LIVE UPDATES
Aktualitet

“Bashkimi në luftën kundër drogës”, Policia italiane dhe ajo shqiptare nënshkruajnë protokollin e përbashkët operaci

17 Shkurt 2021, 08:00 Nga DOSJA
“Bashkimi në luftën kundër drogës”, Policia

ITALI– Policia italiane dhe ajo shqiptare ka nënshkruar një protokoll operacional gjatë një takimi të Drejtorit të Përgjithshëm për Sigurinë Publike Prefektit Franco Gabrieli dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit shqiptar Ardi Veliu.

Nënshkrimi i këtij protokolli kishte tre prioritete:

Sintetizimin e përpjekjeve të përbashkëta të dy policive, në luftën kundër fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike në territorin shqiptar, duke shtuar aftësitë zbuluese nëpërmjet përdorimit të teknologjisë më të avancuar;

Zgjerim të spektrit të përdorimit të mjeteve fluturuese për vëzhgim ajror të territorit, me qëllim shtimin e aftësive zbuluese të misioneve monitoruese ajrore të përbashkëta, duke siguruar mbulim më të plotë të gjithë territorit;

Përdorim të teknikës monitoruese, fluturuese me helikë dhe dronëve që ka në përdorim Policia e Shtetit dhe pala italiane, me qëllim intensifikimin e fushatës monitoruese, duke garantuar mbulimin edhe të atyre pak zonave që mund të mos kapen nga monitorimi me avion;

Krijimin e një Shërbimi të Mbikëqyrjes Detare që përfshijnë të dy vendet, për të luftuar zhvillimin e trafiqeve të paligjshme përmes detit.

Njoftimi i plotë:

Romë, Itali – Nënshkruhet protokolli operacional  ndërmjet Departamentit të Sigurisë Publike të Policisë italiane dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë takimit të parë të Tavolinës së Përhershme mes Drejtorit të Përgjithshëm për Sigurinë Publike Prefektit Franco Gabrieli dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit shqiptar Ardi Veliu, që u zhvillua ne kuadrin e Deklaratës së Qëllimeve të Përbashkëta të firmosur dhjetorin e kaluar mes Departamentit për Sigurinë Publike dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit shqiptar, ishin të pranishëm edhe zëvendësministri i Brendshëm shqiptar Julian Hodaj, ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci dhe ambasadorja shqiptare në Itali Anila Bitri Lani.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike i Policisë italiane Franco Gabrielli nënshkruan protokollin operacional ndërmjet Departamentit të Sigurisë Publike të Policisë italiane dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Nënshkrimi i këtij protokolli ka si prioritete:

️ Sintetizimin e përpjekjeve të përbashkëta të dy policive, në luftën kundër fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike në territorin shqiptar, duke shtuar aftësitë zbuluese nëpërmjet përdorimit të teknologjisë më të avancuar;

️ Zgjerim të spektrit të përdorimit të mjeteve fluturuese për vëzhgim ajror të territorit, me qëllim shtimin e aftësive zbuluese të misioneve monitoruese ajrore të përbashkëta, duke siguruar mbulim më të plotë të gjithë territorit;

️ Përdorim të teknikës monitoruese, fluturuese me helikë dhe dronëve që ka në përdorim Policia e Shtetit dhe pala italiane, me qëllim intensifikimin e fushatës monitoruese, duke garantuar mbulimin edhe të atyre pak zonave që mund të mos kapen nga monitorimi me avion;

️ Krijimin e një Shërbimi të Mbikëqyrjes Detare që përfshijnë të dy vendet, për të luftuar zhvillimin e trafiqeve të paligjshme përmes detit.

Palët do të realizojnë programe trajnimi, konsulence, stërvitjeje dhe asistence, në fushat që janë objekt i protokollit.

Në përfundim të nënshkrimit të Protokollit, Veliu dhe Gabrielli vlerësuan maksimalisht marrëdhëniet mes dy policive, si dhe bashkëpunimin mjaft të mirë me Guardia di Finanza-n, qoftë për monitorimin ajror, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ashtu edhe për monitorimin e kufirit detar për të parandaluar trafiqet e paligjshme. Ata theksuan se me nënshkrimin e këtij protokolli efikasiteti i veprimeve të përbashkëta do të jetë akoma më pozitiv.

Gjatë vizitës në Itali, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Pëllumb Seferi, zhvilloi takim me Zv.drejtorin e Përgjithshëm/Drejtorin e Policisë Kriminale Vittorio Rizzi.

Gjatë takimit, Veliu dhe Rizzi diskutuan për monitorimin ajror përgjatë 2021, në lidhje me luftën ndaj kanabisit, fenomenit të migracionit të parregullt dhe krijimin e skuadrave të përbashkëta hetimore që në fillesën e hetimeve.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia italiane dhe ajo shqiptare protokolli i perbashket policia italiane dhe ajo shqiptare protokolli i perbashket

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet