LIVE UPDATES
Aktualitet

Berisha non grata, senatorja republikane: Jemi kundër korrupsionit! Çrrënjoseni

9 Nëntor 2021, 14:36 Nga DOSJA
Berisha non grata, senatorja republikane: Jemi kundër korrupsionit!

TIRANË– “Është shumë e rëndësishme lufta kundër korrupsionit, ngado që ai mund të vijë”. Me këto fjalë, senatorja amerikane Joni Ernst iu përgjigj pyetjes për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë për A2 CNN, ajo u shpreh se bashkëpunimi ndërmjet SHBA-së dhe Shqipërisë duhet të thellohet edhe më tej, në përballje me ndikimet e papërshtatshme ruse dhe kineze. Senatorja republikane vlerësoi ndihmën e Shqipërisë në krizën afgane. Me senatoren amerikane Ernst bisedoi gazetari i A2 CNN, Ervin Koçi.

INTERVISTA:

Senatore Ernst, ju falënderoj që pranuat ftesën për këtë intervistë. Vizita e një senatori amerikan është gjithmonë lajm i madh në Shqipëri. Cili është qëllimi i vizitës suaj?

Jam shumë e lumtur që jam këtu. Mikpritja ishte e jashtëzakonshme nga qeveria shqiptare, nga populli shqiptar. Së pari, ishte shumë e rëndësishme për mua të vizitoja refugjatë afganë të strehuar në Shqipëri dhe për të parë nëse janë mirë dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve që ata kanë. U jemi shumë mirënjohës për këtë. Gjithashtu, për të inkurajuar edhe bashkëpunimin ushtarak apo ekonomik me Shqipërinë. Të gjitha këto çështje janë shumë të rëndësishme për ne.

Që prej muajit gusht, Shqipëria i është bashkuar vendeve që kanë pritur refugjatët afganë në solidaritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si vend anëtar i NATO-s. Gjatë vizitës suaj në Shëngjin, çfarë konstatuat, refugjatët preferojnë të qëndrojnë në Shqipëri apo duan të zhvendosen në SHBA? 

Pamë se pjesa më e madhe e afganëve të strehuar në Shqipëri duan të vazhdojnë drejt Shteteve të Bashkuara që është e rëndësishme edhe për ne. Këta refugjatë qëndruan në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës 20-vjeçare në Afganistan kundër terrorizmit. Kështu që është e rëndësishme që ne të qëndrojmë në krah të tyre. Dhe Shqipëria është një partner tepër i mirë i Shteteve të Bashkuara dhe u jemi mirënjohës që qeveria juaj dhe populli shqiptar u doli zot që t’i mirëpresë këto refugjatë për t’i strehuar dhe ushqyer. Dhe ne jemi shumë mirënjohës. Por, shpresojmë që t’i zhvendosim afganët drejt SHBA-së sa më shpejt të jetë e mundur.

Shqipëria është mbështetur këto 30 vitet e fundit tek aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri ynë strategjik. Ju si senatore si i shikoni këto marrëdhënie, a ka vend për forcim të mëtejshëm? E bëj këtë pyetje sepse sa herë jemi në udhëkryq, është një zë nga Shtetet e Bashkuara që i jep fund krizës në vendin tonë, që zakonisht është krizë politike.

Unë shpresoj që ne të vijojmë ngushtësisht bashkëpunimin strategjik dhe ndaj është tepër e rëndësishme që unë si senatore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të tregoj mbështetjen time ndaj Shqipërisë për t’ju falënderuar për mikpritjen e jashtëzakonshme që keni treguar ndaj partnerëve afganë, por edhe për nxitjen e këtyre marrëdhënieve. Jo vetëm në aspektin ushtarak, që mendoj se është tepër e rëndësishme, por edhe lidhjeve në fushën e biznesit, bashkëpunimi në fushën energjetike dhe ne po shohim që kompani amerikane po punojnë me ato shqiptare. Kështu që, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë me këtë aleancë sepse shohim influenca të papërshtatshme që vijnë nga Kina, që vijnë nga Rusia. Ndaj, është e rëndësishme që ne të qëndrojmë të lidhur ngushtësisht dhe e inkurajoj këtë.

Një pyetje për situatën politike në Shqipëri. Në maj, Sekretari amerikan i Shtetit shpalli publikisht “non grata” ish-kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, i cili e ka paditur zotin Blinken në një gjykatë të Parisit me pretendimin se mungojnë provat për akuzat ndaj tij. Paralelisht, forca kryesore opozitare është në krizë, pasi Berisha kërkon largimin e Lulzim Bashës pas përjashtimit nga grupi parlamentar, pse jo dhe rimarrjen e drejtimit të partisë që themeloi 30 vite më parë. Si do ta komentonit këtë zhvillim?

Është disi e vështirë tani në spektrin politik shqiptar. Shikoni Shtetet e Bashkuara. Edhe ne kemi ndasitë tona politike, por në SHBA kemi gjetur rrugë për të bashkëpunuar e kapërcyer ndasitë dhe është e rëndësishme për të gjetur atë çka na bashkon si një komb, si parti politike, se sa të vazhdojmë përçarjen. Unë inkurajoj këtë si një zgjidhje që vjen nga Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme për të luftuar korrupsionin, kudo që ai mund të vijë. Ne jemi totalisht kundër korrupsionit, por partitë politike duhet gjithashtu të gjejnë mënyra për të bashkëpunuar në të mirë të Shqipërisë. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme. Të gjithë kemi këndvështrime të ndryshme politike, por pjesa e rëndësishme është të gjejmë se çfarë na bashkon, në mënyrë që të ecim përpara në drejtimin e duhur, drejtim të cilin vendi juaj e gjeti 30 vite më parë. Kështu që, është e rëndësishme që Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vazhdojnë të punojnë së bashku për këto çështje.

Një pyetje për situatën në Ballkanin Perëndimor. Po shohim që po rritet një krizë e re në Bosnjë, ndërkohë Serbia dhe Kosova nuk kanë arritur ende një marrëveshje finale ndërmjet dy shteteve. Çfarë mund të bëjë ky rajon që të arrijë objektivin që është anëtarësimi në Bashkimin Europian? 

Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që Bosnja apo Kosova të vijojnë të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë jam shumë e njohur me Kosovën. Vendlindja ime Iowa është në një program bashkëpunimi midis Gardës Kombëtare të Iowa dhe Kosovës. Dhe duke vijuar këto bashkëpunime, ne mund të gjejmë një rrugë për të vijuar përpara. Gjithashtu, është e rëndësishme për Bosnjen që të kundërpërgjigjet ndaj influencave të papërshtatshme që vijnë nga Rusia apo nga Serbia apo vende të tjera. Por, është shumë e rëndësishme që këto vende të vijojnë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të vijojmë përpara. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë nëpërmjet NATO-s dhe në Kombet e Bashkuara do ta gjejnë rrugën për të vijuar përpara me aleatët tanë në Ballkan

Znj.Ernst, ju faleminderit për intervistën!

Faleminderit popullit tuaj për mikpritjen e madhe dhe që jeni një partner i shkëlqyer i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marrë nga A2CNN

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore joni ernst sali berisha sali berisha shpallet non-grata joni ernst sali berisha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale