LIVE UPDATES
Bota

Bandat nga Ballkani kryesore në tregtinë globale të drogave të paligjshme

4 Nëntor 2019, 11:46 Nga DOSJA
Bandat nga Ballkani kryesore në tregtinë globale të drogave

Më 2 shtator të këtij viti, pranë arkipelagut të Azores në mes të Atlantikut, policia spanjolle kapi një varkë me vela të quajtur “Seascape” që nuk kishte as flamur e as dokumente regjistrimi, por 800 kilogramë kokainë. Rreth 4,000 kilometra më larg, në Serbi, njerëzit nuk u habitën shumë nga lajmet se midis të arrestuarve në anije ishte edhe një serb.

Policia spanjolle tha se anija ishte rrugës nga Amerika e Jugut për në Europë. Policia serbe pretendoi meritat për këtë, duke thënë se operacioni “Baluma” ishte ndërmarrë bazuar në gjetjet e inteligjencës serbe. Kjo nuk ishte kapja e parë me drogë me rrënjë në Ballkan dhe nuk do të jetë as e fundit.

Agjencitë e zbatimit të ligjit thonë se bandat e sofistikuara kriminale nga rajoni tani kanë qasje të drejtpërdrejtë te drogat e paligjshme në burim dhe në portet kryesore të Amerikës së Jugut dhe Europës. Këto banda janë rritur në rrjete moderne kriminale me shtrirje globale dhe, sipas Europol, vlerësohet të jenë pas “të paktën 30 për qind” të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.

Dhe nuk është vetëm kokainë. Europol tha për BIRN se kriminelët në Ballkan ishin gjithashtu të përfshirë në trafikimin e “heroinës, marijuanës, ndonjëherë edhe drogës sintetike”. Tejal Jesrani, një oficer hulumtues në Zyrën për Drogë dhe Krim të Kombeve të Bashkuara, UNODC, tha që kriminelët e organizuar në Ballkan ishin prodhues të kanabisit dhe drogave sintetike, kontrabandues të kokainës, heroinës dhe kanabisit dhe tregtarët kryesisht të kanabisit në tregun e brendshëm.

“Kriminelët e organizuar në Ballkan veprojnë në të gjitha nivelet e aktiviteteve kriminale, nga shefi deri te korrieri i nivelit të ulët”, tha Jesrani për BIRN. Dhe korrupsioni i rrënjosur thellë që është tepër i zakontë në shtetet në të gjithë rajonin thjesht e ndihmon këtë gjë. “Pa përfshirjen aktive të autoriteteve lokale, asnjë prej këtyre aktiviteteve nuk do të vazhdonte”, tha Jesrani. “Hulumtimi ynë tregon se korrupsioni është sistematik në të gjitha nivelet e qeverisë.”

Shpërndarja globale

Para të konfiskuara gjatë operacionit “Familia”. Foto: Europol.

Që nga gushti i vitit të kaluar, përveç konfiskimit në Azores, qytetarë të shteteve të Ballkanit janë arrestuar për trafik droge me avion privat në Europë dhe Azi, me anije mallrash në Shtetet e Bashkuara, në autobote karburantesh në një anije me flamur panamez që nisej nga Ishujt Kanarie drejt Turqisë dhe me varkë përtej Detit të Zi.

Në korrik, një operacion i përbashkët amerikano-europian vuri nën shënjestër një kartel nga Ballkani që trafikonte kokainë nëpër botë me avion privat. Operacioni “Familia” solli 16 arrestime – 11 në Europë dhe pesë në Azi – dhe konfiskimin e më shumë se një ton kokainë dhe dy milion euro në para të thata.

Hetimi u nis dhe u drejtua nga policia dhe prokurorët në Kroaci, përfshirë autoritetet në ish-republikat jugosllave të Serbisë dhe Sllovenisë, si dhe Republikën Çeke, dhe përfundimisht u krye nga agjenci në tre kontinente – Europë, Azi dhe Amerikën e Jugut.

“Hetimi zbuloi se trafikantët në Ballkan nuk vepronin vetëm në Europë dhe Amerikën e Jugut, ku përgatitën disa fluturime nga një kontinent në tjetrin midis vitit 2018 dhe 2019, por edhe në Azi, ku ata lehtësuan dhe koordinuan trafikun detar të sasive e shumë kilogramëve kokainë, kryesisht në Hong Kong dhe Makao”, tha Europol në një njoftim për shtyp më 25 korrik. Rrjeti kriminal, tha ai, kishte bashkëpunëtorë dhe kontakte në të gjithë globin, nga Australia deri në Kosta Rika, nga Franca deri në Malajzi, nga Serbia deri në Uruguaj.

Autobote karburanti

Gjithashtu në korrik, autoritetet amerikane kapën anijen Gayane, në pronësi të kompanisë globale të anijeve MSC, pasi gjetën 20 tonë kokainë në bord me vlerë rreth 1,3 miliardë dollarë, konfiskimi më i madh i kokainës në historinë 230-vjeçare të Agjencisë së Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve të SHBA-së.

Nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit të arrestuar, tre ishin shtetas malazezë. Njëri prej tyre, Nenad Iliç, ishte i pari që u padit në shtator, i akuzuar për komplot për shkeljen e ligjeve detare për kontrabandë droge. Në gusht të vitit të kaluar, policia italiane tha se 11 malazezë kishin tentuar të kontrabandonin përtej Mesdheut 20 tonë hashash me një vlerë të vlerësuar prej 150-200 milionë eurosh.

Droga ishte fshehur në autobote karburanti në anijen me flamur panamez “Remus”, e cila ishte nisur nga Ishujt Kanarie në drejtim të Turqisë. Pastaj në mars, policia rumune arrestoi dy shtetas serbë në lidhje me zbulimin në brigjet e Detit të Zi të më shumë se një ton kokaine të një cilësie të lartë me vlerë rreth 300 milionë euro dhe që kishte si destinacion të gjithë vendin.

Duke ilustruar profilin global të rrjeteve të tilla, kur kontrabandisti i kokainës Darko Sariç u dorëzua para autoriteteve serbe në vitin 2014, policia zbuloi se agjentë të sigurisë nga Serbia dhe 15 vende të tjera kishin ndjekur lëvizjet e Sariçit dhe ato të bashkëpunëtorëve të tij për 270 ditë. I akuzuar për kontrabandë të më shumë se pesë tonëve kokainë dhe pastrim të të paktën 22 milionë eurove, Sariç u dënua në dhjetor të vitit të kaluar me 15 vjet burg pas një sage gjyqësore katër vjeçare të shoqëruar nga shtyrje të përsëritura.

Evolucion

Infografika: BIRN.

Europol tha se rrjetet kriminale në Ballkan kishin evoluar gjatë dekadës së fundit. “Gjatë kësaj kohe, grupet kriminale në Ballkan janë rritur në rrjete kriminale moderne dhe dinamike që operojnë në Europë, Amerikën Latine dhe në pjesë të tjera të botës”, tha për BIRN agjencia. Ato përfshijnë anëtarë kryesisht nga Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia dhe ndonjëherë Maqedonia e Veriut, dhe aktivitetet e tyre shtrihen edhe deri në kontrabandën e njerëzve.

“Me kontrabandën e emigrantëve, ata janë kontrabandistë dhe emigrantë”, tha Jesrani, duke shtuar se këta të fundit ishin zakonisht shqiptarë që përpiqeshin të arrinin në Britani dhe pjesë të tjera të Europës Perëndimore. “Rruga ballkanike e drogës është shumë e njohur dhe hulumtuar”, tha Jesrani. “Për kontrabandën e emigrantëve është Turqia, Greqia, Shqipëria ose Maqedonia e Veriut deri në Serbi ose Bosnjë dhe më pas drejt Europës Perëndimore. Kalimi Turqi-Greqi bëhet nëpërmjet Detit Mesdhe ose lumit Evros.”

Ndërsa për shqiptarët nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit, Europol tha se ata konsideroheshin si prodhuesit kryesorë të kanabisit, si dhe trafikantë heroine. Në tetor, Daily Mail raportoi se, pas arrestimit të 12 anëtarëve të një bande shqiptare të drogës, policia në Londër dërgoi u dërgoi njerëzve 2,000 mesazhe, numrat e të cilëve u gjetën në dy telefona të sekuestruar gjatë arrestimeve, duke u ofruar atyre ndihmë për të luftuar varësinë nga droga.

Europol tha se fakti që grupet kriminale në Ballkan ishin në gjendje të siguronin kokainë pranë ose direkt në burim, kjo e kombinuar me depërtimin e tyre në portet kryesore, do të thotë se ata ishin në gjendje të kontrollonin furnizimin e kokainës nga fillimi deri në fund.

Ata gjithashtu kanë krijuar lidhje me të ngjashmit e Italisë me bazë në Kalabri, Ndrangheta dhe Camorra e Napolit dhe dihet se bashkëpunojnë me kriminelë në Bullgari, Spanjë, Portugali, Holandë, Belgjikë, Rusi, Marok, Turqi dhe vende të tjera.

Kontrabanda e emigrantëve

Tradicionalisht, heroina dhe kanabisi udhëtojnë nëpër gadishullin Ballkanik nga lindja në perëndim, ndërsa kokaina vjen kryesisht përtej Atlantikut, ndonjëherë edhe nga përtej Paqësorit. “Të gjitha llojet e drogave të trafikuara nga bandat e krimit të organizuar në Ballkan synojnë kryesisht BE-në dhe/ose tregjet rajonale të drogës”, tha tha Europol. “Sa i përket kokainës në mënyrë specifike, ngarkesat ndonjëherë kanë si destinacion tregje të tjera, si ato aziatike dhe australiane.”

Europol tha se ishte e vështirë të llogaritej vlera e drogave të kontrabanduara nga bandat ballkanike, por se, “vetëm në lidhje me kokainën, bandat ballkanike të krimit të organizuar besohet se janë përgjegjëse për të paktën 30 për qind të trafikut të përgjithshëm drejt Europës. Por ky është vetëm vlerësim dhe nuk është një shifër e saktë.” Ndërsa disa celula të krimit me bazë në BE janë të specializuara në marrjen e dërgesave të kokainës të sjella në brigjet e Europës, inteligjenca sugjeron se kriminelët e Ballkanit “shfrytëzojnë sistematikisht” një sërë metodash transporti, tha Europol, nga transportuesit e kontejnerëve deri te varkat e peshkimit, nga avionët privatë deri tek aeroplanët e ngarkesave.

Sipas studimit të UNODC, vendi i Ballkanit Perëndimor me numrin më të madh të dënimeve për krimin e organizuar është Maqedonia e Veriut. Por secili vend preket në mënyra të ndryshme, tha Jesrani. “Për shembull në Shqipëri, prodhimi i drogës është forma më e përhapur e krimit të organizuar. Në Bosnjë është trafikimi i armëve të zjarrit. Në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, është shoqatë kriminale (formimi i grupeve të krimit). Në Maqedoninë e Veriut, është kontrabanda e emigrantëve.”

(Marrë nga BIRN)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni bandat nga ballkani trafiku i armeve bandat nga ballkani trafiku i armeve

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës