LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Banorja e re e BBV/Sherri me Jonida Maliqin e mosbesimi i prindërve: Ik lësho lopët

5 Janar 2022, 16:18 Nga DOSJA
Banorja e re e BBV/Sherri me Jonida Maliqin e mosbesimi i prindërve: Ik

TIRANË – Këngëtarja Xheisara Frisku është një nga emrat që u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip emisionin e së mërkurës dhe në prezantimin e saj dukej një natyrë mjaft dinamike.

Këngëtarja, e lindur në Burrel, u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në talent-show të ndryshëm por famën më të madhe e tërhoqi pasi mori pjesë në “Kënga Magjike 2019”, konkurs muzikor nga i cili u eleminua nga anëtarja e atëhershme e jurisë, këngëtarja Jonida Maliqi. Thashetheme të forta qarkulluan atëherë ku disa supozuan se Xheisara ndërhyri në marrëdhënien e Jonida Maliqit me aktorin, Romeo Veshaj, gjë që çoi në ndarjen e tyre më pas.

Xheisara Frisku e konsideroi hakmarrje të pastër eliminimin e saj nga Jonida Maliqit dhe nuk i kurseu aspak komentet kundër saj. Xheisara u shpreh në një intervistë atëherë se anëtarja e jurisë e kishte personale me të dhe tha se nuk mund ta gjykonte dot dikush që kishte kohë që nuk këndonte live. Ajo tha se u bë kohë që këndon pranë Aurela Gaçes, një prej këngëtareve më mira në Shqipëri sipas saj dhe përderisa ajo e kishte zgjedhur ateherë kishte talent. Ajo madje tha se nuk e ka në natyrë që të “lëpihet” për të fituar dhe ndaj edhe u skualifikua.

“Më thoshin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës, po s’kam kohë unë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto, s’jam kështu goce. Nuk e kuptova pse u kap personalisht me mua. Kam tri vite që këndoj në një nga lokalet më të mira në Tiranë dhe pranë një ndër divave të Shqipërisë, Aurela Gaçe. Për aq kohë sa jam e përzgjedhura e Aurela Gaçes, unë kam gjithë botën. Nëse ka një njeri që i përulem, është Aurela Gaçe. Nëse ajo do të ma jepte këtë verdikt, nuk do të isha mërzitur fare. Unë nuk fus miq. Nuk jam tip lëpirës. Vetëm nga fakti që unë marr pjesë në një kompeticion, dua të ta vërtetoj ty që këtë pjesëmarrje e kam timen dhe do ta marr me drejtësinë time. Nuk mund të vij të lëpihem ty se je juria. Unë nuk e kam bërë dhe personalisht nuk kalova”, tha Xheisara.

Ndërkohë pati nga ata komentues që pretendojnë se janë në brendësi të këtij konflikti dhe se Xheisara Frisku ishte pikërisht “molla e sherrit”, që e çoi çiftin në ndarje. Megjithatë  në korrik të vitit të kaluar, ajo i dha fund beqarisë, duke u martuar me personin që i ka vjedhur zemrën në fshehtësi të plotë. Pamjet e dasmës u publikuan nga njëra prej mikeshave që ka qenë e ftuar. Mirëpo në to nuk dukej portreti i dhëndrit, ndërsa në sfond shihej emri i tij, Klajdi.

Xheisara ka treguar madje se e ëma nuk e ka përkrahur në fillim, sepse nuk besonte te talenti i saj. Prandaj, pa dijeninë e askujt, sapo mori vesh për audicionet, ajo mori furgonin dhe me lekë borxh, mbërriti në Tiranë. E ëma mdaje i ka thënë të nxirrte lopët në fshat se nuk ishte për në televizor por ajo i provoi të kundërtën.

Unë vija nga Burreli dhe merrja pjesë në ‘X Factor’. Kam qenë 15 vjeçe. Kur shikoja ‘X Factor’, i thosha mamit se një ditë do jem unë atje dhe do të fitoj. Dhe mami më thoshte: ‘Ti do fitosh?! Ti ik lësho lopët atje në fshat, s’je ti për të dalë në televizor’. Pastaj një ditë të bukur unë pashë që po bëheshin audicionet e ‘X Factor’ dhe i them mamit që më duheshin 10 mijë lekë për një projekt në shkollë. Ma jep mami 10 mijë lekëshin, paguaj furgonin, vij në Tiranë, hipi në autobus, vij në Klan, marr pjesë, fitoj. Më thonë që duhet të vish 4 ditë të tjera. Të katërta herët me 10 mijë lekë borxh. Ndërsa një ditë të bukur isha në divan, e dija se kur do dilja dhe po shikoja emisionin. Dal unë dhe mami që po shikonte televizorin, më shikon mua dhe më thotë: ‘Ku je ti aty?!’ I thashë: ‘Eh dola një ditë dhe lëshova lopët.’ Që prej asaj dite mami nuk më pengoi kurrë më”, tha ajo teksa kujtonte fillimet e saj në karrierën muzikore.

Xheisara ka mjaft eksperincë me konkurset e talenteve teksa ka qenë gjithashtu një konkurrente në “X Factor Albania” dhe “The Voice of Albania”. Në 2020-ën ishte hera e dytë që merrte pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, në kategorinë Neë Artist. Në vitin 2016, Xheisara fitoi statusin për të votuar dhe për t’u votuar nga këngëtarët gjysmëfinaliste. Në shtator 2019, ajo mori pjesë në “Kënga Magjike 2019” me këngën “Si me t’lon”, por që u skualifikua pasi Jonida Maliqi e vlerësoi me buton të kuq.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz perplasja xheisara-jonida shtepia e big brother vip xheisara frisku perplasja xheisara-jonida shtepia e big brother vip xheisara frisku

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale