Politike

Basha kritikë medias: Më shumë ka investiguar opozita se gazetarët

Kreu i PD-së Lulzim Basha teksa ka përmendur raportin e DASH për Shqipërinë ka vënë theksin se nga media duhet të ishin bërë më shumë hulumtime.
Përditësuar:

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka theksuar se problemi me mediat në Shqipëri është se media nuk ka bërë investigime. Basha tha se më shumë investigime ka bërë opozita sesa mediat.

Raporti i DASH është shkatërrimtar për gjendjen e krimit dhe të drogës. Nivelet e korrupsionit janë të frikshme. Rama do thotë janë kadrinjtë e DASH që e bëjnë këtë gjë. Por qeveria s’ka përgjigjie. Përtej gjuhës së rënduar dhe të parit të qeverisë, problemi është sa hulumtime ka bërë media për përfundimet që ka nxjerrë DASH? Sapo kisha një intervistë me një freelancer të Zërit të Amerikës. Në këto vite kemi patur 2-3 investigime për drogën, për krimin shumë pak. Rol më të madh kanë luajtur portalet online sesa media të mëdha. E sotmja, jo thjesht ditë evidentimi problemesh. Kam një trishtim të madh në zemër, 10 vite më parë bëheshim gati për t’u anëtarësuar në NATO. Ishte qeveria amerikane, aleatja jonë më e fuqishme. Për ironi të fatit, 10 vite më pas, raporti i DASH tregon se Shqipëria është kthyer në një vend ku s’ka siguri dhe lulëzon droga dhe krimi. Është kthyer nga një vend bazë sigurie, por në një bazë të krimit të organizuar.

Lulzim Basha, kryetar i PD gjatë takimit me gazetarët

F.G/Dosja.al 

Shto Koment