVID-19 është pjesë e administratës së Bashkisë Mat. Menjëherë është bërë d...
LAÇ– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, pranë kryqëzimit të Pa...
GREQI-Ditën e sotme zëdhënësi i qeverise greke, Stelios Petsas ka bërë me dije gjatë një konference për shtyp se do të hapen kufijtë me Shqipërinë.Duke filluar ...
TEPELENË- Inspektorati për Mbrojtjen e Territorit ka vijuars sot me operacionin e shëmbjes së godinave që pengojnë vijimin e punimeve për Bypass-in e Tepel...
TIRANË- Ministria e Arsimit ka vendosur që viti i ri shkollor 2020-2021 të nisë më datë 14 shtator. Për ciklin 9-vjeçar të studimit, shkolla do të ...
SHKODËR- Nën/kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Emilia Koliqi është infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nënkryetarja e ka bërë testi...
VORË- Banorët e Vorës kanë dalë sërish në protestë kundër vendimit të bashkisë që kërkon shembjen e banesave të tyre. Qytetarët janë mbledhur para bashkisë...
TIRANË– Eftim Ziko, Nikolla Panariti janë subjektet e radhës, të cilët kanë marrë sot pusullën nga Operacion...
MAT- Sherr për pronën mes vëllezërve në Mat. Policia bën me dije se në fshatin Midhë ka arrestuar tre vëllezërit G. S, 34 vjeç, I. S, 45 vjeç dhe ...