LIVE UPDATES
Politike

Basha fajëson PS për menaxhimin e pandemisë: Spitalet janë plot, nuk po hapin të reja. Medikamentet anti-covid shiten në t

11 Nëntor 2020, 13:04 Nga DOSJA
Basha fajëson PS për menaxhimin e pandemisë: Spitalet janë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit të tij me qytetarë të cilët janë prekur nga Covid ngriti shqetësimet që ka në lidhje me menaxhimin e situatës në vend. Basha u habit nga deklaratat që qytetarët thanë, dhe nga kostot që kanë shpenzuar për të luftuar betejën me virusin.

Më tej ai vazhdoi duke akuzuar qeverinë se nuk po bën aq teste sa duhen e se jemi vendi me testet më të ulëta në botë.

‘Kjo është gjëja e parë dhe kryesore për këtë sëmundje dhe në qoftë se testohet në kohë e para e punës fillon trajtimi në kohë dhe e dyta kufizon kontaktet dhe në këtë mënyrë kufizohet përhapja e virusit. Është mungesa e testimeve dhe fakti që Shqipëria është vendi me testimet më të ulëta në botë, që është përgjegjësia kryesore e qeverisë. Unë dhe askush tjetër nuk mund të bëjë përgjegjës qeverinë për pandeminë, por për përgjigjen ndaj pandemisë absolutisht ka qenë një keqmenaxhimin dhe një dështim total, që fillon me mungesën e testimeve dhe sot që flasim testimet janë më të ulëta në Europë, ndërkohë që numri i infeksioneve të raportuara po rritet nga dita në ditë dhe numri i infeksioneve të pa raportuara të jeni të sigurt sipas mjekëve me të cilët kam biseduar edhe mbrëmë, është 2-3 deri në 5 herë më i lartë se ajo që raportohet.’- tha Basha.

Kryedemokrati tha se qeveria nuk po hap spitale rajonale e se numri i pacientëv te infektivi është shumë i lartë, madje tha se janë nga 4 deri në 5 pacientë në një dhomë. Ai akuzoi Ramën duke thënë se po fsheh të dhënat e pacientëve që janë prekur nga virusi.

‘Qeveria vendos se ku do t’i shpenzojë paratë e taksave që u kërkojnë njerëzve. Taksat i merr qeveria, taksat i shpenzon qeveria. Janë me 4-5  pacientë në një dhomë, kur duhet të jenë jo më shumë se dy. Dhe ti nuk hap spitale të reja, apo nuk e bën të mundur aktivizimin e spitaleve rajonale, atëherë me duart e tua, si qeveri faktikisht po ndihmon edhe përhapjen e infeksionit, edhe rritjen e numrit të viktimave. Kemi 6 javë që i kërkojmë ditë për ditë të hapi spitalet rajonale, mos të vinë të përplasen të gjithë në Tiranë. Ka premtuar që prej muajsh dhe e ka inauguruar COVID 4-ën kryeministri. Po nuk ka COVID 4 dhe njerëzit janë të paketuar me 4-5 vetë në sallë, më thonin mjekët mbrëmë, tek infektivi dhe tek “Shefqet Ndroqi”. Dhe pastaj kjo sjell pasoja më të rënda. Se duke parë njëri-tjetrin duke vuajtur, është dhe rëndesa psikologjike, dhe zonja e tha në momentin që mësova që kam COVID, u rëndova psikologjikisht. Po këta që kalojnë javë e javë të tëra brenda spitalit. Dhe fatkeqësi pas fatkeqësie, është një zinxhir fatkeqësish i cili mund dhe duhej të ishte ndërprerë nga qeveria, sepse këto janë përgjegjësi të qeverisë. Detyra e qeverisë është që të paktën sëmundja, që është një e keqe në vetvete mos të kthehet në një mallkim të dyfishtë dhe t’i shkatërrojë fare ekonomikisht familjet shqiptare që edhe kështu, edhe pa sëmundje, ekonominë e kanë më të rrënuarën në Ballkan, më të rrënuarën në Europë. Si i paguat këto para, mund t’ju pyes, mund t’i paguaj dikush për ju, jeni futur në borxh, çfarë bëtë? Si i paguat këto fatura? Ky është problemi, fshihen të dhënat. Dhe kur e them këtë nuk e them thjesht për të bërë një akuzë që kryeministri apo qeveria po fshehin të dhënat, është më e rëndë se kaq. Ndërkohë ka medikamente të fuqishme të cilat, disa prej tyre janë të çertifikuara qoftë në Europë apo qoftë në SHBA, ma kanë përmendur Rendisevirin, në Shqipëri është i pa çertifikuar, i pa legalizuar dhe gëlon tregu i zi. Mirpo çmimi kërcet deri në 3000 euro për një kurë Rendiseviri, ndërkohë që ky ilaç duhet të ishte i pranishëm bashkë me ilaçet, bashkë me barnat e  tjera duhet të ishte i pranishëm në të 2 spitalet COVID apo në të 3 spitalet COVID. Të gjitha këto, pastaj dhe rimbursimi i paketës së ilaçeve. Mund të jetë 50 mije, mund të jetë 100 mijë, mund të jetë 200 mijë, në rastin tuaj ka shkuar 2 milion. Po ata që e kanë blerë Randisivirin me paratë e tyre ju ka shkuar 3 mijë euro vetëm Randisiviri. E shikon. Këto janë shifrat reale, ky është realiteti. Në qoftë se Randisiviri do të çertifikohej, në qoftë se kompanitë farmaceutike do të merrnin autorizimin për ta sjellë këtu do ta sillnin me çmime normale jo me çmime të tilla, dhe shteti prapë se prapë nuk ka detyrë me të madhe sesa të mbrojë jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Paratë këtu duhet të shkojnë, sepse edhe në kohën e pandemisë paratë e taksave të shqiptarëve po vazhdojnë të abuzohen, të zhvaten dhe të shkojnë në drejtim të pa ditur, të shkojnë në parajsa fiskale. Edhe në kohën kur njerëzit po vdesin nëpër spitale prapë se prapë edhe para disa ditësh vazhdojnë pagesat në thesar për inceneratorin e Elbasanit. Ne do të bëjmë gjithçka që ta mundim këtë të keqe në të gjitha dimensionet e saj dhe ta shërojmë Shqipërinë edhe të ecim drejt një të ardhme më të mirë ashtu siç dëshironi ju dhe ashtu siç dëshiron çdo shqiptar. Edhe njëherë ju falenderoj nga zemra për këtë bisedë.’- u shpreh Basha përballë qytetarëve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha me qytetaret qe kaluan covid lulzim basha me qytetaret qe kaluan covid

Sondazh

Poll
Politike 11 Nëntor 2020, 12:43

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka vendosur të bashkëbisedojë me qytetarë të cilët e kanë kaluar virusin. Fjalën e mori një n...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës