"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Babai më vdiq, kam në rrezik fëmijët”, gazetari thirrje Blendi Klosit: Është përhapur kanceri nga ajri i ndotur, mer
8 Nëntor 2019, 06:39Nga DOSJA
Tiranë- Gazetari Aldi Kozaria ka reaguar së fundmi ndaj ndotjes së ajrit që është prezente në qytetin e Elbasanit. Ai ka theksuar çdo natë, ajri rëndohet nga ndotjet që prodhojnë kompanitë në Bradashesh e Kusarth të Elbasanit dhe i bën thirrje ministrit të Mjedisit, Blendi Klosit që të marrë masa.
Ndër të tjera Kozaria ka treguar se për këtë shkak ka humbur jetën babai i tij.
“23 vite më parë i dashur minister babai im ndërroi jetë nga helmi e ndotja, por këtë jetë të humbur po jua fal të paktën në këmbim që të shpëtoni të tjerat. Nuk do doja të kisha të tjera tragjedi në familje, nuk mund t’i përballoj dot, sikundër nuk dua që në qytetin tim i dashur ministër të ketë vdekje si pasoje e ndotjes. I nderuar, a e dini Ju që në Elbasan një nënë e re 24 vjeçare me profesion infermiere ndërroi jetë për pak javë, ndërsa një tjetër la një vajze të vogël vetëm se u diagnostikua me tumore vetëm 1 vit pas martesës.”, shprehet ndër të tjera ai.
Reagimi i plotë:
Leter e Hapur I nderuar Zoti ministër, Quhem Aldi Hilmi Kozaria, jam babai i tre fëmijëve dhe jetoj në kërthizë të Shqipërisë, në Elbasan. Nuk e ndërroj kurrë këtë qytet sepse paraardhësit e mi ngritën flamurin në këtë qytet, pinjolli i asaj familjeje jam. Çdo natë në darkë kur kaloj tek Zona Industriale ndihem aq keq, sa që detyrohem te mbyll xhamat e makinës, të mos marr frymë, të vendos bluzën si maskë tek hunda e tek goja dhe e a dini pse? Sepse Ju nuk doni t’ia dini më për këtë qytet, që po e leni të vdesë çdo dite nga ajri i ndotur që prodhojnë kompanitë në Elbasan, në Bradashesh e Kusarth. Sa e rëndësishme qenka per Ju ajo karrige që jua kemi dhënë ne Populli. Do të doja që bashkë me familjen tënde I dashur Z Minister të vije një natë në Elbasan kur nuk ndizen filtrat, do isha i sigurtë që fëmijet e tu do të thonë atë që ne na thonë femijët tanë “- Babi cfarë është kjo erë kaq e e rëndë?”. Ndaj I dashur, reflekto dhe bëj detyrën që të kanë mandatuar. 23 vite më parë i dashur minister babai im ndërroi jetë nga helmi e ndotja, por këtë jetë të humbur po jua fal të paktën në këmbim që të shpëtoni të tjerat. Nuk do doja të kisha të tjera tragjedi në familje, nuk mund t’i perballoj dot, sikundër nuk dua që në qytetin tim i dashur ministër të ketë vdekje si pasoje e ndotjes. I nderuar, a e dini Ju që në Elbasan një nënë e re 24 vjeçare me profesion infermiere ndërroi jetë për pak javë, ndersa një tjetër la një vajze të vogël vetëm se u diagnostikua me tumore vetem 1 vit pas martesës. Ka edhe shumë të tjerë që janë katandisur rrugëve të botës në Itali a Gjermani me shpresën për të kryer Kimioterapi e për të luftuar kancerin e poshter. Reflektoni vetëm pak për sa ju shkruajta më lart. Është thirrja e një prindi, e një biri dhe e një qytetari. #Julutem mos e shisni shendetin tone.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Në emisionin “Opinion” këtë të enjte janë transmetuar dy materiale audio që tregojnë se si është kryer operacioni për lirimin e 11-vjeçari Alvin ...
Tiranë- Për atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja Policia është prej ditësh në aksion për kapjen e autorëve. Nga ky atentat humbi jetën shoferi i prokurorit An...
TIRANË– Gazetari Spartak Koka ka zbuluar se personi i radhës që do të vihet në pranga në lidhje me atentatin ndaj Arjan Ndojës është kundërshtari i betuar ...
TIRANË– Analisti Arjan Vasjari bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në Neës24, teksa komentoi atentatin nd...
TIRANË– Avokati i Pëllumb Muharremit, i njohur ndryshe si “Rrumi” ka reaguar për herë të parë gjashtë ditë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja....
VLORË- Policia dhe FNSH-ja ka ndërmarrë një aksion blic për kapjen e autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët janë përfshirë në atentatin ndaj prok...
TIRANË- Tentativa për të vrarë prokurorin Arjan Ndoja mori një kthesë tjetër pasi Top Channel duke iu referuar burimeve nga hetimi raportoi se në makine ja...
TIRANË- Prokuroria për krime të rënda ka marrë në duar disa nga dosjet gjyqësore të mbivendosjes së pronave në Durrës, ku janë të përfshirë edhe emra të nj...
TIRANË– Xhisiela Maloku, e njohur publikisht si ish-e dashura e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, ka publikuar një mesazh t...