LIVE UPDATES
Bota

Bastiset shtëpia e pedofilit në Brazil, policia gjen prova që e lidhin me Adolf Hitler

10 Tetor 2021, 05:58 Nga DOSJA
Bastiset shtëpia e pedofilit në Brazil, policia gjen prova që e

BRAZIL– Policia ka bastisur shtëpinë e një personi të akuzuar për pedofili, por ajo që ka gjetur brend, i  ka shtangur. Agence France-Presse raporton se Aylson Proenca Doyle Linhares, 58 vjeç, u arrestua këtë javë pasi një çift në lagjen e tij e akuzoi atë për abuzim me djalin e tyre 12-vjeçar.

Në shtëpinë e tij, pas kontrollit, policia gjeti më shumë se një mijë prova e sende të lidhura me nazistët, përfshirë imazhe dhe bustet e Adolf Hitlerit, uniforma, botime, piktura, shenja, flamuj dhe medalje të Rajhut të Tretë.

Gjithashtu në banesë u gjetën armë të shumta zjarri, duke përfshirë një mitraloz dhe një pushkë, si dhe një kartë anëtarësie naziste me fotografinë Linhares.

“Burri është akuzuar për posedim të paligjshëm të armëve, racizëm dhe pedofili, pasi policia gjeti edhe fotografi të të miturve në kompjuterin e tij”, tha Luis Armond, detektivi kryesor në këtë rast.

“Ai është një djalë i zgjuar dhe i artikuluar, por ai është mohues i Holokaustit, është homofob, është pedofil dhe thotë se gjuan homoseksualët”- shtoi Armond.

(F.m/Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aylson proenca doyle linhares aylson proenca doyle linhares

Sondazh

Poll