Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA- Presidenti i zgjedhur Joe Biden thotë se ai dëshiron që Shtetet e Bashkuara të kthehen në marrëveshjen bërthamore të Iranit 2015, nëse Teherani rifillon zbatimin e saj. Por ekspertët thonë se kthimi në paktin bërthamor me Iranin nuk do të jetë i lehtë.
Vrasja e shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh në fund të nëntorit rriti tensionet në Lindjen e Mesme dhe kërcënon të komplikojë politikën amerikane ndaj Iranit. Presidenti i zgjedhur Joe Biden thotë se ai do të dëshironte t’i kthente Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen bërthamore me Iranin të nënshkruar në vitin 2015, nëse Teherani fillon ta zbatojë atë.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e ka bërë tërheqjen nga kjo marrëveshje dhe fushatën e “presionit maksimal” mbi Teheranin një nga bazat e politikës amerikane ndaj Lindjes së Mesme, duke e quajtur “të butë” diplomacinë e administratës Obama ndaj Teheranit.
“Me ndihmën e aleatëve tanë të Gjirit, fushata jonë e presionit maksimal e izoloi Iranin në fushën diplomatike, ushtarake dhe ekonomike. Deri tani ne kemi vendosur 77 raunde sanksionesh që kanë vënë në shënjestër afër 1500 individë dhe subjekte”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.
Ekspertët kanë mendime të ndryshime mbi efekivitetin e fushatës së presionit maksimal.
“Unë mendoj se ka qenë shumë efektive në kufizimin e aftësisë së regjimit për të financuar grupet dhe aktorët destabilizues në rajon”, thotë eksperti i Fondacionit Heritage, James Carafano.
“Kjo politikë ka qenë një katastrofë sepse megjithëse ka qenë jashtëzakonisht e dhimbshme për iranianët, ajo nuk e ka ndryshuar politikën e jashtme të Iranit në asnjë fushë, programi bërthamor ka përparuar”, thotë Trita Parisi nga Instituti Quincy për Shtet të Përgjegjshëm.
Ekspertët thonë se ekipi i ardhshëm i presidentit të zgjedhur, Joe Biden do të ketë një numër përparësish urgjente. Pandemia e koronavirusit dhe Irani ka të ngjarë të jenë ndër çështjet kryesore të administratës së re amerikane.
“Në Uashington çdo gjë që lidhet me Iranin kërkon një mbështetje vërtetë të madhe politike. Prandaj, unë mendoj se ekzistojnë pyetje të arsyeshme mbi atë nëse ekipi i zotit Biden do të duhej të shpenzonte këtë lloj kapitali politik në ditët e para të administratës (së re amerikane)”, thotë Henry Rome, ekspert i Grupit të Euroazisë.
Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif këtë muaj e quajti administratën Trump “një regjim mashtrues” dhe tha se nëse Joe Biden vendos të ndryshojë kurs dhe të respektojë angazhimin fillestar të Amerikës ndaj marrëveshjes bërthamore, Teherani gjithashtu do ta zbatonte atë plotësisht.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LONDËR- Të apasionuarit pas hapësirës po presin me momentin kur Jupiteri dhe Saturni do t’i afrohen njëri-tjetrit javën e Krishtlindjeve më shumë se &ccedi...
Nikos Dendias është politikani për detyra të veçanta. Në vitin 2004 ai papritur fitoi kandidaturën në Korfuz për partinë konservatore greke, “Nea d...
ITALI– Banda e shqiptarëve që bënin kërdinë në Itali është shkatërruar. Policia arriti të arrestonte një bandë shqiptarësh që vidhnin në banesat e shtetasve ita...
Që në javën e ardhshme mund të fillojë vaksinimi kundër COVID-19 në Britaninë e Madhe. Deri atëherë priten nga autoritetet rreth 800.000 doza vaksine të Biontec...
PORTUGALI– Mediat argjentinase kanë bërë të ditur se Diego Armando Maradona ka përjashtuar tre familjarë nga testamenti i tij.Bëhet fjalë për ish-gruan Claudia ...
NEW YORK– Një kishë 128 vjeçare në New York është përfshirë nga një zjarr masiv. Mediat e huaja bëjnë me dije se një ndërtesë pranë Kishës Kologjia...
SHBA- Ndërsa bota po përballet prej 9 muajsh me pandeminë COVID-19, vetëm një muaj më parë doli lajmi i mirë se më në fund u krijuan vaksina me efektivitet në m...
ITALI– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në spitalin Cardarelli në Napoli, ku një infermiere është rrahur brutalisht nga një çift bashkëshortësh. 55-vje...
GJERMANI– Policia gjermane do kthehet në Portugali për të vazhduar hetimet lidhur me zhdukjen e vajzës britanike Madeleine McCann, në vitin 2007 kur ishte 3 vj...
SHBA– Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe anëtar i Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për COVID-1...