LIVE UPDATES
Ekonomi

Bizneset që shitën e blenë vitin e fundit, kryeson farmaceutika

3 Tetor 2020, 05:12 Nga DOSJA
Bizneset që shitën e blenë vitin e fundit, kryeson farmaceutika

SHQIPËRI- Bizneset shqiptare, në pjesën më të madhe të tyre, janë familjare. Mbiemrat e njëjtë mbizotërojnë në strukturën e pronësisë së kompanive të mëdha dhe të Bordeve të Këshillave Mbikëqyrës për shoqëritë aksionere. Si rrjedhojë, edhe lëvizjet për shitblerjet e aksioneve janë të ulëta.

Në pjesën më të madhe, ato janë kalime aksionesh mes bashkëshortësh, apo nga prindërit te fëmijët. Një tjetër dukuri është kalimi i aksioneve nga individi te një kompani, që është sërish në pronësi të të njëjtit individ. Në 2019-2020, kishte dhe një numër të lartë transaksionesh në segmentin e tregtimit të produkteve farmaceutike.

Në 2019-n, transaksioni më i madh ishte blerja e operatorit të telefonisë dhe internetit “Abcom” nga kompania më e madhe celulare në vend, “Vodafone”. Sipas kontratave të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në prill të këtij viti, u finalizua transferimi i 100% të aksioneve të “Abcom”, nga “American Broadband B.V.”, që zotëronte 100% të “Abcom” te “Vodafone”. Çmimi i blerjes, sipas kontratës ishte rreth 4.6 miliardë lekë, apo 38 milionë euro.

Shpëtim Shijaku, i cili kishte 100% të aksioneve të kompanisë së ndërtimit “Shijaku”, u ka dhuruar përkatësisht nga 33.3% të aksioneve te Bilal Shijaku dhe Petrit Shijaku, vëllezërve.

“Albawings” u bë kompani 100% shqiptare, pasi u largua ortaku “Travel Hub Solutions”. Gjatë vitit 2019 u miratua dhurimi i 80% të kuotave të shoqërisë të ortakut “Travel Hub Solutions” (49%) dhe Dritan Shakohoxha në favor të Nertila Kole. (“Travel Hub Solution” zotërohet 100% nga Nertila Kole).

Dritan Shakohoxha ka ulur kuotat nga 41% në 10%, 10% tjetër zotërohet nga Dhimitër Tola.

Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) ka shitur 20% të aksioneve që zotëronte te “Alvacim Limited”, aksioneri i kompanisë së prodhimit të çimentos “Antea”. Njëkohësisht është zëvendësuar dhe huaja e IFC tek Antea. Është në strategjinë e IFC-së që të hyjë si aksionere në kompanitë e mëdha që i financon dhe më pas të tërhiqet prej tyre. Shuma e rregulluar për huanë është 13.3 milionë euro (bazuar në një marrëveshje kredi në nëntor 2008) dhe do të paguhet me tre këste, sipas kontratës.

Në fillim të vitit 2020, “Farmacom”, një operator i ri në fushën e tregtimit të produkteve farmaceutike (në pronësi të Ertel Kërçuku) ka blerë 33.3% të aksioneve të operatorit farmaceutik “Pharma One”. Ben Petani dhe shoqëria “Evita” (koncesionari i hemodializës që hyri si aksioner 50% te “Pharma One” në 2018-n) kanë shitur nga të dy nga 16.7% të aksioneve te “Farmacom”.

Ertel Kërçuku ka aksione dhe te shoqëria “Evita”, duke bërë që kjo e fundit të marrë shumicën e “Pharma One”, me rreth 67% të aksioneve. Kjo e fundit është një nga operatorët kryesorë të tregtimit të produkteve farmaceutike, me qarkullim vjetor prej 3 miliardë lekësh në vitin 2019, sipas bilancit zyrtar.

Sipas kontratës, shitja e 33.3% të aksioneve u bë kundrejt një vlere prej 33.3 milionë lekësh (rreth 270 mijë euro).

Në 2019-n u shit dhe Koncesioni i dializës. Më datë 25 qershor 2019, është nënshkruar “Marrëveshja për shitblerjen e aksioneve”, midis palës blerëse “Diaverum International AB” me seli në Suedi dhe shitësve “American Hospital SHA” e cila zotëron 15% të kapitalit dhe “Evita SHPK”, e cila zotëron 85% të kapitalit të shoqërisë “DiaVita SHPK”. Sipas kontratës, kontributi në para për pagesën e 100% të kapitalit ishte 157.3 milionë lekë.

Një tjetër transaksion ka ndodhur në fushën e kompanive të produkteve farmaceutike te shoqëria ILMA. Në janar 2020, Tefide Aliaj ka shitur 90% të aksioneve në favor të Agron Gjini, duke mbajtur vetëm 10% për 900 mijë lekë.

Ndryshime aksionesh kanë ndodhur edhe te shoqëria tjetër farmaceutike, TRIMED. Në tetor, ortaku z. Dominic Noel William Evans ka shitur 50% të aksioneve tek Endrit Hido, për 300 mijë euro.

Dy aksionerët e tjerë janë Gentiana Peshkatari (10%) dhe Shani Peposhi (40%).

“Trimed” është aksioneri i 20% të koncesionit të check-up, “3P Life Logistic”.

Në qershor 2020, është vendosur shitja e 100% të kuotave që zotëron në shoqërinë “Arlis Ndërtim” nga ortaku Armand Lilo, në favor të shoqërisë “Mig – Main Investment Group” sh.p.k., kur në fakt, kjo e fundit, zotërohet po prej z. Lilo.

Në operatorin e përpunimit dhe tregtimit të naftës, R.B.H. BELINE gjatë 2019-s ka ndodhur dhurimi i 17% të kuotave të shoqërisë nga ortaku Halil Gashi në favor të Rebani Likometa, ky i fundit ka marrë shumicën, më parë kishin secili nga 50% të aksioneve

REGENCY INTERNATIONAL CASINO TIRANA, që kryen veprimtarinë e kazinosë dhe lojërave të fatit, ka shënuar ndryshime në strukturën aksioneve në fillim të vitit 2020. Janë shtuar ortakët GAMING INVEST (51% të aksioneve) dhe “TAIVAN PARK CENTER-TPC” (26%) dhe janë larguar ortakët “Status Development”, “Gaming Investments Overseas Holding-Hotels & Tourism” dhe “Nova Triumph”. 22% e aksioneve vazhdojnë të zotërohen nga “T A I W A N”.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi biznesi i farmaceotikës kriza e covid-19 biznesi i farmaceotikës kriza e covid-19

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale