Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kosovari, kandidat për Asamblenë dhe Këshillin për Integrim në Essen të Gjermanisë
Besnik Kelmendi, shqiptari që po ngjit shkallët e politikës në Gjermani
Është bërë e ditur se Besnik Kelmendi, ka shpallur kandidaturën për Asamblenë dhe Këshillin për Integrim në Essen të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.
Besniku është një nga zërat më të dëgjuar në forcat politike të Gjermanisë dhe është mjaft aktiv në përfshirjen dhe integrimin e bashkatdhetarëve në këtë vend.
Besnik Kelmendi është një shqiptar, i cili prej më shumë se 25 vjetësh jeton në Gjermani. Ai është aktivist dhe sot është një nga zërat më të dëgjuar në forcën politike më të madhe në Gjermani CDU. Si zyrtar në Ministrinë e Brendshme të landit të Rajnës Veriore dhe Vestfalisë (NRW), ai është mjaft aktiv në përfshirjen dhe integrimin e bashkatdhetarëve në këtë vend.
Besnik Kelmendi shkoi në moshën 12-vjeçare në Gjermani si refugjat me familjen e tij. Ai mësoi shpejt atje gjuhën dhe u integrua në shoqërinë gjermane. Në vitin 2002 e mori edhe shtetësinë gjermane. Kelmendi e filloi karrierën e tij të suksesshme qysh në vitet e rinisë, shkruan tutje albinfo.ch.
Pas mbarimit të shkollës në vitin 1995 e filloi kualifikimin profesional si Kaufman për menaxhimit të byros në Dhomën për Industri dhe Tregëti (IHK) në Essen. Pas përfundimit të shkollimit profesional filloi punë në REWE, ku e vazhdoi kualifikimin dhe në vitin 1999 ai bëhet udhëheqës i njërës prej filialeve të REWE-së në Essen. Në vitin 2002 ai kaloi në LIDL si udhëheqës i njërës prej filialeve më të mëdha të kësaj firme në Essen. Në këtë kohë ai e vazhdoi specializimin e tij në këtë fushe.
Kelmendi ishte edhe zyrtar i Ministrisë së Brendshme të landin të Rajnës Veriore dhe Vestfalisë (NRW). Në pranverën e vitit 2014 ai u bë anëtar i CDU-së në Essen. Në të njëjtin vit ai u bë pjesë e kryesisë “Migrantët e Unionit” në Kreisverband të CDU-së në Essen, shkruan albinfo.ch.
Në dhjetor të vitit 2016 ai ishte pjesë e Kongresit XIX federal të CDU-së si njëri nga bashkëpuntorët organizativ të tij, me ç’rast kancelarja dr. Angela Merkel u rizgjodh si kandidate për kancelare e CDU-së. Nga shkurti i vitit 2017 Besnik Kelmendi është anëtar i kryesisë së CDU-së në Essen-Überruhr si sekretar protokolli dhe nga qershori i po të njëjtit vit ai bëhet edhe anëtar i kryesisë së CDU-së për Ruhrhalbinsel.
Më 21 shkurt 2017 u zgjodh si delegat për Konferencën e Qarkut dhe për Konferencën e të Distriktit të qytetit Essen. Veç kësaj Besnik Kelmendi është edhe kryetar i “Unionit i Integrimit Gjermano-Shqiptar e.V.” dhe zëvendëskryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Gjermani. Kelmendi merr pjesë edhe më tej në Tryezën e Rrumbullakët të qytetit të Essenit si dhe në “Forumin Politik Ruhr e. V”.
S[ fundmi, në profilin e tij zyrtar në facebook ka ftuar gjithë shqiptarët të dalin në zgjedhje dhe të votojnë partinë CDU, nga radhët e Angela Merkel.
“Ftoj gjithë shqiptarët në Republikën e Nordrhein-Westfalen që me 13.09.2020 të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë CDU, parti e cila ka berë dhe po bën jashtëzakonisht shumë në përkrahje të çështjes shqiptare në përgjithësi.
Gjithashtu dëshiroj të theksoj se ndihem shume i respektuar dhe i nderuar që edhe une bej pjese në listën përkatese për kandidature në asamblene e Essenit me nr.49 po ashtu dhe kandidatë i Këshillit për integrimin me nr.4 në Qytetin Essen” ka shkruar Kelmendi.
Marrë nga Albinfo.ch
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI– Qeveria greke ka marrë vendimin që nga data 15 korrik si pasojë e nivelit të lartë të infektimeve nuk do lejojë hyrjen e udhëtarëve nga disa shtete...
KOSOVË– Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, duke e çuar numrin e viktimave në total n...
SHBA– “Hackerat” në sulm. Një seri llogarish në “Twitter” të personazheve të njohur të jetës politike dhe jo vetëm në Amerikë janë hackuar për të siguruar...
MAQEDONI E VERIUT– Ka rinisur për të dytën herë procesi i numërimit të votave në Maqedoninë e Veriut, me kërkesë të VMRO-DPMNE menjëherë pasi Komisioni Shtetëro...
Në një përpjekje për të hapur ekonominë zoti Trump i ka dhënë zë ditët e fundit skepticizmit në lidhje me vlerësimet e disa ekspertëve të mjekësisë.Shtëpia e Ba...
HOLANDË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të shkojë edhe sot për herë të fundit për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar në...
MAQEDONI E VERIUT- Procesi i numërimit të votave në Maqedoninë e Veriut po shkon drejt fundit. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numër...
MAQEDONI E VERIUT- Kanë dalë rezultatet e para të votimeve në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se deri më tani janë numëruar 60% e votova ku prej tyre LSDM-ja ësht...
SHBA– Një komitet i Senatit të SHBA-së ka të ngjarë të votojë javën e ardhshme për një projektligj të paraqitur nga senatori republikan, Josh Hawley, në b...
Apeli i Italisë për ndihmë urgjente në fillim të epidemisë Covi-19 u injorua ndërsa koronavirusi po udhëtonte nëpër Europë.Prestigjozja britanike ‘The Guardian...