LIVE UPDATES
Bota

BE kërkon marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe kushte për takim

26 Prill 2022, 06:47 Nga DOSJA
BE kërkon marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe kushte

Bashkimi Evropian është duke shpresuar se gjatë kësaj jave do të ketë edhe një takim mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në nivel të kryenegociatorëve. Pas dështimit javën e kaluar që të arrihet marrëveshja për targat, një burim i bllokut evropian u ka thënë të hënën, 25 prill, gazetarëve se palëve u është përcjellë ftesa që të vazhdojnë diskutimet për këtë çështje dhe tema tjera.

Ky burim ka thënë se në takimet e fundit pala kosovare ishte e interesuar që të arrihet zgjidhje e përhershme për targat, ndërsa pala serbe ishte më shumë e interesuar për të ruajtur status quo-n.

Marrëveshja e përkohshme mes dy shteteve për targat parasheh mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targat e makinave kur ato të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës. Sipas këtij burimi, palët janë “shumë afër” për të arritur dy marrëveshje tjera, atë për energji dhe për të pagjeturit.

“Sa i përket çështjes së të pagjeturve, praktikisht ka mbetur të zgjidhen vetëm dy fjalë, pra një gjysmë fjalie, që të kemi marrëveshjen”, ka thënë ky burim.

Në BE thonë se është e domosdoshme që të ketë shpejt marrëveshje, në mënyrë që të krijohen kushtet për takimin e nivel të lartë politik mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Të dy u kanë thënë përfaqësuesve të BE-së dhe Kuintit (Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania) se janë të gatshëm të vijnë në takime, në kuadër të dialogut, kurdo që të ftohen nga BE-ja” ka thënë një zyrtar i BE-së.

Megjithatë, kryediplomati evropian, Josep Borrell ka thënë më parë se ai nuk do t’i ftojë palët në takim të tillë nëse nuk do të ketë sinjale të qarta se ato kanë gatishmëri për të arritur përparim në takime të tilla.c Arritja e marrëveshjeve për targat, për energji dhe të pagjeturit do të krijonte kushte edhe për takim në nivel të lartë mendojnë në BE.

Ky zyrtar i BE-së ka sqaruar se nuk ka pasur afat kohor për skadimin e marrëveshjes për regjimin e përkohshëm të përdorimit të letrave ngjitëse për targat, por mandati prej gjashtë muajsh ka qenë vetëm për grupet punuese për të paraqitur opsionet. Këto grupe janë takuar tetë herë në gjashtë muaj. Por në asnjë rund nuk ka pasur pajtueshmëri mes tyre.

Burimet e BE-së kanë sqaruar po ashtu se për territorin e Kosovës vetëm autoritetet e Kosovës mund të lëshojnë targa të veturave dhe me këtë Serbia ishte pajtuar qëmoti. Por megjithatë në BE kanë frikë se zbatimi me forcë i ndonjë vendimi nga ana e Kosovës mund të krijojë tensione të panevojshme prandaj kanë bërë thirrje që të mos ketë veprime të ngutshme dhe të njëanshme.

Marrëveshja e arritur më 30 shtator të vitit të kaluar në Bruksel, ka dalë pas disa ditësh trazira në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë bllokuar rrugë, për të kundërshtuar vendimin e atëhershëm të Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti.

Me ato masa, makinat me targa të Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, është dashur të vendosin targa të përkohshme  ngjashëm siç kanë vepruar shoferët e makinave me targa të Kosovës kur kanë hyrë në Serbi.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurtit be kosova serbi albin kurtit be kosova serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet