Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Këtë të mërkurë ishte parashikuar që të niste riparimi i shtresës së asfaltit në autostradën Tiranë-Durrës, ashtu siç Autoriteti Rrugor Shqiptar kishte njoftuar, por për shkak të motit të keq punimet janë shtyrë.
Janë punime, të cilat pritet të zgjasin deri në datën 21 prill dhe do të jenë të ndara në dy faza. Faza e parë parashikon riparimin e segmentit nga Qafa e Kasharit, pra nga mbikalimi i Rinasit deri në hyrje të Durrësit, tek Ura e Dajlanit. Ndërsa faza e dytë, do të jetë riparimi i kahut tjetër të rrugës, pra nga Ura e Dajlanit deri në Qafë Kashar. Por si do të bëhet devijimi i lëvizjes së automjeteve?
Dita e parë e punës nis me segmentin Qafë Kashar-Vorë. Drejtuesit e automjeteve do të duhet të devijohen në dëgëzimi për në Rinas dhe më pas të hyjnë në rrugën dytësore.
Në ditën e dytë, automjetet do të devijohen në Vorë, pranë mbikalimit të këmbësorëve dhe do të ndjekin rrugën dytësore, për të hyrë në rrugën e vjetër, Vorë-Maminas. Në ditën e tretë do të riparohet pjesa e rrugës nga Maminasi drejt Sukthit. Makinat do të lëvizin në rrugën dytësore drejt Sukthit.
Në ditën e katërt, do të riparohet pjesa nga Sukthi drejt Shkozetit. Edhe këtu mjetet do të duhet të lëvizin nëpërmjet rrugës dytësore. Ndërsa në ditën e pestë, do të riparohet segmenti nga Shkozeti tek ura e Dajlanit. Itinerari i njëjtë, vijohet përsëri lëvizja nëpërmjet rrugës dytësore, ku atomjetet do të kthehen në degëzimin e Shkozetit.
Ndërkaq, devijimi i lëvizjes për fazën e dytë, do të bëhet përsëri sipas të njëjtit grafik, duke ndjekur rrugët dytësore në drejtim të Tiranës, por që mund të ndryshojnë në varësi të motit.
Top Channel intervistoi edhe zv.drejtorin e ARRSH-së, Erjon Koka, i cili tha se rehabilitimi i autostradës është pjesë e kontratës me Bankën Botërore, por që pëfundon në fund të këtij vitit.
Ndërkaq, policia dhe autoriteti rrugor, i kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të ndjekin rrugë alternative për të shmangur trafikun, siç është rruga e Ndroqit për të hyrë dhe dal nga Tirana.
MARRË NGA TOP CHANNEL
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Komiteti teknik i ekspertëve të shëndetësisë ka zhvilluar një mbledhje këtë të mërkurë në lidhje me masat anti-Covid. Komiteti la në fuqi të ...
TIRANË– Zëvendës ministrja e Shëndetësisë dhe njëkohësisht Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve e kvuri Shqipërinë në vend të parë, përsa i për...
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka dhënë detaje në lidhje me numrin e telefonatave drejt Urgjencës për trajtimin e Covid-19 apo për t...
TIRANË– Komiteti teknik i ekspertëve të shëndetësisë ka zhvilluar një mbledhje këtë të mërkurë në lidhje me masat anti-Covid. Komiteti la në fuqi të ...
TIRANË- Operacioni policor i koduar “Kameleonët 2” ka bërë të mundur arrestimin e Arsen Memaj, i cili akuzohet për veprat “Mashtrim Kompjuterik” dhe “Falsi...
MILOT– Një aksident është raportuar disa minuta më parë në aksin rrugor Milot-Rubik në Rrugën e Kombit.Në t&e...
TIRANË- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Policia ka bërë me dije se në sherr kanë marrë pjesë 3 adoleshentë në rrugën e Kavajës rreth orës 15:...
TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka dekoruar heronjtë e rezistencës kundër pushtimit fashist Isak Metalia e Xhevdet Ballanca, si dhe historianin Sali Hidri.Me r...
TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka kërkuar zgjidhjen e situatës pas grevës që u futën punonjësit Albcontrol në Rinas. ...
TIRANË– Letra e mëposhtme tregon arsyet që shtynë punonjësit e AlbControl që të futen në grevë. Në letër thuhet se punonjësit ndihen të lodhur për sh...