Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Autori i disa vjedhjeve, arrestohet 37-vjeçari në Durrës i dënuar edhe më parë
7 Tetor 2020, 11:00Nga DOSJA
DURRËS- Ditën e sotme policia ka arrestuar një një 37-vjeçar, i cili sihte autori i disa vjedhjeve. Policia bënë të ditur se në pranga ka rënë shetatsi D. M. i cili ishte dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Blutë kanë njoftuar po ashtu se janë janë zbarudhur 10 vjedhje të tjera që i arrestuar ka bërë gjatë vitit 2020.
Njoftimi i Policisë
Durrës.Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Finish”. Arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar, autori i disa vjedhjeve, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Zbardhen dhe dokumentohen 10 vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, organizuan operacionin “Finish”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: D. M., 37 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas, më datë 05.06.2020, rreth orës 23:30, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, duke vjedhur materiale ndërtimi në një objekt që po riparohej. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autori i dyshuar i disa vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit, konkretisht:
Më datë 14.07.2020, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetasit N. P.; Më datë 17.08.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e dëmtuar nga tërmeti të shtetasit A. L.; Më datë 08.09.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. I.; Më datë 08.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës dyshohet se i ka vjedhur 10.000 lekë të rinj shtetases M. B.; Më datë 16.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit L. L.; Më datë 25.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. R.; Më datë 22.09.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur arkën e ndihmave në një kishë që administrohet nga shtetasi B. C.; Më datë 26.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit F. V.; Më datë 03.10.2020, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular në mjetin e shtetasit K. Ç.; Më datë 04.10.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektrike dhe materiale të ndryshme te nënstacioni elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI – Këmbanat e para të këtij fenomeni ranë për një familje të thjeshtë tiranse. Ishte viti 1992 kur familja e Gani dhe Valentina Hoxhës do të humbis...
SHKODËR– Vilson Çutaj, një prej tre të rinjve të zhdukur në Malësinë e Madhe është një person me precedent penalë. Sipas të dhënave të regjistruara ...
TIRANË- Partia Demokratike ka paditur sërish për shpifje kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Burime nga Gjykata e Tiranës bëjnë të ditur se shkak ja...
TIRANË– Bledar Skënderi, ka marrë zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Mësohet se gjatë mbledhjes së s...
SHQIPËRI- Policia dhe Prokuroria në atë kohë, të ndodhur para një situate të tillë, nuk kanë bërë maksimumin e tyre. Strukturat tona shtetërore nuk ishin t...
TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Pamela Qi...
FIER– Një kopësht në Ballsh është mbyllur pasi njëra nga edukatoret ka rezultuar e infektuar me Covid-19. Mësohet se edukatorja kishte shfaqur simptoma pa...
BERAT– Ditën e sotme në Berat janë konfirmuar 6 raste të reja me koronavirusi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë prekur nga sëmunundja vdekjeprurëse dy ...
TIRANË– 150 të burgosur tek “313”-ta janë futur në grevë urie, pas revoltave që prej ditësh zhvillohen në burgun e Rrogozhinës, Peqinit, Reçit, Shën...
TIRANË– Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme pas anulimit të zgjedhjeve në Kirgistan. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Met...