LIVE UPDATES
Politike

Basha kritika qeverisë: Të pamjaftueshme masat ekonomike, anulo 120 mln € për 1o oligarkë

30 Mars 2020, 15:01 Nga DOSJA
Basha kritika qeverisë: Të pamjaftueshme masat ekonomike, anulo 120

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur sërish i pakënaqur me masat e marra nga qevria për përballimin e situatës së COVID-19. Në një intervistë për “Vizion Plus”, Basha është shprehur se Shqipëria ka tre herë më shumë mundësi për të mbështetur qytetarët në këto ditë të vështira

Sipas tij, qeveria duhet të anulojë 120 milionë Euro koncensione, që sipas tij këto para shkojnë për 10 oligarkë. “Vetëm në 10 ditët e fundit, kanë shkuar afro 30 milion euro për beton. Betoni nuk është prioritet sot”, u shpreh ndër të tjera kreu i opozitës

Ashpërsimi i masave duket se ka mbyllur një pjesë të konsiderueshme të bizneseve në vendin tonë. Nëse kjo situatë zgjat, rrezikojmë një kolaps, ndërkohë që kam informacione nga biznese të ndryshme të cilët kanë menduar reduktime drastike të stafeve të tyre. Si zgjidhet situata ekonomike në Shqipëri?

Qeveria është shumë vonë në marrjen e masave për të përballuar një front tjetër të kësaj lufte që është kriza ekonomike. Ne kemi pothuajse 3 jave që kemi propozuar paketën tonë, disa propozime janë pranuar, me vonesë por janë pranuar. Unë e kam përshëndetur pranimin e tyre. Por nga ana tjetër nuk po zbatohen. Akoma nuk e dimë nëse në fund të marsit njerëzit që janë mbyllur në shtëpi, qofshin ata të vetëpunësuar apo punëmarrës tek bizneset të cilat janë mbyllur dhe nuk janë në gjendje të paguajnë pagat e punonjësve të tyre, do të kenë mundësinë të kenë minimumin jetik të garantuar në kontot e tyre bankare. Për këtë kemi kërkuar transparencë. Kemi kërkuar që masat e marra dhe të shpallura të detajohen dhe njerëzit ta dinë se kush përfiton dhe si përfiton. Deri tani nuk e kemi këtë.

A e ka mundësinë Shqipëria për këtë?

Pa diskutim. Shqipëria ka mundësinë të bëjë 3 herë më shumë sesa ka bërë deri tani, në kuptimin e fondeve buxhetore, dhe për këtë ne kemi treguar fare qartë se ku janë paratë. 120 milion euro të cilat janë të buxhetuara këtë vit për 12 koncensione për 10 oligarkë, siç i njeh tashmë populli, duhet të anullohen menjëherë. Afro 40 milion euro në shpenzime operative duhet të ridestinohen menjëherë. Afro 100 milion euro në investime publike, mund të ridestinohen menjëherë. Në vend të kësaj shohim që vetëm në 10 ditët e fundit, kanë shkuar afro 30 milion euro për beton. Betoni nuk është prioritet sot. Sot prioritet është shëndetësia, siguria e jetës së qytetarëve, janë shtresat në nevojë të cilat po afrohen në një pikë vlimi ku nuk kanë më me çfarë të përballojnë të përditshmen e tyre dhe është ndërtimi i mekanizmave për të mbrojtur ekonominë. Të gjithë ekonominë, biznesin e vogël pa diskutim pasi është prioritet. Është motori i ekonomisë, është shtylla kurrizore e ekonomisë, fermerët po kështu por edhe punëmarrësit e mëdhenj. Masat duhet të jenë të vendosura, duhet të jenë të shpejta sepse kjo, njësoj si fillimi i krizës, së infektimit nuk pret. Në qoftë se i shkojmë nga mbrapa, atëherë dëmet do të jenë shumë të mëdha dhe do të na kushtojnë shumë më shumë se në rastin kur veprojmë menjëherë, ashtu siç kemi sugjeruar, ashtu siç kemi propozuar me masa konkrete. Është koha për të frenuar çdo shpenzim korruptiv dhe abuziv. Siç e thashë, 30 milionë euro për beton do të mjaftonin 2 muaj për 70 mijë punonjësit e fasonerisë me pagë minimale.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet