LIVE UPDATES
Bota

Biden: Beteja me koronavirusin kërkon një komandant të përgjithshëm

19 Nëntor 2020, 08:23 Nga DOSJA

SHBA– Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden deklaroi të mërkurën se beteja kundër koronavirusit “është si të hysh në luftë. Duhet një komandant i përgjithshëm”.

Zoti Biden pritet të bëhet presidenti i 46-të i SHBA, pas ceremonisë së betimit më 20 janar. Gjatë një tryeze të rrumbullakët të zhvilluar përmes internetit me punonjës të kujdesit shëndetësor, të cilët ai i quajti heronj në betejën me koronavirusin, zoti Biden parashikoi: “Do të bëj gabime. Por ju premtoj se do t’i pranoj kur t’i bëj dhe do të marrë përgjegjësi”.

Zoti Biden tha se kur të vijë në detyrë, do t’u kërkojë guvernatorëve të shteteve të bëjnë të detyrueshme vënien e maskave, testet, gjurmimin e personave që kanë qenë në kontakt me të infektuar si dhe distancimin fizik.

“Do të përdor Ligjin e Autorizimit për Mbrojtje, do të përdor autoritetin e postit. Fjalët e një presidenti amerikan kanë rëndësi,” tha ai.

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden shtoi se ka rëndësi që fëmijët të kthehen në shkolla sepse “do të mbeten prapa” nga gjithë këto mungesa në shkollë për shkak të pandemisë.

Ndërkohë që vazhdonte diskutimi, qyteti i Nju Jorkut deklaroi se po mbyllte klasat në shkolla publike, për ta vazhduar mësimin përmes internetit, si rezultat i shtimit të ritmeve të infektimit.Në pritje për testim, Nju JorkNë pritje për testim, Nju Jork

Ky qytet arriti brenda një jave ritmet shqetësuese me 3% të infektuar ndër personat e testuar, duke çuar në vendimin e marrë nga kryebashkiaku, Bill de Blasio.

Infermierët dhe punonjës të tjerë të shërbimeve jetike e informuan zotin Biden për sfidat me të cilat ndeshen, përfshirë mungesa në pajisjet mbrojtëse dhe mjete të tjera të nevojshme për të luftuar pandeminë.

“Ideja që spitalet duhet të konkurrojnë me njëri-tjetrin” për rezervat e nevojshme me pajisje mbrojtëse “është absurde,” tha zoti Biden.

Duket se po afron një krizë në reagimin spitalor në shkallë kombëtare, ndërkohë që numri i të sëmurëve me COVID-19 është rritur në të 50 shtetet amerikane dhe ndërkohë që afron Festa e Falenderimeve kur shumë amerikanë udhëtojnë për ta kaluar festën me familjet e tyre.Kamionë-frigoriferë të sjellë për trupat e viktimave nga COVID-19 që kanë mbingarkuar spitalet në El Paso, Teksas; 15 nëntor 2020

Mbi 11.4 milionë vetë janë identifikuar në SHBA si të prekur nga koronavirusi, ndërsa të mërkurën vendi shënoi 250,000 të vdekur nga sëmundja, sipas statistikave të përpunuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Zoti Biden gjithashtu fajësoi Administratën për Shërbime të Përgjithshme se nuk ka njohur fitoren e tij në zgjedhje dhe nuk lejon zyrtarë federalë, përfshirë ata që merren me luftën kundër koronavirusit, të bashkëpunojnë me ekipin e tij të tranzicionit. Administrata për Shërbime të Përgjithshme është një agjenci federale që është përgjegjëse për riparime, mirëmbajtje dhe organizim funksional të mjediseve ku operojnë entitete të qeverisë federale.

Presidenti Trump vazhdon të bllokojë tranzicionin e rivalit të tij në zgjedhje, duke mos i lejuar zotit Biden të marrë “Dosjen e Përditshme të Presidentit,” ku përfshihet një raport i agjencive të zbulimit mbi problemet e sigurisë dhe pikat e nxehta në botë. Presidenti gjithashtu nuk ka lejuar që ekipi i zotit Biden të komunikojë me një numër agjencish qeveritare.

Të mërkurën, ashtu siç ka bërë shpesh që nga zgjedhjet e 3 nëntorit, presidenti nuk u shfaq në publik, por shkroi komente në Twitter, duke thënë se i ka fituar zgjedhjet dhe duke ngritur pretendimin se në shtete të lëkundura, ku është shpallur fitues zoti Biden, ka pasur manipulime.

Në një koment ai shkruante “I FITOVA ZGJEDHJET. MANIPULIM VOTASH NË TË GJITHË VENDIN!”

Kompania Twitter vuri një shënim paralajmërues, ku thuhej “Burime të shumta kishin tjetër konkluzion për zgjedhjet”.

Zyrtarët zgjedhorë nga shtete të ndryshme kanë thënë për Zërin e Amerikës dhe për organizata të tjera mediatike se nuk kanë zbuluar prova për manipulime masive të votës, por vetëm një numër të vogël rastesh me parregullsi në votime që nuk do të arrinin të përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve, edhe nëse presidenti fitonte me gjyq. Presidenti dhe ekipi i tij zgjedhor kanë paraqitur padi në një numër shtetesh me kërkesën për të rinumëruar votat, ose për të përjashtuar vota të disa kategorive.Chris KrebsChris Krebs

Të martën, zoti Trump shkarkoi kreun e agjencisë së sigurisë kibernetike, Christopher Krebs, i cili i ka dalë kundër presidentit me deklaratat e tij lidhur me manipulim votash.

Sekretarja e presidentit për shtypin, Kayleigh McEnany tha në emisionin“Fox & Friends” të kanalit Fox News, se “Presidenti ka thënë se është i gatshëm të angazhohet për një transferim paqësor të pushtetit nëse faktet e tregojnë se ky është përfundimi. Por presidenti beson, gjë që e besojnë edhe shumë të tjerë, se nëse numërohet çdo votë e ligjshme ai do të qëndrojë në presidencë. Ai po ndjek rrugën e sfidave gjyqësore, por presidenti gjithmonë dëshiron të bëjë çfarëdo që të jetë në interesin më të mirë të vendit”.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Steve Herman, njofton se zëdhënësja McEnany, e cila nuk ka zhvilluar konferencë për shtyp që më 1 tetor, nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve para kamerave të mërkurën.

Numërimi i votave është në fazat e fundit në shtetet e padeklaruara, por të gjitha grupet kryesore mediatike në SHBA kanë shpallur fitues zotin Biden, duke thënë se ai ka siguruar minimumin prej 270 votash elektorale që nevojiten për të fituar garën për Shtëpinë e Bardhë.

Marrë nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet