LIVE UPDATES
Politike

Bardhi me të rinjtë në Elbasan: Aleanca jonë me ju është natyrale, do të sjellim bashkë ndryshimin

30 Mars 2021, 09:29 Nga DOSJA
Bardhi me të rinjtë në Elbasan: Aleanca jonë me ju

ELBASAN– Drejtuesi Politik për Qarkun, Gazment Bardhi dhe kandidati për deputet Luciano Boçi u takuan me të rinj të Elbasanit, ku shpallën angazhimet për ndryshimin që do të vijë pas 25 prillit, dhe ku bënë thirrje për pjesmarrje masive në zgjedhje.
Bardhi u shpreh se aleanca më natyrale e Opozitës dhe Partisë Demokratike është me të rinjtë.


“Çdo vit qarku i Elbasanit humbet 2 përqind të popullsise, nga ikja nga largimi i njerëzve. Pjesa më e madhe, janë të rinjtë. Me Edi Ramën, në 8 vite nuk pati asnjë mundësi për rininë. Programi i PD, është i qartë. Në familjet nën 640 mijë lekë të ardhura, studentët do të jenë pa tarifa në shkollën e lartë që do të thotë 2 milionë lekë të kursyera. Programi i PD krijon mundësi, shanse, meritë e konkurencë. Rinia e do ndryshimin dhe do ta sjellë ndryshimin”, u shpreh Luciano Boçi.

Bardhi tha se i vetmi i interesuar që rinia të largohet nga vendi dhe të qendrojë larg kutive të votimit me 25 prill, është Edi Rama. Aio bëri thirrje për pjesmarrje masive, pasi kjo do të sjellë fundin e këtij modeli të keq politik.

“Ne kemi një koalicion natyral me rininë. Të rinjtë e kanë kuptuar momentin e rëndësishëm, historik ku ndodhemi. Pjesa dërrmuese duan të ikin. Një pjesë pret se ca do ndodhë me 25 prill. I vetmi i interesuar në Shqipëri që rinia të largohet, është Edi Rama. Ai e di se nga energjia, nga mendja dhe nga papajtueshmëria e rinisë me padrejtësitë, rrezikon pushtetin.Padrejtësi si goditja e familjes, dhe largimi i pjesës më vitale të shoqërisë që kanë ndodhur në këto 8 vite. Ndaj 25 prilli do të jetë referendumi i rinisë shqiptare kundër modelit që ka ofruar Edi Rama. Model që ka privilegjuar 10 vetë e ka lënë në varfëri e skamje shumicën e qytetarëve.Leksioni që rinia do i japë Edi Ramës do të jetë një mesazh i qartë edhe ndaj nesh që do të jemi në pushtet pas 25 prillit, që do të thotë se, nëse qeveria nuk kujdeset për të rinjtë, për familjet, për pensionistët, ndëshkohet me votë.Unë jam i sigurtë se ju që jeni këtu do të mbështesni PD për angazhimet. Nëse lexoni programin e PD, dy fjalë përsëriten më shpesh se çdo fjalë tjetër, që janë rinia dhe familja.Po ka dhe një kujtesë. Sa herë PD ka qënë në pushtet Shqipëria ka bërë disa hapa para. Në të kundërt, sa here PS ka qënë në pushtet, Shqipëria jo vetëm nuk ka bërë hapa para, por hapa pas. Siç ka ndodhur edhe në këto 8 vite. Kjo shihet tek varfëria, skamja dhe eksodi. Në çdo biznes tashmë gjen vetëm pronarët, asnjë puëntor”, u shpreh Bardhi.

Ai u bëri thirrje të rinjve që të marrin në dorë fatet e vendit dhe të jenë pjesë e planit për të ndryshuar Shqipërinë pas 25 Prillit.

“Keni rol vendimtar për të luajtur. Qendrimi juaj larg kutive të votimit është interesi i Edi Ramës. Pjesmarrja sjell ndryshimin. Do jemi bashkë këto ditë, dhe do jemi sërish bashkë pas 25 prillit për të vënë në jetë planin që sjell ndryshimin në Shqipëri”, deklaroi Bardhi.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gazment bardhi luciano boci zgjedhjet 25 prill 2021 gazment bardhi luciano boci zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 30 Mars 2021, 08:25

FIER– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në Fier, aty ku u takua me qytetarët. Ky aktivitet politik ishte parashikuar që të zhvill...

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd