LIVE UPDATES
Bota

BE-ja pret nga qeveria e Kurtit përkushtim të plotë ndaj dialogut Kosovë-Serbi!

31 Mars 2021, 11:52 Nga DOSJA
BE-ja pret nga qeveria e Kurtit përkushtim të plotë ndaj dialogut

BRUKSEL–  Bashkimi Evropian vlerëson se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE, ka bërë “ndryshim real në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve në rajon”.

BE-ja beson se ka ardhur koha që procesi të përmbyllet me sukses, përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit, ligjërisht detyruese e cila do të adresoj të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto vlerësime i ka shprehur një zëdhënës i BE-së duke u përgjigjur në pyetjet e Radios Evropa e Lirë rreth mundësisë së vazhdimit të dialogut dhe parimeve të paraqitura së fundi nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Cilat janë parimet e Kurtit?

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se kryeministri Albin Kurti, sa i takon dialogut me Serbinë, tashmë e ka shprehur qëndrimin e tij, i cili vazhdon të jetë i pandryshuar.

E para, duhet të pranohet realiteti i Kosovës së pavarur. Pra, nuk mund të kthehemi para pavarësisë së vitit 2008. E dyta, duhet të pranohet e vërteta. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe duhet të pranojë krimet që ka bërë. E treta, duhet të ulemi të barabartë. Kosova nuk mund të jetë temë diskutimi, por duhet të jetë palë e barabartë në diskutim. E katërta, duhet nga dialogu dhe nga marrëveshja finale të përfitojnë qytetarët”, ka thënë Kryeziu.

Nga BE-ja në përgjigjet e tyre nuk u janë adresuar në mënyrë direkte qëndrimeve të Kurtit. Në Bruksel kanë thënë vëtëm se “BE-ja dhe shtetet anëtare presin që dialogu të vazhdoj së shpejti dhe të shohin qeverinë e re të Kosovës duke u angazhuar plotësisht për ta sjellur këtë proces të rëndësishëm deri te përmbyllja e suksesshme”.

Tashmë është mbushur pikërisht një vit i mandatit të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak. Edhe pse ishte pritur që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet “brenda muajsh” një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Lajçakut i është vazhduar mandati edhe për gati dy vite tjera, deri në verën e vitit 2022. Gjatë vitit të parë të mandatit të tij janë zhvilluar vetëm një numër i vogël i takimeve në nivel të “shefave të delegacioneve” dhe vetëm dy takime në nivel të lartë, mes kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, një zëdhënës i BE-së megjithatë thotë se “në vitin 2020 Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell dhe Lajçak kanë qenë mikpritës të një serie të takimeve të nivelit të lartë dhe kryenegociatorëve “gjatë së cilave është arritur një përparim fillestar i prekshëm”.

Ndërkaq, diplomatët e vendeve anëtare të BE-së, kur flasin për dialogun gjatë vitit të parë të mandatit të Lajçakut, kufizohen në deklarimin se “mirëpresin faktin se dialogu ka rifilluar”.

Marrë nga REL

(kle.mu./dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë