Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve parlamentare 2021, që u zhvilluan në Shqipëri më 25 prill, bazuar në numërimin e votave në 4846 kutitë e votimit ndër 5199 në total në shkallë vendi, nxjerr fituese Partinë Socialiste, me 74 mandate deputetësh, ndër 140 mandate për të cilat garuan forcat politike.
Delagacioni i BE në Tiranë, bën me dije që Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell, dhe Komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi, u kanë bërë thirrje forcave politike në Shqipëri të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.
“Ne inkurajojmë të gjitha palët e përfshira në procesin e numërimit të votave të procedojnë me shpejtësi dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara. Të gjitha forcat politike duhet të sigurojnë funksionimin efikas dhe demokratik të institucioneve në vend si rezultat i këtyre zgjedhjeve. Kjo përfshin përgjegjësinë për të ndjekur parimin demokratik për të respektuar rezultatin e zgjedhjeve”, thekson deklarata.
Borrel dhe Varhelyi bëjnë gjithashtu thirrje që çdo parregullsi të raportohet te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe autoritetet kompetente dhe që rastet, përfshirë pretendimet për blerje vote, të hetohen.
Keqpërdorim i burimeve dhe funksioneve shtetërore
Deklarata i referohet raportit paraprak të misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it të publikuar të hënën (26.04) në një konferencë shtypi online , në Tiranë, kur vë në dukje që “zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore, ndërsa fushata ishte e gjallë dhe gjithëpërfshirëse. Palët e interesuara patën besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë dhe një Komision Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i reformuar e mbikëqyri procesin zgjedhor në një mënyrë transparente, duke gëzuar besimin e palëve të interesuara në të gjitha nivelet.”
Deklarata e përbashkët e përfaqësuesi të lartë i BE, Josep Borrell, dhe komisionerit për Zgjerim, Olivér Várhelyi vë në dukje, “shqetësimet e raportuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-ir lidhur me “keqpërdorimin e burimeve apo funksioneve shtetërore nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike”.
Deklarata rikonfirmon angazhimin e BE “për të vazhduar ndjekjen nga afër “të zhvillimeve elektorale deri në çertifikimin përfundimtar të rezultateve”
Marrë nga DW
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se do të vazhdojë betejën me gjithë fuqinë e tyre. Në deklaratën e parë pas humbjes në zgjedhjet e 25 prill...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha nuk dorëzohet. Në fjalën e tij nga selia blu pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, Basha tha se votat janë vjedhur me p...
TIRANË– Partia Demokratike i ka depozituar një kërkesë Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkonte të gjitha të dhënat teknologjike të Qendrave të...
DURRËS– Zbardhen të tjera replika që nxitën sherrin mes ish-kryebashkiakut Vangjush Dako dhe kreut të Partisë Demokratike në Durrës. Mësohet se ka qe...
Në Shqipëri, humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit, ka nxitur reagimet e para nga brenda saj. Anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli kërkoi sot l...
TIRANË– 4 viktima dhe 130 raste të reja janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë, ...
TIRANË –Në njesinë e dytë më të madhe në Tiranë KZAZ nr.32 në njësinë 2 ka përfunduar procesin e numërimit të votave për 88 kuti, dhe deri tani kryeson PS ...
DURRËS– Ferdinant Xhaferraj ka hyrë në Pallatin e Sportit për të ndjekur procesin e numërimit të votave. Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako e ka th...
DURRËS– Sherr në Durrës! Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako është përplasur me kreun e Partisë Demorkatike në Durrës, Ferdinand Xhaferri.Mësohet se përplasja ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet ofertës së bërë për kundërshtarin e tij politik, Lulzim Basha për bashkëqeverisje. Pjesën më të madhe të fjalimi...