Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Barbara dhe Salvini falenderojnë Shqipërinë për dërgimin e mjekëve, thumba Europës: E keni memorien e shkurtër
29 Mars 2020, 20:22Nga DOSJA
ITALI– Moderatorja Barbara D’Urso dhe ministri Matteo Salvini kanë falenderuar Shqipërinë për dërgimin e 30 personave të personelit mjekësor, për të ndihmuar vendin e tyre në luftën ndaj Covid-19. Teksa po fliste në “TG5”, për koronavirusin Barbara falenderoi Shqipërinë dhe thumboi Europën teksa shtoi se atje njerëzit e kanë memorien e shkurtër.
Barbara D’Urso: Dua të falenderoj Shqipërinë për aktin që ka bërë. Janë këtu, po vijnë 30 mjekë. Ka edhe nga Kina, por Shqipëria fqinje është një vend i vogël i varfër. Ndryshe nga Europa që ka vende që aknë memorie të shkurtër.
Salvini: E kështu është Barbara, fjala Europë vjen nga bashkimi, por kur vjen puna tek nevoja, ndihmat vijnë nga Shqipëria dhe Venezuela. Askush tjetër nuk ndihet.
Barbara D’Urso: Këtu njerëzit po vdesin, po vdesin.
COVID-19 po merr jetë njerëzish çdo ditë. 30,888 persona kanë humbur jetën deri më tani në të gjithë botën, ndërsa numri i personave të infektuar ka shkuar në 664,192. Lajm i mirë është se 142,364 kanë fitur betejën me COVID-19. Numri i personave të infektuar në Kinë po ulet nga dita në ditë, në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 5 raste të reja. Pas Italisë, vendi më i prekur është Spanja ku kanë humbur jetën nga virusi 5,982 persona. Tjetër shtet shumë i prekur në Evropë nga COVID-19, është Franca. Numri i viktimave në shtetin francez ka shkuar në 2314. Po kështu, të infektuar ka pothuajse në të gjitha vendet e Evropës. Në SHBA ka më shumë se 100 mijë të infektuar nga koronavirusi. Në Kosovë numri i të infektuarve ka shkuar në 94, ndërkohë në vendin tonë ka 212 persona të infektuar. COVID-19 është përhapur edhe në Greqi, ku deri më tani aty janë shënuar 32 viktima.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI– Thomas Schäfer, ministri i financave në Hesse, Gjermani ka kryer vetëvrasje pasi nuk e ka përballuar dot krizën që ka kaluar për shkak të koronavirusi...
Bota29 Mars 2020, 19:52
GJERMANI– Pekini zyrtar, mesa duket po fsheh rastet e reja të infektuar me koronavirus. Në një artikull të botuar nga NTV, media gjermane, shkruhet se në Kinë p...
FRANCË– Ish-ministri francez Patrick Devedjiani ka ndërruar jetë, pasi ishtëe infektuar me Covid-19. Koronavirusi po gjunjëzon edhe Francën. Mediet n...
ITALI– Mjekja shqiptare Kozeta Proko në provincën e Trevizos, falenderon shtetin shqiptar për dërgimin e një ekipi mjekësor prej 30 mjekësh e infermierësh...
ITALI– Sociologu italian Massimo Introvigne ka bërë një shkrim në lidhje me përplasjen mes SHBA-ve dhe Kinës, që ka sjellë koronavirusi. Ose më saktë, ori...
TAJLANDË– Mbreti i Tajlandës Maha Vajiralongkorn është vetë-izoluar në një hotel luksoz në Alpe me qëllim që të jetë i sigurt nga koronavirusi. Mediat ndër...
KOSOVË– Numri i të prekurve me Covid-19 ka shkuar në 94, duke qenë se 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 3 persona të tjerë të infektuar. Lajmin e ka ko...
BRITANI-Kryeministri britanik, Boris Johnson ditën e sotme u ka dërguar një letër të gjithë britanikëve duke u bërë thirrje që të qëndrojnë në shtëpi, për të pa...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës në ikje, Albin Kurti është shprehur se Qeveria e Re mund të themelohet vetëm nëse shkohet në zgjedhje të reja. në një ...