LIVE UPDATES
Politike

Balliu: Ai që qëlloi me armë hotelin në Pogradec eksponent i PS-së, ka zgjedhur deputetë, i kapur me 100 mijë euro për v

12 Gusht 2020, 20:25 Nga DOSJA
Balliu: Ai që qëlloi me armë hotelin në Pogradec eksponent i

TIRANË– Në një intervistë për RTV Ora, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu komentoi edhe të shtëna me armë drejt një hoteli në Tushemisht.

Balliu tha se personi që shtiu me armë drejt hotelit është një eksponent i PS-së dhe është kapur në kohën e zgjedhjeve me 100 mijë euro për të blerë vota.

Balliu:  Rasti i fundit në Pogradec është një akt i krimit të organizuar. Jo vetëm u sulmua një person, që duhet hetuar, por aty u rrezikuan jetët e qytetarëve me 100 plumba. Krimi i organizuar ka arritur deri në atë arrogancë sa nuk pyet se kush vdes. Këtë e ka bërë Ilirian Berberi  që e ka ndërruar emrin. Ai është i njohur në Pogradec dhe është eksponent kryesor i PS-së qysh në kohën e Artan Shkëmbi. Ky është kapur në kohën e zgjedhjeve me 100 mijë euro në makinë për të blerë vota dhe u arrestua, por e nxorën nga burgu për 2 ditë. Ai akuzohet për gjobëvënie dhe plagosje. Sa herë ka fushata ne e shohim përballë, ai ka kërcënuar edhe eksponentë të opozitës. Si ka mundësi që rri jashtë burgut? Kjo sepse ky i ka bërë deputetët e PS-së në Pogradec qysh nga viti 2005. Ky e drejton de facto bashkinë e Pogradecit.

Për Balliun, nuk ka pasur ndonjëherë skandale si ajo e dosjet 339 para se Rama të shkelte në kryeministri dhe nuk ka pasur ndonjëherë banditë që takohen me kryeministrin.

Balliu:  Kurrë nuk ka pasur dokumente tronditëse për çdo skandal. Nuk ka pasur ndonjëherë para se Rama të shkelte në kryeministri dosje 339, nuk ka pasur ndonjëherë banditë që takohen me kryeministrin. Ramës shumë deklaratat nuk i merren për bazë, se i ka efekt nga ato që ai pi dhe ndonjëherë si efekt i frikës, sepse e sheh që ndëshkimi i tij është i pashmangshëm. Nuk e mbron dot atë pushteti i vjedhur nga pushteti i vërtetë i sovranit. Kësaj partia do t’i ngelet që të përballet me drejtësinë. Edhe Rama do të përballet me drejtësinë sepse po bashkëpunon me njerëzit e krimit dhe po e kthen vendin si Kolumbi të Evropës që diskutohet t’i kthehen vizat e për të mos e pranuar në tavolinë për negociatat.

Balliu shtoi se rrotacioni është i pashmangshëm se Rama ka mbushur xhepat e tij dhe të njerëzve të tij, ndërsa qytetarët nuk kanë pasur rritje rrogash.

Balliu:  Rrotacioni është i pashmangshëm se Rama ka mbushur xhepat e tij dhe të njerëzve të tij, ndërsa qytetarët nuk kanë pasur rritje rrogash, por vetëm rritje taksash. Ne do të kemi një mbështetje plebishitare për të rrëzuar Ramën. Do të jetë detyra e kryeministrit Basha për ta nxjerrë vendin nga tuneli i krimit dhe korrupsionit. Rama mendon se këto gjëra do të harrohen për këto krime, por koha nuk harron. Ne jemi sot më gati se kurrë për të qeverisur vendin sepse kemi një plan konkret ekonomik dhe do të kthejmë në normalitet vendin.

Marrë nga OraNews

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klevis balliu klevis balliu

Sondazh

Poll
Politike 12 Gusht 2020, 08:42

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka deklaruar se lufta me koronavirusin fitohet në territor. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ish-minist...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet