Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Balla paralajmëron shtrëngime në ligjin e dekriminalizimit, Hajdari: Fajin e keni ju!
2 Shtator 2019, 17:35Nga DOSJA
TIRANË– Lajmi për ndryshime në ligjin e dekriminalizimit ka nxitur debat mes kreut të grupit të PS-së, Taulant Ballës dhe deputetes së PD-së, Rudina Hajdarit.
“Rasti i Shkodrës na bën të jemi të vetëdijshëm se kuadri i plotë nuk është ende i plotë. Zoti Rama nën cilësinë e deputetit do të depozitojë amandamente për shtrëngime në verifikimin e figurave. Mirëpresim çdo propozim për të pasuruar këtë nisëm për forcimin e rrjetës në kapjen e personave me të shkuar problematike,”-tha Balla.
Pas fjalës së Ballës, Rudina Hajdari tha se fajin nuk e kishte ligji, por PS-ja, e cila kishte futur në politikë njerëz me të shkuar të dyshimtë.
“Duhet të ndryshojmë bashkëkryetarin që komisioni të ketë kredibilitetin e duhur. Nëse do të flisni për shkaqet e sistemit duhet të shikoni se çfarë ka ndodhur sot në Shqipëri. Pse mendoni se e ka fajin ligji, që duhet të bëhet më i fortë, por jo ju, që e zgjodhët. Jeni ju ata që i sillni ata njerëz këtu në parlament. Nëse kreu i PS-së, PD-së, apo LSI-së do të vijojnë që të kenë dorë në partitë e tyre, ju do të vijoni që të sillni njerëz të tillë” tha ajo.
Kuvendi i Shqipërisë ka rinisurpunimet plenare ditën e sotme. Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla njoftoi se kryeministri Edi Rama do të dorëzojë një amandament për shtrëngime në ligjin e dekriminalizimit. Në 12 shtator pritet të rrëzohen 4 dekrete të Metës, teksa që nesër do të nisë shqyrtimi formal në komisionet parlamentare.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka mbajtur fjalën e saj në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar. Teksa fliste në lidhje me rastin e kandidatit të ...
Politike 2 Shtator 2019, 17:14
TIRANË– Deputetët dhe ministrat kanë mbërritur në Kuvend pasditen e sotme për nisjen e seancës së parë Parlamentare në sesionin e ri. Me makina luksi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të depozitojë një amendament në Kuvendin e Shqipërisë për shtrëngime në ligjin e dekriminalizimit.Lajmi u bë i ditur nga n...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka dalë hapur kundër strategjisë së ndjekur nga Lulzim Basha dhe mbështetësve të tij. Në nj...
TIRANË– Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari në fjalën e saj në foltoren e Kuvendit ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe Monika Kryem...
TIRANË– Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi iu përgjigj nga foltorja e Kuvendit ftesës së kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për të...
ITALI– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale” ku edhITALI– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë n...
DURRËS– Jep dorëheqjen drejtoresha e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Durrës, Drita Zeneli. Siç njoftoi Dosja.al në një shkrim të datës 17 gusht, pres...
TIRANË– Deputeti i PS-së, Ditmir Bushati ka përshendetur një vjetorin e themelimit të Komunës së Tuzit në Malin e Zi.Me anë të një postimi në Facebook, ish...