LIVE UPDATES
Politike

“Qeveria po përgatit vrasjen e dytë”, Bardhi denoncon: Qytetarët po detyrohen të kthehen në shtëpitë e dëmtuara nga

29 Shkurt 2020, 15:16 Nga DOSJA
“Qeveria po përgatit vrasjen e dytë”, Bardhi denoncon:

TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhit ka reaguar sot në lidhje me tragjedinë e 26 nëntorit, ku në Shqipëri ra tëmreti 6.4 ballë dhe hubën jetën 51 persona. Në një reagim në Facebook, Bardhi shkruan se kanë kaluar tashmë 3 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit dhe nuk janë vendosur para përgjegjësisë vrasësit e së paku 26 personave.

Më tej në reagimin e tij nurmi 2 i PD shton se dhjetëra familje të mbetura të prekura nga tërmeti kanë mbetur rrugëve dhe po detyrohen nga qeveria të rikthehen në banesat e dëmtuara. Këtë Bardhi e quan një vrasje të dytë nga qeveria që sipas tij, po i vret qytetarët natën e po i qan ditën.

POSTIMI I PLOTË

Të vrasin natën e të qajnë ditën! Edhe pse kanë kaluar 3 muaj nga tërmeti i 26 Nëntorit, ende nuk janë vënë para përgjegjësisë vrasësit e vërtetë të të paktën 26 viktimave. Ata i vrau qeverisja e korruptuar dhe e kriminalizuar.  Ata qytetarë nuk duheshin lejuar të kthehen në banesat e dëmtuara nga tërmeti i 21 Shtatorit. Jo vetëm i lanë, por i garantuan që s’ka asnjë problem. Sot, me të njëjtën gjakftohtësi, ky pushtet po përgatit vrasjen e rradhës. Me dhjetra familja të mbetura në mes të katër rrugëve, pa ndihmë, pa bonus qeraje janë detyruar të rikthehen në shtëpitë e dëmtuara rëndë, të cilat nuk do të mund t’i rezistojnë dot një lëkundjeje të fortë të tokës.  Me qindra qytetarë janë sot nëpër çadra, pa drita, pa ngrohje, të braktisur. Kjo sepse Qeveria më e korruptuar e Europës nuk i prek lekët që bashkëndan me oligarkët, nuk alokon fondet për të nisur rindërtimin, sepse po bën procedurat e rradhës për tenderat korruptivë që do të mbushin xhepat e zyrtarëve edhe kësaj rradhe.

Korrupsioni po gërryen ekonominë, mijëra biznese mbyllen, investitorët e huaj nuk e shohin vendin tonë si të përshtatshëm për investime, për shkak të korrupsionit, siç e kanë thënë të gjitha raportet deri më tani dhe siç e thonë përditë sipërmarrësit. Shqipëria është kthyer në lavatriçe të parave të pista të krimit që, në partneritet me Taulantët&co, i pastron në ndërtim duke marrë pronën e qytetarëve. Shfaqjet luksoze, të denja për Korenë e Veriut dhe kartelet kolumbiane të drogës,  nuk ua  mbushin tavolinat e zbrazura shqiptarëve, nuk u sigurojnë bukë fëmijëve të mbi 290 mijë familjeve që sot e kanë të pamundur të ushqehen, nuk u sigurojnë punë mijëra shqiptarëve që duan të largohen nga vendi, sepse s’kanë asnjë mundësi për të jetuar, nuk u japin garanci qytetarëve, që sot nuk marrin as shërbimet më minimale nëpër spitale, nuk u garantojnë jetën e kërcënuar nga përplasjet me armë nëpër qendrat e banuara apo grabitjet e përditshme të shtëpive të tyre. Përtej kartelit në Qeveri, askush në këtë vend nuk ndihet sot i sigurt për ekonominë apo jetën e tij.  Propaganda është thjesht vetëkënaqësia e rilindjes së krimit dhe korrupsionit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi pd akuza qeverise tragjedia e 26 nëntorit gazment bardhi pd akuza qeverise tragjedia e 26 nëntorit

Sondazh

Poll
Politike 29 Shkurt 2020, 13:59

SHËNIM: Deri ku shkon fajësia e Henri Çilit?

Me bujë të pakuptueshme, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria po përhapin faktet për atë që tashmë po njihet si dosja e arrestimit të Henri Çilin apo e l...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës