LIVE UPDATES
Politike

Basha përsërit kushtet e opozitës: Plani i Ramës për destabilizimin e vendit dështon më 30 qershor

24 Qershor 2019, 19:55 Nga DOSJA
Basha përsërit kushtet e opozitës: Plani i Ramës për

TIRANË- Lideri demokrat Lulzim Basha tha se plani i Edi Ramës për destabilizm dhe luftë mes shqiptarëve, do të dështojë më 30 qershor. Gjatë fjalës së tij Basha përsërit dy kushtet e opozitës për të hyrë në zgjedhje: largimin e Ramës nga pushteti dhe daljen para drejtësisë të atyre që vodhën votat.

Në gjendjen ku kemi përfunduar, Shqipëria rrezikon gjithçka. Shqipëria ka nevojë për siguri, për shtet ligjor dhe për mirëqeverisje. Shqipëria ka nevojë të bëhet pjesë e Evropës sa më parë.

Nuk ka asnjë pikë dyshimi se një qeveri e re, një qeveri e ndershme do të jetë në gjendje të hapë menjëherë negociatat me BE-në. Do të jetë në gjendje të tërheqë investime të huaja. Do të jetë në gjendje të krijojë mundësi pune dhe sipërmarrjeje. Një qeveri e re do të jetë në gjendje të luftojë krimin e organizuar dhe të çlirojë ekonominë e politikën nga krimi.

Por që Shqipëria të ketë një qeveri të tillë, duhet që të ketë zgjedhje të lira. Zgjedhjet e manipuluara, zgjedhjet e fituara me kriminelë sjellin qeveri kriminale si kjo e Edi Ramës. Ka vetëm një mënyrë se si Shqipëria mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme:

Daljen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur zgjedhjet – politikanë, zyrtarë, dhe kriminelë. Që të ndodhë kjo, duhet që Edi Rama të largohet nga kryeministër.

Këto dy kushte janë të panegociueshme për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.

Pa u plotësuar ato, ne nuk do t’i rikthehemi asnjë procesi politik. Pa ndëshkueshmërinë e së keqes, e keqja vetëm do të përsëritet.

Edi Rama do të përpiqet me çdo kusht t’i shmangë këto dy zhvillime, por nuk ka për t’ia dalë. Ne do t’i arrijmë këto dy objektiva të rëndësishme pa asnjë kompromis. Ne shpresojmë që ato do të arrihen pa kosto shoqërore.

Kriminelët duhet të jenë në burg dhe jo në parlament. Kriminelët duhet të jenë në burg dhe jo të menaxhojnë fushata elektorale. Ka ardhur koha që pas 21 vjetësh, vjedhjesh, krimesh dhe shkatërrimesh, njeru që futi krimin në politikë të dalë para drejtësisë.

Së bashku me largimin e tij, do të mbyllet kapitulli i kapjes së shtetit nga krimi i organizuar dhe Shqipëria do t’u rikthehet vlerave europiane.

Këtë ua premtoj të gjithë shqiptarëve në emër të së ardhmes së fëmijvë tanë!

Sa i përket 30 qershorit, plani i Edi Ramës për destabilizm dhe luftë mes shqiptarëve, do të dështojë.

Shqiptarët janë bërë bashkë si kurrë më parë në mbrojtje të demokracisë për të mos lejuar farsën elektorale dhe krimin kushtetues të regjimit autokratiko-kriminal. 30 qershori është dita kur nis fundi i regjimit të Edi Ramës. Ju ftoj të jemi të vendosur dhe të bashkuar në këtë betejë për të ardhmen e fëmijëve tanë, për Shqipërinë si gjithë Europa, për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve”, theksoi kryedemokrati Basha.

(a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kolegji zgjedhor lulzim basha zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 kolegji zgjedhor lulzim basha zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës