Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Me këtë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i refuzon kërkesat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH për dhurime të vaksinës nga BE drejt vendeve më të varfra. “Tani ka një trysni shumë të madhe të brendshme në shtetet anëtare për të siguruar vetë vaksinën”, tha von der Leyen për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe. Ajo kujtoi iniciativën Covax të OKB-së me të cilën u mundësohet qasje tek vaksina vendeve më të varfra, dhe ku BE jep një mbështetje prej 2,2 miliardë eurosh. Covax ka shpërndarë ndërkohë 30 milionë doza në 52 vende. “Një mekanizëm shtesë, me të cilën ne si union e ndajmë vaksinën me vende të tjera, do ta fillojmë, kur të kemi një situatë më të mirë prodhimi në BE”, u shpreh von der Leyen.
Grindja me britanikët
BE lejon eksportimin e vaksinës kundër Coronës, megjithëse në vendet anëtare nuk ka vaksina të mjaftueshme. Këtë nuk mund t’ua shpjegosh më dot qytetarëve në Europë, tha von der Leyen. Sipas të dhënave të saj, që nga 1 shkurti janë eksportuar të paktën 41 milionë doza nga BE, megjithëse vaksina mungon në vendet e BE, dhe vaksinimi ecën shumë ngadalë. 10 milionë doza shkuan në Britaninë e Madhe. “Unë nuk mund t’ia shpjegoj qytetarëve europianë, pse ne eksportojmë miliona doza në vende që prodhojnë vetë vaksina, dhe prej tyre nuk vjen asgjë”, u shpreh presidentja e KE, Ursula von der Leyen.
“Ne jemi të hapur, por kjo duhet të jetë proporcionale, dhe të bazohet në reciprocitet”, shtoi von der Leyen, e cila kritikoi prodhuesin britaniko-suedez të vaksinës, AstraZeneca që në tremujorin e parë ofroi vetëm 30% të sasisë së dakorduar me BE. Nga ana kontraktuale është e qartë, që BE merr vaksinë të AstraZenecas edhe nga fabrikat në Britaninë e Madhe. “Nga britanikët ne nuk kemi marrë asgjë, në një kohë që ne ofrojmë vaksinë.”
AstraZeneca prodhon në disa fabrika në BE. “Ne e kemi mundësinë të ndalim një eksport të planifikuar. Ky është mesazhi ndaj AstraZenecas: ti i përmbush kontratën kundrejt Europës, para se të fillosh të eksportosh në vende të tjera”, theksoi Ursula von der Leyen. Në një samit në fundjavë, BE do të vendosë se sa do t’i shtrëngojë frerët.
Nga ana e saj qeveria britanike paralajmëron BE në rast të ndalimit të eksportit me vaksinën e AstraZeneca. Ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace tha për median britanike, Skynews se ndalimi i eksportimit do të ishte “kontraproduktiv”. Një ndalim i eksportit për vaksinat do t’i dobësonte mundësitë e fushatës europiane të vaksinimit. Kjo do të dëmtonte “reputacionin” e BE, tha Wallace. Ndryshe nga vendet e BE, Britania e Madhe ka ecur shumë përpara me vaksinimin. Sipas të dhënave të qeverisë, çdo i dyti i rritur ka marrë dozën e parë të vaksinimit.
Marrë nga DW
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
GJENEVË– Më shumë prodhues të vaksinave COVID-19 duhet të ndjekin teknologjinë udhëheqëse dhe licencuese të AstraZeneca për prodhuesit e tjerë, tha t...
KOSOVË-Një gjykatë në Prishtinë dënoi të martën dy persona, një serb dhe një shqiptar me mbi 21 vjet heqje lirie, për krime të kryera gjatë luftës së vitit...
Në vizitën e tij të parë në selinë e NATO-s në Bruksel Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës....
Opozita shqiptare ka paraqitur 7 mijë amendamente të reja duke bllokuar në tërësi punën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, si kundërpërgjigje ndaj shumicës par...
BRUKSEL– NATO do të fillojë vaksinimet masive të personelit që punon në selinë e saj në Bruksel në përgatitje të një samiti në Qershor, i cili do të jetë ...
Rusia dhe Kina i dënuan bashkërisht sanksionet e Perëndimit, një ditë pasi Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja futën në li...
Rreth 250 mijë armë ilegale janë në posedim të qytetarëve të Kosovë, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dhe ky numër po paraqet kërcënim ser...
TURQI– Arkeologët kanë zbuluar një arenë romake në Turqi që ishte e ngjashme me Koloseun e Romës dhe mendohet se aty janë organizuar luftime të gladiatorë...
KOSOVË-Ish-ministri i Jashtëm serb, Vladislav Jovanoviç ka thënë se nuk pret ndonjë arritje nga Qeveria e re e Kosovës, në lidhje me dialogun Kosovë...
ZVICËR– Kompania farmaceutike zvicerane Roche ka njoftuar rezultate premtuese nga provat klinike të një kokteji anti-Covid të zhvilluar me firmën ame...