Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA – Shqipëria dhe Kosova rregjistruan një rimëkëmbje të fuqishme të ekonomisë së tyre pas frenimit që pësuan vitin e kaluar për shkak të pandemisë Covid 19, bëri të ditur sot raporti periodik i Bankës botërore mbi zhvillimet ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Ekonomia shqiptare pritet të rritet këtë vit me 7.2 përqind, ndërsa ajo e Kosovës me 7.1 përqind, një nga nivelet më të larta në rajon, duke u renditur pas Malit të zi, Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i të cilit parashikohet të arrijë në 10.8 përqind.
Shqipëria
Ecuria e aktivitetit ekonomik në Shqipëri mbështetet kryesisht në sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit. Sipas drejtuesit të zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Emanuel Salinas “rritja më e qëndrueshme në sektorë të tjerë është endë një fushë mundësishë për vendin”. Parashikimet e Bankës Botërore janë që rritja të bjerë ndjeshëm në dy vitet e ardhshme, duke u reduktuar në një nivel mesatar prej 3,8 për qind për vitin 2022 dhe 3,7 për qind për vitin 2023. Ecuria e mëtejshme e saj, sipas Bankës Boterore, do të ndikohet dhe nga situata e pandemisë, përfshirë procesin e vaksinimit, i cili në Shqipëri po ecën me ritme të ngadalta, por dhe nga faktorë të tjerë që pritet të ndikojnë të gjithë rajonin, si rritja e çmimeve të energjisë që do të ketë ndikim në ekonomi gjatë muajve në vijim. “Pasiguria mbetet e larte dhe kjo kërkon ndërmarrjen e veprimeve apo kujdes në hartimin e politikave nga ana e autoriteteve”, theksoi zoti Salinas. Shqipëria është gjithashtu një ndër vendet me deficitin fiskal dhe borxhin publik nga më të lartët në rajon.
Sipas Bankës Botërore, rimëkëmbja e shpejtë e ekonomisë ka ndikuar dhe në ujen e varfërisë, niveli i së cilës, pritet të bjerë në kuotat e para pandemisë. Megjithatë, sipas të dhënave të këtij institucioni financiar ndërkombëtar, Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon, me 30.8 përqind, ndërkohë që vendet e tjera janë në kuota ndjeshëm më të ulta.
Kosova
Rritja ekonomike në Kosovë është nxitur kryesisht nga rikuperimi më i fortë se sa pritej në numrin e vizitorëve nga diaspora, rikthimit të besimit të konsumatorit dhe rritjes së nivelit të kredive konsumatore. “Ekonomia e Kosovës po rimëkëmbet me hapa të shpejtë nga pandemia COVID-19, dhe deri në fund të vitit 2021 pritet që prodhimi i brendshëm bruto të tejkalojë nivelin e vitit 2019, megjithatë rreziqet për perspektivën mbeten të larta pasi vendi vijon përpjekjet në luftën kundër pandemisë”, thuhet në raport.
Banka Botërore vlerëson se ndikimin të madh në përshpejtimin e rimëkëmbjes patën edhe kufizimet e pakta në aktivitetin ekonomik, masat mbështetëse fiskale dhe rritja e fortë e kredisë që kanë forcuar konsumin privat.
Sipas Bankës Botërore, rimëkëmbja ekonomike është shoqëruar me rritje të punësimit formal. “Rreth 40 mijë vende pune formale janë evidentuar më shumë se gjatë viteve 2019 dhe 2020 ndërsa numri i punëkërkuesve të regjistruar pësoi rënie më shumë se 30 për qind”.
Por sfidë sipas raportit mbetet rritja e çmimeve të konsumit, i udhëhequr kryesisht nga rritja e çmimeve të importit, ku gjatë këtij viti inflancioni pritet të sillet rreth 3.5 për qind.
Banka Botërore parasheh që gjatë këtij viti eksporti dhe importi i mallrave të shënojë rritje të lartë. Importet pritet të rriten me më shumë se 30 për qind në 2021 për të përballuar rigjallërimin në konsum, eksporte dhe investime ndërsa eksportet e mallrave pritet të rriten me 35 për qind. Deficiti fiskal pritet të ngushtohet ndjeshëm për shkak të përmirësimit të fortë të perfomancës në mbledhjen e të ardhurave publike dhe ngadalësimit në realizimin e investimeve publike.
Sipas Bankës Botërore, sektori financiar po përjeton rritje të lartë të kredive dhe depozitave dhe deri në muajin korrik, rritja e kredive arriti në 12 për qind ndërsa e depozitave 14.5 për qind. Por, rritja aktuale sipas Bankës botërore pritet të ngadalësohet gjatë viteve në vazhdim. Sipas parashikimeve të kësaj banke, Kosova pritet të ketë një rritje ekonomike më të madhe se 4 për qind në periudhën afatmesme, por kjo do të varet nga rrjedha globale e pandemisë dhe menaxhimi i suksesshëm i saj.
Megjithatë, perspektiva është nën kërcënimin e rreziqeve të konsiderueshme të lidhura me COVID-19. “Duke pasur parasysh varësinë e madhe të Kosovës nga vizitat e diasporës, arritja e objektivit të vaksinimit të 60 për qind të popullsisë deri në fund të vitit mbetet e rëndësishme për zbutjen e rreziqeve të lidhura me pandeminë dhe shmangien e rivendosjes së masave të rrepta kufizuese ndaj aktivitetit ekonomik”.
Banka Botërore bën thirrje që Kosova të përshpejtoj reformat ekonomike për të rritur potencialin e saj ekonomik, duke nisur nga përforcimi i qëndrueshmërisë makroekonomike, qeverisjes së shëndoshë, rritjen e produktivitetit të ndërmarrjeve dhe të fermave, rritjen e kapitalit njerëzor dhe nxitjen e eksporteve, konkurrencës dhe investimeve private, veçanërisht investimeve të huaja direkte.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
MBRETËRI E BASHKUAR – Përpunuesi më i madh i ushqimeve të detit në Mbretërinë e Bashkuar po kërcënon të ndalojë furnizimin e peshkut nga Atlantiku ve...
BRUKSEL– Ditën e sotme, në një ceremoni nënshkrimi të organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Ministrat e Mbrojtjes nga 17 vende Aleate ranë dak...
SHBA – Tradicionalisht rezultatet e kërkimeve shkencore publikohen në gjuhën angleze në revista shkencore. Kjo është mënyra e vetme për tu perceptuar nga ...
KOSOVË– Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë aksionit në veri, një person i panjohur ka hedhur gurë në drejtim të një automjeti, ku ndodheshin tre ...
KOSOVË– Edhe pse roli i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK u zbeh pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe vendosjes së misionit të ...
GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi ku një 61-vjeçar ka humbur jetën në tentativë për të shpëtuar nipërit e tij nga...
QIPRO – Kryeministri turk i Qiprios, Ersan Saner, nga Partia e Unitetit Kombëtar (UBP) u tërhoq nga qeveria javën e kaluar, dhe tani po kërkohet të japë ...
SHBA- Një kërkim masiv për Brian Laundrie, të dashurin e 22-vjeçares së gjendur të vrarë, Gabby Petito, mori një kthesë dramatike të enjten pasi FBI-ja n...
KOSOVË– Në Spitalin e Prizrenit, Pejës dhe Vushtrrisë, aktualisht s’ka asnjë pacientë me COVID-19.Lajmi është publikuar në faqen zyrtare Shërbimit Sp...
KOREJA E JUGUT – Mijëra protestues në Korenë e Jugut, të veshur me maska të serialit “Squid Game”, dolën për të kërkuar përmirësim të kushteve...