Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Andi Duraj, avokati i Henri Çilit është shprehur se klientit të tij dhe të arrestuarve për dosjen “Mezhgorani” u janë shkelur të drejtat në momnetin që janë arrestuar. I ftuar në “Top Show”, Duraj tha se përgjimet e paraqitura në gjykatë janë të jashtëligjshme pasi janë pjesë e një komunikimi mes avokatit dhe klientit dhe nuk mund të përdoren kurrsesi në këtë formë. Përsa i përket takimit me zyrtarin e lartë, Duraj tha se nuk ka ndodhur kurrë një gjë e tillë dhe se shpreson që edhe vetë institucionet të kenë bërë një keqkuptim me deklaratat.
“Kanë qenë dy avokatë që janë arrestuar. Janë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e mbrojtësve. Është kontrolluar zyra pa prokurorin. Madje edhe përgjimet konsiderohen si përgjime mes avokatit dhe klientit dhe nuk konsiderohet apo përdoret si provë. Janë të ndaluara me ligj. Ky është vetëm fillimi i shkeljeve. Akuza e parë ishte mashtrimi, arrestohen edhe mashtruesi dhe i mashtrueri. U arrestua e gjithë zyra ligjore dhe këtu fillon paradoksi. Paradoksi i dytë është ushtrimi i ndikimit të paligjshëm. Të gjithë mund të mbajnë përgjegjësi për ushtrim ndikimi të paligjshëm, vetëm avokati jo. O do akuzohet për korrupsion ose s;ka vepër penale. Sepse, ku do ta ushtronte këtë ndikim? Çdo avokat mund të bëjë takime dhe ndërmjetësim, por nuk ka ndodhur. Takimi me funksionarin e lartë të drejtësisë nuk ka ndodhur, shpresoj të jetë një pakujdesi,“- tha Duraj.
Dosja “Mezhgorani” tashmë është në duart e SPAK, pasi pas dhënies së masave, Gjykata e Përmetit shpalli mos kompetencë. Gjykata e Përmetit dha masën “në detyrim paraqitje” për Henri Çilin, Bekim Shkupin. “Detyrim paraqitje” u dha edhe për dhjetë persona të tjerë, mes tyre noterja Shpresa Gjoçaj dhe dy vajzat, Kristina Bashi dhe Kejsi Meço. Në burg u lanë 16 persona.
Por pse u bë operacioni “Mezhgorani”, dhe cilat ishin akuzat?
Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e së enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 28 persona të tjerë. Botuesi u akuzua për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Po kështu e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dy ditë më parë. Një ditë më parë gjatë seancës gjyqësore, Çili është shprehur para gjyqtarit se përgjimet e publikuara si provë në Gjykatë janë të vërteta dhe janë bërë në studion e tij ligjore, të cilën e përdor për ndërmjetësim, dhe bisedat janë bërë Brenda natyrës së punës. Ndërsa për kunatin, Çili është shprehur se ai duhet të mbajë vetë përgjegjësi për shkeljet e veta ligjore, nëse ka bërë. Gazmir (Enri) Ajdinaj, kunati i Çilit është arrestuar dhe është lënë në burg disa ditë më parë, pasi gjatë kontrollit iu gjet eksploziv.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Në këtë dokumentar Top Story sjell përmes dokumenteve ekskluzive historikun e konfliktit për mijëra hektarë tokë që i mori jetën gjyqtarit.Kjo që shihni, është ...
Top Story, ka siguruar të dhëna ekskluzive nga dosja hetimore rreth provave dhe dëshmive që hedhin më shumë dritë rreth ngjarjes. Referuar dosjes, i pari person...
Ishte data në 9 shtator e vitit 2011. Atë mëngjes, gjyqtari i ri Skerdilajd Konomi ishte me mjaft nxitim për në punë. Ishte një ditë e ngarkuar me disa gjyqe.Mj...
GREQI– 19 vjeçari nga Shqipëria, Marino Zërellari është arrestuar pasi akuzohet në Greqi për vjedhje. Ai u arrestua pasditen e 27 shkurtit nga oficerët e...
TIRANË– Gjyqtari Sokol Sadushi, i cili u shënjestrua nga Partia Demokratike si zyrtari i lartë që ka mbetur i pazbuluar nga Porkuroia në lidhje me dosjen “...
ITALI– Italia është bërë edhe vatra më e madhe në Europë ku ka shpërthyer koronavirusi vdekjeprurës. Sipas mediave vendase në të gjithë Italinë janë regjistruar...
BRITANI E MADHE- Lekë Prendi, 39-vjeçari i dënuar me 21 burg për një vrasje të kryer në vitin 2000, do të ekstradohet më në fund drejt Shqipërisë. Shqipt...
TIRANË– 49 Shqiptarë mes tyre familje me fëmijë janë riatdhesuar në vendin e tyre. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 44 prej tyre ndodheshin në Francë, n...
ITALI- Dy shqiptarë, njëri nga Kosova, përkatësisht 33 e 35 vjeç, janë arrestuar në Colli al Metauro, në Itali, pasi akuzohen për shitje kokaine.(functio...
AUSTRALI– Gjykata e Adelaides në Australi ka dënuar me 20 vite burg shqiptarin Petrit Lekaj, i cili vrau të bijën me thikë. 49-vjeçari vrau vajzën e tij ...