LIVE UPDATES
Politike

Bizneset në Lungomare dolën kundër, Bujar Leskaj parashikon të tjera ‘kryengritje’: Rama e di mirë fuqinë e Vlorës, k

19 Korrik 2021, 19:42 Nga DOSJA
Bizneset në Lungomare dolën kundër, Bujar Leskaj parashikon

VLORË– Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj ka komentuar protestën e biznesmenëve në Vlorë për kufizimin e masave prej pandemisë së koronavirusit. Me anë të një postimi të gjatë në Facebook, ai shkruan se qeveria mund të dialogonte me të gjithë pa ushtruar dhunë me Policinë e Shtetit. Më pas, ndër të tjera, ai shkruan se kryeministri Edi Rama e di mi forcën e protestës së Vlorës, ndërsa parashikon se kjo është vetëm shkëndija e parë kundër qeverisë së tij.

“Ai e di mirë fuqine e protestës vlonjate. Por qirinjtë e Lungomares nuk janë shuar dhe nuk do të shuhen kurrë, edhe pse nuk u arrit këtë rradhë të ndizeshin në protestë mbarëpopullore, për shkak të manovrës së Ramës. Sipërmarrja e vendit do të dijë të reagojë fort në të ardhmen, në mbrojtje të interesave legjitime të saj. Protesta e Lungomares është vetëm shkëndija e parë,”-shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË: 

Qirijtë e Lungomares! Dje dhe sot 94 biznese përgjatë Lungomares në Vlorë: bare, restorante, fast-food-e, kafene dhe hotele vendosën të protestojnë 24 orë, duke i mbyllur lokalet e tyre dhe vënë qirinj përpara hyrjes, për të simbolizuar protestën. Kishin pesë ditë që kërkonin që të lejohej muzika deri në orën 24:00 dhe bizneset e tyre të ushtronin aktivitetin deri në orën 02:00 të mëngjesit, duke i drejtuar edhe një letër kryetarit të sektit qeverisës të Shqipërisë, Ramës. Këto ishin kerkesa të natyrshme, të mbështetura nga Unioni i Operatorëve Turistikë të Vlorës. Kjo qasje orare është përzgjedhur edhe nga qeveritë e fqinjëve tanë për të gjitha njësitë që ushtrojnë aktivitet turistik në Greqi, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, duke parë rastet e ulura të infeksioneve nga Koronavirusi dhe domosdoshmërinë e mbështetjes së sezonit aktual të turizmit të detit dhe rërës.
Turizmi, sikurse edhe tek ne, përfaqëson një industri përcaktuese në rimëkëmbjen e ekonomive të fqinjëve tanë, sidomos Greqisë dhe Malit të Zi, nga dëmet dhe humbjet e shkaktuara nga Covid-19. Por qeveria jonë, megjithëse piku i sezonit turistik veror filloi më datën 15 korrik, bënte veshin shurdhër dhe syrin qorr. Nga 15 korriku, pronarët e lokaleve në Vlorë nisën t’i kërkonin qeverisë minimumin e mundshëm për të patur një sezon turistik veror normal: lejimin e muzikes deri në mesnatë dhe të aktivitetit edhe pak orë më pas. Qeveria u përgjigj duke dërguar policinë në lokalet që parmbrëmë luajtën himnin kombëtar në momentin e pushimit të muzikës në orën 22.00, dhe duke arrestuar disa menaxherë dhe pronarë, çfarë solli përshkallëzimin e protestës deri në vendimin për të bllokuar aktivitetin për 24 orë. Kryetari i sektit qeverisës bëri prapaktheu menjëherë, duke deklaruar lejimin e muzikës edhe për një orë më shumë, deri në oren 23.00 dhe duke komanduar Komitetin e Ekspertëve për masat anti-Covid 19 që të mblidhej dhe vendoste vetëm këtë masë lehtësuese në shkallë vendi. A nuk mund dhe duhej të ulej qeveria dhe të dëgjonte kërkesat e drejta dhe aspak të ekzagjeruara të biznesit vlonjat të Lungomares? Të realizonte me të një plan pune, që edhe qetësia e pushuesve në pallatet e banimit në Lungomare të mos trazohej, por edhe aktiviteti turistik dhe i biznesit në këtë zonë thelbësore për Vlorën të mos dëmtohej? Kjo mund të arrihej shumë lehtë me dialog dhe mirëdashje. Madje mund të shtrihej në shkallë vendi në të gjitha destinacionet tona turistike. Por pikërisht këto gjëra i mungojnë sektit qeverisës Rama. Përgjegjshmëria për dialogun dhe mirëdashja ndaj biznesit patriot dhe korrekt me Shtetin. Dhe situata degjeneroi në konflikte fizike të policisë me biznesin dhe arrestime të menaxherëve dhe pronarëve të disa bizneseve në Lungomare, mes të cilëve një grua. Ishte indiferenca vrastare dhe papërgjegjshmëria e sektit Rama, që e katandisi industrinë turistike të Shqipërisë, të zhvilluar dhe konsoliduar prej tashmë më shumë se dy dekadash, në prag të falimentimit nga situata me pandeminë. Që kundroi, pa iu dridhur qerpiku, me mijëra profesionistë të operatorëve tanë turistikë të humbnin vendin e tyre të punës, ose të detyroheshin të gjenin punë në sektorë të tjerë, për të mbajtur familjet e tyre. Qe rregjistroi i pashqetësuar humbjen e mbi 1.2 miliardë eurove të aktivitetit turistik, nga bllokimi total në mars-prill 2020 dhe nga masat bllokuese ose kufizuese për lëvizjen e lirë në muajt e mëvonshëm, ndërkohë që shtetet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi (madje edhe Kosova) miratonin paketa ndihme të drejtpërdrejtë në të holla për të gjitha bizneset e sektorit turistik. Shteti i Maqedonisë së Veriut, tërisht i krahasueshëm me mundësitë buxhetore me shtetin tonë, dha një pagesë të drejtpërdrejtë prej 250 eurosh për çdo veprimtar turistik të vendit të vet. Ishte sekti Rama që ofroi kushtet e dy paketave të kredive sovrane 1 dhe 2, ku praktikisht biznesi turistik i vendit nuk e gjeti veten dhe numëroheshin me gishtat e njërës dorë ata operatorë turistikë që aplikuan për këto kredi. Shqipëria ishte ndër vendet e rralla në botë, në mos e vetmja në Evropë, me industrinë turistike dhe sektorët e tjerë të lidhur me të që japin më shumë se 10 përqind të prodhimit kombëtar(tek ne arrin deri në 24 përqind), e cila nuk pati asnjë paketë ndihme të specializuar për sektorin e turizmit, të prekur aq rëndë nga Koronavirusi. Shqipëria është ai vend që i lejon vetes që një konsullatë e saj të refuzojë vizat turistike të hyrjes për 48 irakianë, me paragjykimin se janë azilkërkues! Kryetari i sektit qeverisës reagoi dhe u zbyth vetëm kur pa se të 94 bizneset e Lungomares mund të ndiznin shkëndijën e një proteste mbarëpopullore kundër tij, të lajmëruar për mbrëmë. Ai e di mirë fuqine e protestës vlonjate. Por qirinjtë e Lungomares nuk janë shuar dhe nuk do të shuhen kurrë, edhe pse nuk u arrit këtë rradhë të ndizeshin në protestë mbarëpopullore, për shkak të manovrës së Ramës . Ato do të vijojnë të qëndrojnë ndezur në ndërgjegjen e të gjitha bizneseve të ndershme, korrekte e patriote të vendit, që shohin kërdinë e tenderave të trukuar dhe të paracaktuar të qeverisë Rama, që fitohen vetëm nga oligarkët dhe klientët e tij sipërmarrës, si dhe të detyrimeve të dhjetra PPP-ve, që ia kanë lidhur duart dhe këmbët Buxhetit të Shtetit, duke e detyruar t’ju jetë borxh me 11.4% të prodhimit kombëtar. Sipërmarrja e vendit do të dijë të reagojë fort në të ardhmen, në mbrojtje të interesave legjitime të saj. Protesta e Lungomares është vetëm shkëndija e parë.

Pronarët e lokaleve në Lungomare, në Vlorë kërkojnë shtyrjen e orës së muzikore dhe heqjen e orës policore. Sot, pas protestës së tyre, Komiteti Teknik i Ekspertëve shtyu me një orë lejimin e muzikës por nuk bëri asnjë ndryshim tek masat e tjera. Gjë që nuk i ka kënaqur pronarët e bizneseve. 

Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:45, pronarët vunë me zë të lartë himnin e Flamurit në shenjë protestë. Disa momente më vonë, në zonë u erdhi Policia, duke shkaktuar përplasje dhe disa të shoqëruar. Pas trazirave të djeshme, ishte Rama ai që u premtoi lirimin e muzikës duke nisur nga 20 korriku, por nuk janë kënaqur më kaq! Ata kërkojnë që muzika të lejohet deri në orën 24:00 dhe bizneset e tyre të ushtrojnë aktivitetin deri në orën 02:00 të mëngjesit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bujar leskaj protesta ne lungomare bujar leskaj protesta ne lungomare

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni