LIVE UPDATES
Editorial

Borxh i ri, për një të mirë publike, si Shëndeti Publik!

24 Mars 2020, 16:40 Nga DOSJA
Borxh i ri, për një të mirë publike, si Shëndeti

Situata që po kalojmë është e paprecedentë dhe efektet sociale te mos-ndërhyrjes në të njëjtën mënyrë do të mund të jenë po ashtu të paprecedentë. Nga të gjitha analizat e faktorëve në vend dhe të situatës së ekonomisë, që Qeveria ka në tavolinë, një rritje e borxhit publik sot, duket si zgjidhja e vetme për të nxitur ekonominë dhe për të shpëtuar të ardhmen e saj!

E gjithë bota, që këto ditë është përfshirë në këtë luftën me CoVid-19, po ndërmerr masa të jashtëzakonshme për të administruar në një mënyrë sa më të mirë situatën e një pandemie, e cila nëse do të lihej te vepronte në liri të plotë, do të çonte sistemet e shëndetit publik në kolaps të sigurtë dhe në këtë mënyrë do të mund të shkaktonte viktima në shifra të frikshme.

Tashmë është bërë e qartë se e vetmja mënyrë për të vënë në kontroll epideminë virale, është kufizimi i kontakteve njerëzore në jetën e përditshme, ndërsa sistemi shëndetësor trajton rastet, që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Ky kufizim i domosdoshem, kërkon edhe ndërprerje të aktiviteteve ekonomike që gjykohen si jo-kritike për ekonominë e vendit, apo që janë nga ato aktivitete ku kontakti social është edhe më i madh, e për këtë do të duhet të evitohen, ashtu siç kërkon edhe një angazhim të domosdoshëm të atyre sektorëve të ekonomisë që janë kritike dhe për ekonominë e vendit dhe për mbijetesën, gjatë kësaj krize të paprecedentë për disa gjenerata!

Kufizimi i aktivitetit ekonomik ka qartazi një ndikim në evitimin e kontakteve sociale, por nga ana tjetër përbën një ndërhyrje të ashpër e të papritur në jetën ekonomike të një numri gjigand te punonjësve apo edhe ndërmarrjeve në ekonominë e të gjithë vendeve, ku kjo po ndodh.

Praktikisht, me mijëra subjekte tregtare dhe dhjetëra e qindra mijëra punonjës (në rastin e Shqipërisë) janë të detyruar të ndërpresin aktivitetin e tyre në funksion të një çështjeje, që gjykohet më e rëndesishme e më e madhe se sa aktiviteti ekonomik, ku këta punonjës, apo subjekte, janë të përfshira në zinxhirin e ekonomisë së vendit.

Kjo është diçka e dhimbshme për këdo që ndodhet në këto situata, por është gjykuar e domosdoshme për një gjë më madhore, e që është shëndeti publik!

Në këto kushte, qeveritë anë e mbanë globit, janë angazhuar si në frontin e përforcimit të sistemit shëndetësor për përballimin te sfidës që e pret, por njëkohësisht edhe në një përpjekje të paprecedentë për zbutjen e efekteve ekonomike të ndalimit të dhunshëm të ekonomisë së vendit, që është zgjedhur si terapi për zgjidhjen e këtij problemi madhor, të lidhur me shëndetin publik.

Për vetë shkallën e efekteve, që ka në ekonomi ky ndalim i një numri kaq të madh aktivitetesh, edhe ndërhyrja është realisht e paprecedentë!

Dy janë aktorët kryesorë në këtë përpjekje institucionale, që ndikojnë në zbutjen e ndikimit të frenimit të ekonomisë.

Së pari, Qeveria.

Paketat e Qeverive synojnë në radhë të parë që të minimizojë koston sociale të nxjerrjes së papritur nga puna të miliona njerëzve dhe të mbrojtjes së atij vendi pune, me shpresën që në rikthimin e “normalitetit” pas heqjes së kufizimeve, ai vend pune të jetë përsëri i vlefshëm dhe punësimi të vijojë. Këto masa parashikojnë subvencion direkt për përballimin e pagës së punonjësve deri në 70-80% të pagës mesatare, me kushtin që punëdhënësi të kontribuojë për pjesën tjetër të pagës. Kjo masë, krahas efektit social të menjëhershëm, ka qëllim që të ruajë maredhënien e punës, me synimin e një rifillimi sa më të shpejtë të ngritjes, pas kalimit të emergjencës.

Së dyti, ka një seri instrumentash, që shkojnë në drejtim të mbështetjes së sipërmarrjes, në mënyrë që kjo të ketë hapësirë financiare për të përballuar situatën aktuale dhe për të mbijetuar në këtë krizë të paprecedentë dhe në kushtet e ndalimit të sforcuar, për këtë kauzë publike. Këto instrumente fillojnë me subvencione për mbajtjen e aktivitetit hapur, garanci sovrane për financime likuiditeti, apo heqje taksash.

Se treti, kanë një element të politikës sociale të shtetit në ruajtje të grupeve më të brishta të shoqërisë, me grante apo  subvencione direkte apo heqje/shtyrje detyrimesh, për të zgjidhur problematikën e secilit prej këtyre grupeve, në kushtet e veçanta të kësaj krize.

Paketat mbështetëse arrijnë në shumë raste në rreth 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për disa shtete, si në rastin e Gjermanisë, teksa të gjitha vendet e BE-së kanë marrë bekimin e Komisionit Europian që të pezullojnë “Paktin e Stabilitetit”, duke mundësuar rritjen e deficitit përtej kufirit prej 3% të PBB-së, për të bërë “çfarëdo që është e nevojshme” – “whatever it takes” në përballimin e kësaj situate të jashtëzakonshme.

Së dyti, Bankat Qendrore.

Këto janë angazhuar kryesisht në funksion të politikës monetare të tyre në ndihmë të ekonomise dhe të mirëfunksionimit të sektorit financiar të ekonomisë.

Në kushtet kur interesat janë në nivele të ulëta është vështirë që Bankat qendrore të bëjnë më shumë në aspektin e reduktimeve të mëtejshme të tyre.

Kështu që aksioni kryesor është në programe lehtësimi sasior- QE (shkurtim i Quantitative Easing) ose ndryshe të injektimit monetar në ekonomi, kundrejt blerjes së titujve nga Bankat e sistemit duke iu krijuar këtyre likuiditet, që të kanalizohet në ekonominë reale. Në disa vende, kjo parashikon edhe blerje direkte të Bondeve të emërtuar nga Qeveritë në këtë fazë kur iu duhet të financojnë programet në mbështetje të ekonomisë.

Një diçka tjetër e rëndësishme është një lehtësim i përkohshëm në aspektin e kërkesave të provigjonimit të kreditit ndaj klientelës nga ana e Bankave të sistemit, në mënyrë që të lejojë për një periudhë të përkohshme që të ketë një zbutje të kushteve të Bankave ndaj këtyre klientëve, që gjenden në vështirësi për arsye të kufizimit apo të ndërprerjes së papritur të aktivitetit të tyre ekonomik.

Po në Shqipëri, ç’po ndodh?

Qeveria shqiptare ka publikuar disa masa paraprake për mbështetjen e ekonomisë, që arrijnë në total në rreth 1.6% të PBB-së (dy masat kryesore janë mbështetje për biznesin e vogël prej 65 milionë dollarë, dhe një fond garancie prej 100 milionë dollarësh për mbështetje me likuiditet për operimin ndaj bizneseve të mesme e të mëdha si dhe falje të kamatëvonesave për energjinë dhe rritje të shpenzimeve për shëndetësinë).

Nëse kjo do të jetë konceptuar si një paketë e parë për ndikimin e menjëhershëm të krizës, ndoshta do të mund të ishte një diçka, që do të lehtësonte efektin e ndalimit fillestar të ekonomisë, por nevoja për mbështetje financiare për të zbutur pasojat sociale të humbjes së qindra mijëra vendeve të punës, apo të mijëra ndërmarrjeve, që kanë ndalur punën, do të jetë shumë, shumë më e madhe.

Kështu që me shumë gjasë kjo paketë e parë do të duhet të ndiqet nga një paketë e dytë, e cila do të duhet të jetë më e madhe, shumë më e madhe nga kjo e para. Ndoshta nuk do të mund të jenë sa Gjermania, ku mbështetja e parashikuar arrin në 10% të PBB-së, por edhe sikur t’i afrohej këtij raporti, nuk do të ishte as çudi e as e gabim, por në asnjë rast nuk mund të jetë thjesht 1.6% e GDP, në një kohë kur ndërprerja e marrëdhënieve ekonomike përfshin jo më pak se rreth 50% të ekonomisë së vendit.

Banka e Shqipërisë.

Ndërhyrja në normën e interesit. Banka e Shqipërisë me shumë gjasë, në mbledhjen e radhës do të bëjë hapin e saj në ulje të interesit bazë, duke e dërguar këtë në nivelin më të ulët historik që Leku ka përjetuar ndonjëherë në këto 30 vjet të ekonomisë së tregut.

Lehtësimi i përkohshëm i politikës së provigjonimit nga Bankat tregtare. Banka e Shqipërisë, gjithashtu që javen që kaloi, e bëri një lehtësim të parë në lidhje me provigjonimet për pozicionet kreditore të subjekteve të goditura nga kriza, gjë që i lejon Bankat të marrin në këtë periudhë tranzitore një pozicion më tolerant me klientët e tyre. Kjo i lejon këta klientë që të përdorin paratë, të parashikuara për shlyerje e kësteve të kredisë, në likuiditet për të mbështetur efektet e menjëhershme të situatës. Qartazi, këtë veprim e bëri me kujdesin e natyrshëm që të mbrojë bankat tregtare në këtë periudhë, që këto të mund të jenë aktore të fuqishme në fazën e ngritjes së ekonomisë pas mbarimit të emergjencës shëndetësore.

Blerja e titujve të Qeverisë në treg. Banka e Shqipërisë e ka patur më të vështirë financimin direkt të Qeverisë, përveç transferimit vjetor të rezultatit, por ndoshta është rasti për një ndërhyrje me aktive në mbështetje të plotësimit të kërkesës së Qeverisë në programin e saj të emetimeve të Obligacioneve apo Bonove te Thesarit në këtë periudhë. Në skenarin kur Qeverisë do t’i duhet të rrisë realisht shumë nivelin e emetimeve, me siguri do të duhet një ndërhyrje e tillë, që të mundësojë plotësimin e nevojave të saj në këtë situatë.

Por, ku mund të gjenden paratë?

Qeveria e ka bërë një përpjekje të parë për të financuar ndërhyrjen e saj të parë në ekonomi, duke bërë rishikim e buxhetit. Është e qartë se vetëm me rishikimin e buxhetit nuk do të arrijë të mbështetet ekonomia. Jo vetëm që rishikimi duket jo realist e me shumë gjasë të ardhurat e parashikuara pritet të rezultojnë shumë më të ulëta sesa në buxhetin e rishikuar, por edhe shpenzimet, si në funksion të administrimit në kushtet e krizës, por edhe sidomos ato të mbështetjes së ekonomisë do të jenë shumë, shumë më të mëdha.

Në këto kushte, qeveria nuk ka pse i shmanget apo druhet një Rritjeje të Borxhit Publik!

Aktet që Qeveria ka ndërmarrë për ndërprerjen e funksionimit normal të ekonomisë dhe uljes së kontaktit social janë masa ekstreme të detyruara, në funksion të ruajtjes së shëndetit publik!

Kjo duket të jetë e vetmja mënyrë që do të lejonte një administrim të krizës, duke mbajtur gjallë zinxhirin e ekonomisë tani e në këto kushte, që të mund të rikthehet shpejt në eficiencë dhe të rritet, pas mbarimit të kësaj situate.

Pra borxh publik, qoftë edhe me kontribut të Bankës së Shqipërisë për blerjen e obligacioneve, me qëllim që të mundësojë financimin e pagave e konsumit gjatë bllokimit të ekonomisë.

Një rritje e Borxhit mbi 70% nuk do të ishte e panjohur për Shqipërinë, që ka parë nivele dhe në 74% të PBB-së, në kohën kur bënte investime të mëdha, apo planifikonte shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Situata që po kalojmë është e paprecedentë dhe efektet sociale te mos-ndërhyrjes në të njëjtën mënyrë do të mund të jenë po ashtu të paprecedentë.

Nga të gjitha analizat e faktorëve në vend dhe të situatës së ekonomisë, që Qeveria ka në tavolinë, një rritje e borxhit publik sot, duket si zgjidhja e vetme për të nxitur ekonominë dhe për të shpëtuar të ardhmen e saj!

Nuk ka pse të ketë kompleks për ta bërë këtë, pasi po e bën për një nje mision që askush nuk po e vë në dyshim, atë të mbrojtjes së shëndetit publik!

Marrë nga:Monitor.al

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial banksa e shqiperise koronavirusi banksa e shqiperise koronavirusi

Sondazh

Poll
Editorial 20 Mars 2020, 17:19

Epidemia, ekonomia dhe plani i qeverisë

TIRANË– Kush kerkon shpetim biznesesh, apo pagesen e qerave te biznesit me fondet e buxhetit duhet te kete te qarte dicka. Kjo nuk eshte kohe per te shpetu...

Editorial 16 Mars 2020, 20:04

Jeta e njerëzve apo fitimet e koncesioneve

TIRANË– Koncesioni i Chek Up-it duhet te riadresuar urgjentisht per te perballuar epidemine e virusit. Buxheti i ka paguar koncesionarit 8 milione eu...

Editorial 16 Mars 2020, 11:43

ANALIZA: Fati i Europës është vulosur tashmë

Gjithçka që mund të zbulojmë për koronavirusin ka po aq rëndësi sa gjithçka që mund të zbulojmë për fatkeqësitë natyrore. Tani është kuptuar gjerë...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale