Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Presidenti Joe Biden hodhi poshtë të premten një propozim të ri të republikanëve për reformën në infrastrukturë që ofronte një rritje modeste të shumës totale, por nuk i afrohej “objektivave për rritje ekonomike,” tha Shtëpia e Bardhë.
Reagimi i presidentit ka hedhur hije të reja dyshimi mbi mundësinë që dy forcat politike të arrijnë kompromis mbi një nga nismat kryesore legjislative të administrate,s ndërkohë që afron afati i fundit për të arritur marrëveshje.
Shtëpia e Bardhë nxori një deklaratë pasi Presidenti Biden bisedoi me telefon me Senatoren nga Virxhinia Perëndimore Shelley Moore Capito, kryenegociatorja e palës republikane. Të dyja palët thanë se presidenti dhe senatorja do të bisedojnë përsëri të hënën, por ekipi i zotit Biden e bëri të qartë se presidenti do të shohë mundësinë për bisedime me senatorë të tjerë republikanë.
“Presidenti shprehu mirënjohjen e tij për përpjekjet dhe vullnetin e senatores, por ia bëri gjithashtu të qartë se oferta aktuale nuk përmbush objektivat për të rritur ekonominë, për t’iu përgjigjur krizës klimatike dhe për të hapur vende të reja pune,” tha Shtëpia e Bardhë.
Një deklaratë e zyrës së Senatores Capito nuk ofronte hollësi për diskutimet apo ofertën e re.
Duke folur në emër të republikanëve, zonja Capito ka propozuar një rrritje prej rreth 50 miliardë dollarësh të shumës së mëparshme prej 928 miliardë dollarësh që kishin ofruar republikanët, tha Shtëpia e Bardhë. Ky propozim në total është 1.7 trilionë dollarë më pak se shuma që ka kërkuar administrata Biden.
Një tjetër shenjë se arritja e një marrëveshjeje në diskutimet me Senatoren Capito është e vakët, ishte deklarata e Shtëpisë së Bardhë se zoti Biden i ka thënë senatores republikane se “do të vazhdojë të angazhohet me një numër senatorësh nga të dyja partitë me shpresën për të arritur një ofertë më të madhe”.
Presidenti po përpiqet prej javësh të arrijë kompromis me republikanët për paketën e tij për investime në infrastrukturë. Të dyja palët kanë bërë lëshime: administrata duke e reduktuar propozimin fillestar prej 2.3 trilionë dollarësh dhe republikanët e kanë rritur ofertën e tyre për një paketë prej 568 miliardë dollarësh. Mes dy palëve ekzistojnë gjithashtu mosmarrëveshje mbi burimet që do të paguajnë për këto investime.
Presidenti Biden ka në plan të rrisë taksat e korporatave për të krijuar fonde për investimet në infrastrukturë. Republikanët e kundërshtojnë këtë ide prerazi. Senatorët republikanë propozojnë që për të paguar për riparimin e rrugëve, urave dhe projekteve të tjera të përdoren fonde të pashfrytëzuara nga paketa e miratuar kundër COVID-19. Demokratët nuk e pranojnë këtë sugjerim.
Më herët të premten, pasi dolën shifrat e fundit të punësimit që tregonin një përmirësim modest të tregut të punës, Presidenti Biden theksoi se paketa e tij e investimeve kundër COVID-19 dhe rënies ekonomike që solli pandemia, ka sjellë një epokë të re ekonomike.
“Tani është koha të avancojmë përtej përparimit që kemi arritur. Duhet t’i bëjmë sot këto investime që të shohim nesër suksese,” tha presidenti.
VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI- Është drithërues, i shkërmoqur dhe i braktisur. I banuar nga pulëbardha, me vetëm një udhëtim të çuditshëm ditor nga zhytësit për t’i s...
TURQI- Një lajm i përhapur në internet po trondit Turqinë dhe rrezikon partinë AKP të presidentit Rexhep Taip Erdogan-it. Mediat e huaja shkruajnë për 8 videot ...
SERBI- I dërguari i SHBA-së për Ballknin Perëndimor, Matthew Palmer i ka konsideruar “Non-Paper-at” që kanë dalë si letra të rastësishme dhe pa vlerë. Në një in...
GJERMANI- Kardinali Reinhard Mark, një figurë udhëheqëse në Kishën Katolike Romake të Gjermanisë dhe një anëtar i këshillit të Papa Françeskut, ka dhënë ...
Bashkimi Evropian njoftoi të premten se po ndalon të gjitha fluturimet nga Bjellorusia që të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të BE-së, duke u mohuar atyre edhe ...
UKRAINË– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ukrainë ku gjatë një transmetimi live ku po rrëfeheshin detaje rreth takimit të dy lidervë Vladimir Putin dh...
GREQI-Krimet e njëpasnjëshme në Greqi kanë tronditur popullin grek kohët e fundit dhe kjo gjë ka bërë që në parlamentin grek të ngjallen tensione e debate në li...
UKRAINË- Analsiti Dmitry Elovsky gjatë një interviste për një televizion ukrainas në lidhje me takimin e Vladimir Putin dhe Aleksander Vuçiç,...
SHBA- Anthony Fauci i ka bërë thirrje Kinës të lëshojë të dhëna mjekësore të punëtorëve të laboratorit në Wuhan. Mediat e huaja raportojnë se për Fauci-n të dhë...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se dëshiron që të përmirësojë marrëdhëniet e Rusisë me SHBA-në. Aljazeera shkruan se gjatë një forumi ekonomik ...