Moti i keq me shi dhe stuhi, disa fshatra në Kuçovë pa energji elektrike prej disa orësh
9 Dhjetor, 13:25
...
Aktualitet
BILANCI/ 14 viktima dhe 873 raste me Covid-19 brenda 24 orëve në vend
10 Dhjetor 2020, 15:35Nga DOSJA
SHQIPËRI- 965 viktima, 21 mijë e 487 të infektuar aktivë dhe 23 mijë e 609 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 14 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.
5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kuçova të moshave 56-84 vjeç, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 965. Gjatë 24 orëve janë kryer, 2714 testime, dhe kanë rezultuar pozitivë 873 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 364 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 67 raste në Durrës, 57 raste në Elbasan, 45 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 25 raste në Lezhë, 22 raste në Librazhd, 19 raste në Krujë dhe Sarandë, 18 raste në Lushnje, 13 raste në Kubrin, 11 raste në Malësi e Madhe, 10 raste në Koçë, Përmet, Peqin, 9 raste në Tepelenë, 7 raste në Delvinë, 6 raste në Gjirokastër, Mallakastër, 5 raste në Pukë dhe Gramsh, 4 raste në Kukës, 2 raste në Kolonjë, 1 rast në Devoll, Has, Vlorë, Berat, Pogradec, Dibër, Kuçovë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 29 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 537 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 23.609 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Zbatoni me përpikmëri rregullat dhe mos e ulni vigjilencën asnjë moment, duhet të mbroni shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj nga ky virus i rrezikshëm.
COVID-19 – Statistika (10 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 873
Të shëruar ne 24 orë 537
Të shtruar në spitale 436
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 2.714
Testime totale 213.837
Raste pozitive 46.061
Raste të shëruara 23.609
Raste Aktive 21.487
Humbje jete 965
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 11707
Fier 1655
Durrës 1374
Korçë 1081
Vlorë 1067
Shkodër 977
Elbasan 894
Lezhë 798
Berat 744
Gjirokastër 485
Kukës 440
Dibër 265.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KORÇË– Një efektiv polici ka mbetur i plagosur pasi është goditur nga protestuesit. Polici është goditu me gurë dhe shishe nga të rinjtë që po prote...
KORÇË– Geri Shuli, personi që ka gjetur të vrarë dy vëllezërit, Andrea dhe Martin Olldashi, ka folur së fundmi.Në një reagim për mediat ai ka thënë ...
TIRANË- Protesta e ditës së djeshme e cila u organizua për vrasjen e Klodian Rashës ngjalli jo pak reagime për shkak të dhunës që u përdor.Mirëpo nga ana t...
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka shkuar për vizitë në familjen e Klodian Rashës të riut që humbi jetën i vrarë nga policia. Rama mbëriti në shtëpinë e të nd...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shkuar në shtëpinë e Klodian Rashës, të riut që u vra nga policia dy ditë më parë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Ra...
POGRADEC– Andrea dhe Martin Olldashi janë dy vëllezërit të cilët u gjetën ditën e sotme të pajetë në një fshat të Maliqit.Këto dy emra nuk janë të panjohur për ...
POGRADEC– Dy vëllezërit të cilët janë gjetur të pajetë në një fshat të zonës së Maliqt janë denoncuar si të zhdukur një ditë më parë nga nëna e tyre.Duke qënë s...
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Markelian Kuqo, duje pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Vendimi për...
POGRADEC– Personi që shihni në foton e mëposhtme është Andi Olldashi, një prej vëllezërve që u gjet pa jetë në një fshat të Maliqit.vijon…(k.m/dosja.al)1 vit ng...