LIVE UPDATES
Bota

Blinken, vizitë në Bruksel për takime me aleatët

22 Mars 2021, 15:59 Nga DOSJA
Blinken, vizitë në Bruksel për takime me aleatët

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shkon sot në Bruksel për takime që Departamenti i Shtetit thotë se synojnë forcimin e lidhjeve me aleatët e NATO-s dhe partneritetin në çështje të tilla si ndryshimi i klimës, antiterrorizmi dhe lufta kundër pandemisë.

Zoti Blinken do të marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s të martën dhe të mërkurën dhe do të zhvillojë bisedime me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

“Do të jetë një mundësi për sekretarin dhe ministrat e jashtëm që të diskutojnë mbi nismën NATO 2030”, u tha gazetarëve Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë, Philip Reeker, në prag të nisjes së zotit Blinken. “Propozimet për këtë nismë, shqetësimet për Kinën dhe Rusinë, si dhe ndryshimet klimatike, siguria kibernetike, kërcënimet hibride, luftimi i terrorizmit, siguria e energjisë – natyrisht edhe pandemia globale si dhe sfida të tjera të përbashkëta”, do të jenë në axhendën e sekretarit të shtetit, tha ai.

Pas katër viteve të politikës së jashtme nën ish-Presidentin Donald Trump që u përqendrua vetëm tek përparësia e interesave amerikane, zoti Reeker tha se sekretari Blinken do të mbajë një fjalim në Bruksel ku do të paraqesë angazhimin për “rindërtimin dhe rigjallërimin e aleancave” duke e vënë theksin tek rëndësinë e NATO-s.

“Ne e dimë që jemi më të fortë dhe më të aftë për të kapërcyer sfidat kur i përballojmë së bashku. Ne do të modernizojmë aleancat tona dhe do t’i riparojmë ato kur është e nevojshme”, tha zoti Reeker.

Vizita e sekretarit Blinken përfshin gjithashtu një takim me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE) Josep Borrell. Departamenti i Shtetit tha se rendi i ditës përfshin përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike në përgjigje të pandemisë dhe trajtimin e “sfidave globale që vijnë nga Irani, Rusia dhe Kina”.

Në mënyrë të veçantë, në lidhje me Iranin, zoti Reeker tha se diplomati i lartë amerikan do të konsultohet me kolegët e BE-së në lidhje me mundësitë që Shtetet e Bashkuara dhe Irani të kthehen reciprokisht në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2015 që kufizonte programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Si Shtetet e Bashkuara, të cilat dolën nga marrëveshja nën Presidentin Trump në vitin 2018, ashtu edhe Irani, i cili u kundërpërgjigj duke u larguar nga angazhimet e tij, kanë shprehur gatishmëri për ta zbatuar edhe një herë marrëveshjen, por secili ka sinjalizuar se pala tjetër duhet të fillojë e para.

Pjesa e fundit e udhëtimit të zotit Blinken janë bisedimet dypalëshe me Zëvendës Kryeministren dhe Ministre e Jashtme belge Sophie Wilmès.

Marre nga: VOA 

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota antony blinken antony blinken

Sondazh

Poll
Bota 22 Mars 2021, 14:56

SERBI– Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se vendi i tij do të punojë në mënyrë aktive për ta parandaluar anëtarësimin e ...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale