LIVE UPDATES
Aktualitet

Beteja për Kopshtin Botanik, Gjykata Administrative rrëzon bashkinë dhe qeverinë, fiton universiteti

29 Tetor 2019, 15:37 Nga DOSJA
Beteja për Kopshtin Botanik, Gjykata Administrative rrëzon

TIRANË- Përfaqësuesit ligjorë të Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë së Tiranës dështuan të provonin para Gjykatës Administrative të Apelit të martën se padia e firmosur nga rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nuk ishte legjitime.

Gjyqtarja Blerona Hasa që drejtoi seancën përgatitore për padinë e Universitetit të Tiranës kundër vendimit të qeverisë së 17 korrikut 2019 për të trasferuar pronësinë e Kopshtit Botanik nga universiteti te Bashkia e Tiranës, la të kuptohej përmes pyetjeve se çështja prekte funksionet akademike të Kopshtit Botanik dhe se kjo legjitimonte rektorin në padi. Nëse pranohej pretendimi i qeverisë dhe bashkisë, padia do të rrëzohej formalisht gjë që do të bllokonte përpjekjet ligjore të UT për të kthyer pas trasferimin e pronësisë.

Jashtë seancës, dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës vlerësoi gjyqtaren, duke thënë se ajo meritonte një “bravo të madhe” për vendimin që mundëson trajtimin në themel të çështjes dhe që njeh ligjshmërinë formale të padisë. Universiteti i Tiranës pretendon se VKM-ja që trasferon Botanikun nën administrimin e Bashkisë së Tiranës është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe cënon autonominë e univesitetit. Vendimi i qeverisë kundërshtohet po ashtu nga profesorati dhe studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, profesorë të të cilit kanë themeluar dhe më pas mbajtur kopshtin që prej krijimit të tij. Dhjetra studentë e pedagogë ishin mbledhur para dyerve të gjykatës për të kundështuar vendimin e qeverisë.

Një seancë e mëparshme për këtë çështje dështoi për shkak se përfaqësuesit e qeverisë nuk u paraqitën me dokumentacion të rregullt përfaqësimi. Ndërkohë, gjatë seancës që zgjati gati 45 minuta Hasa kërkoi prej palëve argumente për pretendimin e të paditurve se padia duhej të ishte firmosur nga administratori i UT dhe jo nga rektori.

Përfaqësuesit e UT thanë se rektori ishte autoriteti më i lartë i universitetit e për pasojë i legjitimuar për të vepruar në emër të tij. Ndërkohë, Avokatura e Shtetit që përfaqësonte në seancë Këshillin e Ministrave, pretendoi se duke qenë padi administrative, tagri i përfaqësimit i takonte administratorit të UT-së.

Gjyqtarja Hasa përmes një sërë pyetjesh këmbëguli të dëgjonte nga të paditurit se pse rektori i UT nuk legjitimohej, cilat ishin funksionet e Kopshtit Botanik, a kishte Kopshti Botanik funksione akademike dhe a prekeshin këto nga VKM-ja në fjalë.

Fillimisht Avokatura e Shtetit dhe më pas përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit pretenduan se çështja ishte administrative dhe Ligji për Arsimin e Lartë dhe Statuti i UT parashikonin administratorin si përfaqësues.

Të paditurit pretenduan se rektori përfaqësonte Universitetin e Tiranës vetëm për çështje “akademike dhe protokollare”.  Hasa kërkoi shpjegim ligjor se pse çështja ishte vetëm administrative, përpos faktit që ajo ishte paraqitur në gjykatë administrative, ndërsa u kërkoi të paditurve të përmendnin funksionet e Kopshtit Botanik.

Përfaqësuesit ligjorë të tre intitucioneve pranuan para gjyqtares, pas disa pyetjeve, se funksionet e kopshtit ishin “edukative dhe shkencore”. Hasa vuri në dukje se këto funksione ishin akademike, për të cilat përgjigjej rektori. “Pra ka karakter akademik?!”, pyeti gjyqtarja në ndërhyrjet gjatë fjalës së përfaqësuesve të të paditurve. Ajo po ashtu vuri në dukje se i vetmi argument i të paditurve pse çështja ishte ‘administrative’, ishte fakti që padia ishte dorëzuar në Gjykatën Administrative.

Përfaqësuesit e qeverisë dhe bashkisë vunë theksin se ndryshimi i pronësisë nuk prekte funksionet e Kopshtit Botanik, pra për rrjedhojë nuk cënonte karakterin akademik. Megjithatë, ato nuk ishin në gjendje të shpjegonin pas një sërë pyetjesh se pse ndërsa rektori legjitimohej si përfaqësues i UT në nënshkrimin e marrëveshjeve me bashkinë për përdorimin e kopshtit, por sipas tij nuk legjitimohej si përfaqësues i UT për këtë çështje në gjykatë.

Gjyqtarja vuri në dukje përmes pyetjeve se VKM-ja, derisa u kërkonte palëve të lidhin marrëveshje për përdorimit e kopshtit, prekte funksionet e tij “edukative dhe shkencore”, përkundër pretendimit të përfaqësuesve të qeverisë se padia ishte ngritur vetëm për një pjesë të VKM (trasferimin e pronësisë).

Në fund, gjyqtarja njoftoi se padia konsiderohej formalisht e ligjshme. Ndërkohë, sa i përket ankimit të dytë për kompetencën lëndore ajo bëri me dije se vendimi do merrej nga një trupë gjykese me pesë anëtarë. Gjatë seancës u bë me dije se palët e paditura kërkonin trasferimin e çështjes në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, ndërsa UT këmbëngul që ajo të shihet si akt normativ dhe të gjykohet në Gjykatën Administrative të Apelit. Po ashtu u la të vendosej në të ardhmen, në varësi të faktit se cila gjykatë do ngarkohej me zgjidhjen e çështjes edhe për pranimin si palë ndërgjyqësuese të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

(Marrë nga Reporter.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata administrative kopshti botanik protesta për kopshtin botanik gjykata administrative kopshti botanik protesta për kopshtin botanik

Sondazh

Poll

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll