Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar me ulje pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2022, si rrjedhojë e pasojave që do të japë në prodhimin e brendshëm bruto sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. Sipas BERZH, ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3.3% në vitin 2022, duke u ulur me 0.4 pikë përqindje, në krahasim me projeksionin e muajit nëntor.
BERZH është institucioni i parë që rishikon me ulje rritjen ekonomike të vendit, në një sinjal që pasojat e krizës globale të shkaktuara nga lufta do të ndihen gjatë në vend. BERZH parashikon që në vitin 2023, produkti i brendshëm bruto (PBB) i Shqipërisë të rritet me me 3.5%, sipas raportit të Përditësimit Ekonomik Rajonal, i cili trajton efektin e luftës ndaj Ukrainës në ekonominë globale.
Parashikimi i rritjes ekonomike të bankës për vitin 2022 për rajonin e Ballkanit Perëndimor u ul me 0.9 pikë përqindjeje në 3.2%.
Sipas BERZH, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndikohen negativisht nga çmimet më të larta të naftës, disa nga rritja e çmimeve të gazit. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria është më e ekspozuar se të tjerat ndaj rritjes së çmimeve të energjisë elektrike pasi importon një sasi dukshëm më të lartë të energjisë sesa eksporton, tha BERZH.
Ballkani Perëndimor mund të ndikohet indirekt nga një recesion më i gjerë europian dhe global, duke pasur parasysh ndërlidhjet e ngushta midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe eurozonës, veçanërisht në sektorin automotiv ku Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina mund të jenë më të goditurat.
INSTAT publikoi sot shifrat për ecurinë e prodhimit të Brendshëm bruto (PBB) për vitin 2021. Sipas INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 8.54%, në 2021, që është niveli më i lartë që nga viti 2001.
Gjithsesi, kjo rritje e lartë lidhet me bazën e ulët të 2020-s, kur ekonomia u tkurr me -3.96%, e ndikuar kryesisht nga sektorët e industrisë dhe transporti, akomodimi e shërbimi ushqimor, të cilat panë dhe rënien më të fortë si rrjedhojë e kufizimeve lokale e ndërkombëtare për të frenuar pandemisë. Për vitin 2022, qeveria shqiptare dhe institucionet ndërkombëtare kanë parashikuar një rritje prej rreth 4%, por pritshmëritë pritet të rishikohen, pas pasojave që po jep në ekonominë globale sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.
Marre nga MONITOR
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Duke filluar nga dita e sotme, paga minimale në vendin tonë nuk do të jetë më 30 mijë lekë por 32 mijë lekë. Vendimi i qeverisë ishte parashi...
TIRANË– Çmimet e produkteve të shportës do të monitorohen çdo javë nga bordi i transparencës që përcakton marzhin e fitimeve të biznese...
Viti 2020 ishte më i vështiri në historinë e tranzicionit që pas krizës së piramidave të ‘97-s.Për muaj me radhë aktiviteti ekonomik u paralizua, shumë individë...
Nga Ola XamiMe rezervën hidrike që ka sot KESH, vendi mund të furnizohet vetëm 20 ditë me energji elektrike. Niveli i hidrocentralit të Fierzës është 261 metra,...
RUSI- “Shaka 1 prilli” apo një kërcënim real? Shumica e liderëve të BE-së e shohin kërkesën e Kremlinit që gazi rus të paguhet në rubla si shaka, megjithatë sht...
TIRANË- Në Shqipëri, ekonomia regjistroi një rritje të fortë jatë vitit të shkuar. Të dhënat paraprake të Institutit shqiptar të Statistikave (Instat) treg...
TIRANË- Komisioni i Ekomomisë ka rrëzuar propozimin e opozitës për kandidaturën e Mateo Spahos, për anëtar të Këshillit mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. ...
Kryeministri Edi Rama në një takim me importues të produkteve të shportës deklaroi se mbledhjet e bordit për vendosjen e çmimeve do të bëhen publike. Në ...
Në një afat të shkurtër, Shqipëria do të përballet me një valë njerëzish që nuk janë të mbrojtur nga skema e sigurimeve shoqërore, për shkak të informalitetit t...
Borxhi i bizneseve ndaj tatimeve u rrit n 10.2 për qind vitin e kaluar, që në vlerë i korrespondon një shume prej 12.5 miliardë lekësh apo mbi 100 milionë euro....