LIVE UPDATES
Bota

BILANCI! Një javë që nga agresioni i Rusisë në Ukrainë

3 Mars 2022, 10:27 Nga DOSJA
BILANCI! Një javë që nga agresioni i Rusisë në

Ukraina shënon të enjten një javë që nga fillimi i agresionit të Rusisë ndaj saj, ndërsa forcat ruse vazhduan bombardimin e qyteteve kryesore dhe numri i refugjatëve që u larguan nga Ukraina arriti në mbi 1 milion. Pavarësisht sulmeve ruse në Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol, ministria britanike e Mbrojtjes tha të enjten se mbeten në duart e Ukrainës. I paqartë ishte statusi i Khersonit, me trupat ruse të pranishme në qytet, mes pretendimeve të diskutueshme se kush e kontrollon qytetin. “Ne jemi një popull që brenda një jave kemi shkatërruar planet e armikut”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në një video-fjalim herët të enjten. “Ata nuk do të kenë paqe këtu. Nuk do të kenë ushqim. Nuk do të kenë këtu asnjë moment të qetë”.

Të enjten pritet edhe një raund i dytë i bisedimeve të paqes midis dy palëve, megjithëse ka pak shenja të një përparimi të mundshëm. Një takim fillestar të hënën përfundoi vetëm me plane për bisedime të mëtejshme. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të hapura për të gjetur një zgjidhje diplomatike për situatën, por se Rusia duhet së pari të ulë tensionet ushtarake. “Është shumë më e vështirë për diplomacinë të ketë sukses kur armët shkrepen dhe tanket janë në lëvizje”, u tha ai gazetarëve të mërkurën. Sekretari Blinken do të qëndrojë në Evropë për një seri takimesh me NATO-n dhe aleatët e tjerë lidhur me përgjigjen e tyre ndaj agresionit rus në Ukrainë. Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mblidhen të premten në një takim të jashtëzakonshëm në Bruksel dhe të shtunën sekretari Blinken udhëton për në Poloni për të diskutuar për sigurinë dhe ndihmën humanitare për refugjatët që kanë ikur nga Ukraina.Polonia ka pranuar gjysmën e më shumë se 1 milion refugjatëve që janë larguar nga Ukraina, sipas Komisionarit të Lartë të OKB-së për Refugjatët. Organizata e OKB-së pret që 4 milionë njerëz mund të largohen nga Ukraina për shkak të konfliktit.

In just seven days we have witnessed the exodus of one million refugees from Ukraine to neighbouring countries.

For many millions more, inside Ukraine, it’s time for guns to fall silent, so that life-saving humanitarian assistance can be provided.

— Filippo Grandi (@FilippoGrandi) March 2, 2022


Agjencia e emergjencës e Ukrainës, tha të mërkurën se sulmet e Rusisë kanë lënë pas vetes më shumë se 2,000 të vrarë në gjithë vendin. Ministria ruse e Mbrojtjes, publikoi raportin e saj të parë të viktimave, duke thënë se 498 nga trupat e saj janë vrarë në Ukrainë, ndërsa më shumë se 1,500 të tjerë janë plagosur. Një zyrtar i lartë amerikan i Mbrojtjes, u tha gazetarëve të mërkurën se forcat ruse që po përpiqeshin të merrnin kryeqytetin ukrainas, Kiev, janë “të bllokuara jashtë qendrës së qytetit”. Forcat ruse, përfshirë një autokolonë masive, nuk kanë bërë “asnjë lëvizje të dukshme”, tha zyrtari, duke shtuar se përparimet ruse në qytete të tjera, si Chernihiv dhe Kharkiv gjithashtu kishin ngecur. Ndërkohë, dërgesat e ndihmave për Ukrainën vazhduan të arrinin, sipas zyrtarëve amerikanë. Pentagoni shprehu të mërkurën gjithashtu shqetësimin se forcat ruse po bëhen më agresive, duke vënë në rrezik më të madh civilët dhe infrastrukturën civile.

Zyrtari i lartë amerikan i Mbrojtjes tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se që nga fillimi i agresionit të enjten e kaluar, Rusia ka hedhur më shumë se 450 raketa, por se sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të Ukrainës, mbeten të qëndrueshme. Zyrtari tha se ngecja e forcave ruse rreth Kievit, pavarësisht fuqisë së tyre, mund të jetë rrjedhojë e disa faktorëve, duke përfshirë mungesën e karburantit dhe ushqimit dhe një mbrojtjeje të fuqishme nga forcat ukrainase.

Ne gjithashtu besojmë se ata (forcat ruse) kanë pasur probleme morale që kanë çuar në përparim më pak se efektiv operacional”, shtoi zyrtari, duke paralajmëruar se shërbimet amerikane të zbulimit presin që forcat ruse të përshtaten për të vazhduar me sulmin masiv.

Pentagoni njoftoi gjithashtu se po shtynë për më vonë provën e një rakete bërthamore të planifikuar për këtë javë. Njoftimi u bë disa ditë pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për të vendosur forcat e tij bërthamore në gatishmëri më të lartë.Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se vendimi për të shtyrë provën e një rakete balistike ndërkontinentale, Minuteman III, u mor nga Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin. Zoti Kirby shtoi se Shtetet e Bashkuara do të dëshironin të shihnin Moskën të përgjigjet duke “ulur temperaturën” në krizën rreth Ukrainës. Një faktor tjetër që mund t’i ndihmojë ukrainasit, është mbështetja e vazhdueshme nga NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara. Sekretari Blinken tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione gjithëpërfshirëse ndaj sektorit rus të mbrojtjes.

Në tërësi, 22 entitete ruse të lidhura me mbrojtjen do të sanksionohen, duke përfshirë kompanitë që prodhojnë avionë luftarakë, automjete luftarake për këmbësorinë, raketa, fluturake pa pilot, sisteme të luftës elektronike – të njëjtat sisteme që përdoren tani për të sulmuar popullin ukrainas, për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha sekretari Blinken, duke nënvizuar se sanksione do të vendosen edhe ndaj Bjellorusisë.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës