LIVE UPDATES
Bota

Biden në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Demokracia duhet të triumfojë ndaj autokracisë

20 Shkurt 2021, 08:34 Nga DOSJA
Biden në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Demokracia duhet

SHBA– Presidenti i SHBA-së Joe Biden theksoi në fjalimin e tij në takimin virtual të Konferencës së Sigurisë në Mynih, se demokracia nuk krijohet rastësisht. “Ne duhet ta mbrojmë, ta forcojmë, ta përtërimë atë.  Ne duhet të dëshmojmë, që modeli ynë nuk është një relikë e historisë. Demokracia është ruga më e mirë, premtimi për të realizuar të ardhmen tonë. Nëse ne bashkëpunojmë me partnerët tanë demokratë, me forcën dhe besimin, atëherë e di, që ne mund të përballojmë çdo sfidë dhe të tejkalojmë çdo sfidues“, theksoi Biden, i cili iu drejtua një publiku europian për herë të parë qëkurse është në post.

Biden shprehu shqetësimin për kërcënimin mbarëbotëror të demokracisë nga përpjekjet autokratike. “Në shumë vende, ndër to edhe në Europë e në SHBA, procesi demokratik përballet me sulme. (…) Historianët do ta analizojnë këtë moement dhe do të shkruajnë për të. Eshtë një pikëkthese. Ai tha, se „beson fort, që demokracia duhet të triumfojë“.

Joe Biden në fjalimin online nga Shtëpia e Bardhë u shpreh qartazi për NATO-n. Ai e quajti partneritetin e SHBA-së me Europën si “shtyllën kryesore” të politikës së jashtme amerikane. “Amerika është kthyer”, tha Biden, “aleanca transatlantike është kthyer.” SHBA dhe Europa do të bashkëpunojnë ngushtë, për të përballuar së bashku sfidat globale. “Unë e di, që vitet e kaluara marrëdhëniet tona transatlantike u rënduan duke u vënë para një sprove. Por SHBA-ja është e vendosur të bashkëpunojë sërish me Europën.”

Një Europë e lirë, në mirëqenie e paqësore vazhdon të jetë interesi thelbësor i SHBA-së. Biden gjithashtu u shpreh qartazi për NATO-n. „SHBA-ja është plotësisht dhe tërësisht në alencën e NATO-s”, tha presidenti. Ai tha, që SHBA do t’u përgjigjet detyrimeve për mbështetje ushtarake.

Mollë sherri mbetet gazsjellësi Nord Stream 2

Joe Biden e di mirë, se çfarë pret Europa prej tij. Çështje mosmarrëveshjeje ka mjaft, sikurse është edhe tema e Nord Stream 2, por me këto presidenti i ri i SHBA-së nuk po merret tani për tani. Ai e ka të qartë, që Europa katër vjet me radhë ka pasur dyshime ndaj demokracisë së madhe amerikane. E ka të qartë që në raportet transatlantike duhet një ton më i përshtatshëm komunikimi. Biden i quan tani kancelaren gjermane dhe presidentin francez „miqtë e mi” dhe u drejtohet atyre me emër. Apeli i tij për rigjallërimin e demokracisë duket i sinqertë. Më shumë nuk mund të pritet pas fare pak javësh të Bidenit në post. Problemet trajtohen më vonë. 

Në periudhën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë përkrah presidentit Barack Obama, në vitet 2008 deri më 2016, Joe Biden si nënpresident ka qenë tri herë në Mynih. Edhe më 2019, gjatë kohës së vështirë nën Donald Trumpin. Atëherë Biden iu drejtua europianëve: “Ne do të kthehemi, së shpejti.” Tani ai ia doli kësaj, edhe pse në mënyrë virtuale.

Angela Merkel me një qendrim serioz, si gjithmonë pa emocione dhe e kthjellët, tërhoqi vëmendjen për çështjet e hapura, që duhet të zgjidhin së bashku SHBA-ja dhe Europa. U bë e qartë, se sa shumë probleme as që janë trajtuar në katër vitet me Donald Trump : Afganistani, Siria, Libia, Ukraina, e në radhë të parë grindja me Iranin: “Unë shpresoj, ne do t’i japim edhe një shans marrëveshjes atomike”, tha Merkel. E mbi të gjitha temat qendron pandemia.

Merkel: Të shtyhet misioni në Afganistan

Kancelarja gjermane premtoi parimisht zgjatjen e mandatit të Bundesëehr-it në Afganistan. “Gjermania është e gatshme të qendrojë edhe më gjatë në Afganistan”, theksoi Merkel. Kusht është, që ky angazhim „t’i shërbejë misionit të suksseshëm dhe që të na sjellë ne një pozicion, që vërtetë të mund t’u japë një shans forcave demokratike paqedashëse në Afganistan”, tha Merkel. “Tërheqja nuk duhet të përfundojë në atë mënyrë, që atje të fitojnë epërsi forcat e gabuara.”

Duke iu referuar pandemisë së koronavirusit dhe ndryshimit të klimës, po ashtu edhe të tjera kërcënimeve, kancelarja us hpreh qartazi për njëbashkëpunim ndërkombëtar. Ajo lëvdoi njëkohësisht hapat e politikës së jashtme të qeverisë së re të SHBA-së duke i quajtur ato si „hapa të rëndësishme për më shumë bashkëpunim multilateral”. Një rol qendror luan këtu një bashkëpunim më i ngushtë transatlantik, nënvizooi Merkel. Gjermania do të vazhdojë angazhimin e vet ndërkombëtar në të gjitha fushat.

Presidenti francez Emmanuel Macron së fundi i ka kushtuar kohë mendimeve për një përgjegjësi më të qartë të europianëve edhe për çështjet e sigurisë. Por gjatë fjalimit të tij në MSC nuk doli shumë qartë në pah se si e mendon ai këtë. Ndoshta kjo kishte të bënte edhe me praninë e presidentit të SHBA-së, që u bë e qartë, se siguria europiane është vështirë të përfytyrohet  pa amerikanët.

Në fjalën e hapjes Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres u shpreh për një rivalitet në rritje mes SHBA-së dhe Kinës. “Ne nuk mund të përballojmë një të ardhme, në të cilën ekonomitë më të mëdha të botës të përçahen në dy kampe kundërshtare”, që ato të kenë përkatësisht valutën e tyre orientuese, rregullat e veta të tregtisë e financave si dhe të zhvillojnë pavarësisht njëra-tjetrës inteligjencën artificiale, tha Guterres. “Hendeku teknologjik dhe ekonomik kërcënon të shndërrohet në një hendek gjeostrategjik dhe ushtarak.”

Njëkohësisht Guterres bëri thirrje për një plan global vaksinimi për përballimin e pandemisë së koronavirusit. “Vaksinat duhet të jenë për të gjithë e kudo në dispozicion dhe me çmim të pranueshëm”, tha ai. Një shpërndarje e drejtë e vaksinave është „vendimtare për shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe ekonomive kombëtare”. Guterres u ndal gjithashtu tek domosdoshmëria e forcimit të luftës ndaj krizës së klimës. Duhet të jetë prioritet për secilin vend që të pakësojë në zero deri më 2050 emetimet e gazrave që shkaktojnë efektin serë.

Në kontekstin e temës së klimës ishte pozitive, që pikërisht në kuadrin e konferencës MSC SHBA deklaroi, se sërish do të jetë pjesë e Marrëveshjes së Parisit për Klimën. Ish-presidenti Donald Trump u shkëput nga kjo marrëveshje ndërkomëbtare.

Themeluesi i Microsoft Bill Gates tërhoqi vëmendjen, që bota duhet të investojë shumë shpejt miliarda për përballimin e një pandemie tjetër, në mënyrë që të shmanget „një tragjedi e re” si kjo me koronavirusitn. Duhet të sigurohet, që „kjo të mos ndodhë më kurrë”, tha bashkëkryetari i Fondacionit Gates në fjalimin përmes videos në MSC. Sipas tij duhet të krijohen si kapacitete për prodhimin e vaksinave ashtu edhe ekipet e përhershme të rreth 3000 ekspertëve dhe studiuesve, që të mund të angazhohen menjëherë në rast të një pandemie për kufizimin e saj.

Pjesëmarrës të tjerë në MSC ishin kryeministri britanik Boris Johnson, Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i ngarkuari i SHBA-së për klimën, John Kerry dhe Sekretari i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden konferenca e sigurisë në mynih joe biden konferenca e sigurisë në mynih

Sondazh

Poll
Bota 19 Shkurt 2021, 21:54

Stoltenberg thekson rrezikun që paraqet Kina

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri thirrje të premten Evropës, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të mbështesin rendin ndërkombëtar...

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi