LIVE UPDATES
Bota

Berlini – adresa e preferuar për Uashingtonin! Takimi Biden-Merkel mund të konkretizojë pritjet amerikane ndaj Gjermanisë

9 Korrik 2021, 14:20 Nga DOSJA
Berlini – adresa e preferuar për Uashingtonin! Takimi Biden-Merkel

GJERMANIVizita e kancelares Angela Merkel në Uashington ka rëndësi praktike: ajo pritet të kontribuojë në rigjallërimin e marrëdhënieve SHBA- Gjermani. Njëkohësisht vizita flet me simbolikën e saj. Ajo evidenton mënyrën si i qaset botës sot administrata Biden, si edhe renditjen strategjike që presidenti Biden u bën aleatëve të SHBA.

Presidenti Biden ka ftuar deri tani në Uashington liderët e atyre vendeve ku SHBA kanë të stacionuara numrin më të madh të ushtarëve amerikanë në botë. Më shumë ushtarë amerikanë SHBA kanë të stacionuar në Japoni, më tej në Korenë e Jugut dhe pastaj në Gjermani. Bideni ka ftuar deri tani kryeministrin e Japonisë dhe presidentin e Koresë së Jugut. Tani po fton kancelaren e Gjermanisë Merkel.

Dy liderët e parë të ftuar janë aleatët kryesorë të SHBA për arkitekturën e sigurisë në Azi. Atje SHBA e shohin veten përballë “konkurencës ekstreme” të Kinës, siç është shprehur Bideni. Kurse nga Evropa dhe BE, Bideni po pret të parën kancelaren e Gjermanisë.

Vizita në 15 korrik është cilësuar nga Shtëpia e Bardhë si „vizitë pune”. Në të do të diskutohen që nga pandemia dhe klima e deri të siguria e mirëqënia ndërkombëtare. Disa analistë evropianë e shohin vizitën e Merkelit në Uashington si dëshmi të një boshti të ri Berlin-Uashington. Ata janë të bindur se presidenti Biden ka zgjedhur Gjermaninë si adresën e preferuar në Evropë.

A do ta formësojë në të ardhmen politikën një bosht Berlin-Uashington?

Një bosht politik Berlin-Uashington është i mundur. Ai do të ishte një zhvillim i mirëpritur, jo vetëm nga shqiptarët në Ballkan. Megjithatë, për momentin si SHBA, ashtu edhe Gjermania janë në fazën kur po përpiqen për një fillim të ri në marrëdhëniet bilaterale. Në një konferencë shtypi së fundi (23.06.) kancelarja Merkel tha se në Cornwall, në samitin e G7-ës, në takimin me presidentin Biden kishte gjetur një bazë për të vepruar së bashku në sfidat gjeopolitike në botë. Ndër to ajo përmendi Rusinë dhe Kinën. Por me Bidenin ajo kishte diskutuar edhe se cila aleanca mund të lidhen.

“SHBA nuk kanë partnere më të mirë dhe mike më të mirë se Gjermaninë”, tha ministri i Jashtëm i SHBA, Antony Blinken në vizitën e tij prezantuese në Gjermani (23.06.). Në këto gjashtë muajt e fundit, Presidenti Biden është përpjekur të riparojë sa më shumë deformimin e shkaktuar nga administrata Trump, në raportin me Gjermaninë. SHBA e ndalën tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania, të vendosur nga Trumpi, dhe madje e shtuan numrin e ushtarëve në Gjermani.

Së dyti, SHBA hoqën sanksionet amerikane kundër gazsjellësit Nordstream 2 dhe nuk vendosën sanksione të tjera. Ministria e jashtme amerikane tha se kjo është në dobi të “interesave kombëtare” të SHBA dhe të raporteve me Berlinin.

Presidenti Biden tha në fund të majit (26.05.) se ka qenë që prej fillimit kundër Nordstream 2 dhe është kundër tij. Por tani ky projekt thuajse ka përfunduar.  Bideni tha se sanksionet do të kishin qenë “kundërproduktive” për raportin me Evropën.

Së treti, Bideni ka caktuar një akademike si ambasadore të re në Gjermani: presidenten e Universitetit të Pensilvanisë, Amy Gutmann. Profesorët dhe akademikët gëzojnë përgjithësisht vlerësim të lartë në Gjermani, edhe ambasadorja Guttman është pritur me vlerësim në mediet gjermane. SHBA e kanë pasur traditë që dërgonin në Gjermani përfaqësues të botës akademike, kur kanë qenë të interesuara për forcimin e marrëdhënieve me Gjermaninë. Ish-presidenti i Universitetit të Harvardit, James B. Conant qe ambasadori i parë i SHBA në Gjermani menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

Takimi Biden-Merkel mund të konkretizojë pritjet amerikane ndaj Gjermanisë

Çfarë presin amerikanët tani në këmbim nga Gjermania? Në këtë çështje mund të hidhet dritë pas takimit në Uashington. SHBA e kuptuan se presioni ndaj një aleati si Gjermania, ndonëse i argumentuar për amerikanët, po shkaktonte më shumë deformim të marrëdhënieve. Ai arriti të trondisë lidhjen me një aleat të sigurtë të SHBA. Hapat e deeskalimit të presidentit Bidenit dëshmojnë padyshim vullnet të mirë të tij ndaj Gjermanisë. Njëkohësisht, në thelb, ato eleminojnë disa anomali të panevojshme në marrëdhëniet SHBA-Gjermani.

Nga trupat amerikane në Gjermani, Gjermania përfiton. Por përfitojnë edhe SHBA, që përdorin investimet milardëshe ushtarake të bëra për mbi 50 vjet në Gjermani. Ndërsa për rezervat gjeopolitike ndaj gazsjellësit Nordstream 2, Gjermania do të ofrojë kompensim.

Gjermania është sot fuqia më e madhe ekonomike dhe politike e Bashkimit Evropian. Gjermania mbetet e përmbajtur për t’i mbrojtur ushtarakisht interesat e saj, në dallim nga Franca apo Britania e Madhe. Por fuqia e saj dhe roli i saj në Evropë janë të pamohueshme. Kjo do të thotë se nuk mjafton më që me rikthimin e gjeopolitikës në politikën ndërkombëtare, Gjermania të trajtohet me mendësinë e luftës  së ftohtë.

Sovraniteti i Gjermanisë sot administrohet plotësisht prej saj. Ndryshe ishte situata deri në vitet 1990, kur stacionimi i ushtarëve të fuqive fituese të Luftës së Dytë Botërore në Gjermani diktonte indirekt, edhe një politikë (të jashtme) gjermane me kufij.

Në janar të këtij viti (26.01.), kancelarja Merkel kujtoi në një konferencë shtypise me SHBA diskutime do të ketë, se “Joe Biden përfaqëson interesat e SHBA, kurse unë përfaqësoj interesat e RFGJ”. Presidenti Biden është i ndërgjegjshëm për raportet. “Nuk është se unë kam mundësi të lejoj Gjermaninë ta bëjë diçka apo të mos e bëjë”, tha Bideni në maj, lidhur me Nordstream2.

Ndoshta për të kërkuar më shumë nga Gjermania e sotme, p.sh. ndikimin që Bashkimi Evropian të mos afrohet me Kinën, SHBA mund të bëjnë hapa të tjerë. P.sh. të mbështesin aktivisht kandidaturën gjermane për një vend të përhershëm në KS të OKB-së. Siç deklaruan së fundi se do të bëjnë britanikët. Mund të pasojë edhe zbutja e disa sanksioneve tregtare të SHBA ndaj BE, të vendosura nga presidenti Trump.

SHBA vlerësojnë rolin e Merkelit dhe mendojnë për të ardhmen

Me ftesën në Uashington, SHBA i njohin kancelares Merkel rolin e saj si partnere e besueshme dhe e parashikueshme në veprime, edhe në marrëdhëniet me SHBA, në 16 vitet e saj si kancelare. Angela Merkeli do të largohet nga politika në shtator. Shtëpia e Bardhë tani dëshiron të vendosë piketa bashkëpunimi për pasardhësit e saj.

SHBA janë të ndërgjegjshme për rolin drejtues të Gjermanisë në kohezionin e BE. Gjermania ka rol parësor në qëndrimin e BE ndaj Rusisë dhe në avancimin e lidhjeve ekonomike me Kinën. Presidenti Bideni tha në takimin e G-7 se dëshiron të riforcojë marrëdhëniet me BE. Dhe së fundi, gjermanët kanë qenë që pas Luftës së Dytë botërore, aleatë besnikë të SHBA. Janë ndjerë mirë nën mbrojtjen amerikane, por edhe nuk i kanë vënë pikëpyetje NATO-s, siç ka bërë dhe bën p.sh. Franca.

‘Sovraniteti evropian’ dhe qëndrimi i SHBA

Amerikanët janë të interesuar që evropianët t’i plotësojnë amerikanët. Por duan që evropianët t’i dublojnë apo konkurojnë  amerikanët sa më pak. SHBA janë të interesuara që Evropa të ketë stabilitet, po t’u duhet amerikanëve të fokusohen në Azi.

Për këtë amerikanët kanë pritje ndaj Gjermanisë, edhe ushtarakisht. Koncepti i sovranitetit evropian nuk është përpunuar deri në detaje, si do të materializohet. Por është fakt se që prej presidencës së Trumpit, në BE flitet gjithnjë e më shumë për “sovranitet evropian”. Kryesisht nga Gjermania dhe Franca.

Evropianët duan të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim. Edhe pasi në SHBA, pas Bidenit, mund të vijë në pushtet sërish një populist. Për çdo rast, në BE tani kanë nisur në fushën ushtarake. projekte të përbashkëta të shteteve. Është vënë baza edhe e një fondi të përbashkët për industrinë e mbrojtjes.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota be biden blinken bota evropa gjermania kina merkel nordstream 2 shba trump be biden blinken bota evropa gjermania kina merkel nordstream 2 shba trump

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje