LIVE UPDATES
Aktualitet

Atentate dhe masakra, si e sigurojnë “të fortët” e vendit kujdesin mjekësor; ‘bluzat e bardha’ i ruajnë nga Policia

28 Qershor 2020, 10:57 Nga DOSJA
Atentate dhe masakra, si e sigurojnë “të fortët” e

Zbulimi i klinikës private ku mjekohej fshehtas vrasësi i Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit hedh dyshime mbi përdorimin e disa spitaleve private për skema të tilla të ngjashme. “Ndonëse policia ka shkuar me vonesë, por një rast të ngjashëm kemi evidentuar edhe tre vjet më parë në një spital, ku pas plagosjes me armë zjarri nga shkëmbimi mes dy grupesh të rinj, i dëmtuari u përcoll në një spital privat. Ka dyshime se policia u njoftua me mjaft vonesë, por kjo gjë nuk u vërtetua asnjëherë”, pohon për gazetën “Si” një burim i sigurt policor që merret me hetimin e krimeve të rënda në kryeqytet.

Në raportin ditor pas kapjes në flagrancë të Eduart Lamaj policia përshkruan në një shkresë që gazeta “Si” disponon “më datë 22 qershor nga informacionet e marra në rrugë operative është marrë dijeni se në klinikën Ama Vita spital privat, i cili gjendet në qytetin Studenti në Tiranë, kishte shkuar një person i plagosur me armë zjarri, i cili po bënte ndërhyrje. Nga shërbimet që shkuan menjëherë në klinikën në fjalë, u pa që aty po kryhej një ndërhyrje kirurgjikale ndaj një pacienti për të cilin ishte hapur kartelë klinike nën emrin Veri Pëllumbi, i biri i Zefit dhe i Lenës, lindur dhe banues në Tiranë, me diagnozë fraktura aperta femuri”. Mjeku i cili po bënte ndërhyrjen kirurgjikale quhej Viktor Marku”.

Gazeta “Si” pyeti mjekë në spitalin Nënë Tereza se çfarë do të thotë në shqip kjo diagnozë me të cilën ishte shtruar pacienti i rremë. “Ky pacient është regjistruar në kartelën e spitalit që është false realisht me diagnozën thyerje kocke”, shpjegoi doktori. Siç hodhi dritë hetimi i mëpasshëm, Veri Pëllumbi ishte një emër fiktiv, dhe ai nuk kishte thyer këmbën por ishte një i kërkuar që po operohej pasi 23 ditë më parë u plagos me armë zjarri dhe ndërhyrja po kryhej për të larguar ciflat e plumbit. Gazeta “Si” u interesua pranë prokurorisë së Laçit për të marrë detaje se përse hetimi u mjaftua vetëm me dy mjekë dhe përse nuk ka edhe persona të tjerë të vënë para përgjegjësisë.

Faktet e zbuluara që tregojnë se mjekët nuk janë vetëm

Bëhet me dije për gazetën “Si” se grupi i policisë kërkoi kontakt me mjekun kirurg që po kryente ndërhyrjen. Viktor Marku shpjegon se atë ditë (22 qershor), rreth orës 11 ishte takuar me kolegun Besim Lama, doktor në spitalin e Traumës. “Besim Lama më bëri me dije se ishte një rast frakture në kofshë, për të cilën mendonte se duhej të bëhej operacion. Pasi e pyeta se ku ndodhej pacienti, doktor Besimi më tha se mund të operohej në klinikën Ama Vita”. Në fashikullin e hetimit tregohet se kirurgu i kërkoi Besim Lamës që të pyeste nëse klinika në fjalë i kishte pajisjet e operacionit. Pas kësaj dy mjekët u ndanë për t’u takuar një orë më vonë, ku Lama konfirmon kompletimin e spitalit për ndërhyrjen kirurgjikale. Nga dëshmia e mjekut tregohet se si gjatë orëve të mbasdites ai shkoi në spitalin Ama Vita ku edhe kontaktoi me administratorin e quajtur Visi, me të cilin ka caktuar edhe orën kur do kryhej operacioni rreth orës 19.30- 20.00. “I lashë porosi të bëhej një grafi më e qartë dhe në orën e caktuar shkova në spitalin privat dhe pyeta ku është pacienti që m’u prezantua me emrin Veri. Emrin e tij e shënova dhe ai më tha se para disa ditësh kishte rënë nga një lartësi”, rrëfen mjeku nën hetim. Kur të sëmurin ia kanë sjellë në sallë, doktori kujton se kur ka parë grafinë e qartë, aty ka vërejtur disa pjesë metalike. “Gjatë operacionit vura re disa cikatrice të vogla sa një nishan që sugjestiononin se ishin plagë me armë zjarri. Pas kësaj kërkova administratorin e spitalit për ta vënë në dijeni se ishte plagë arme, por ai ishte larguar. Pas gati 20 minutave, në kohën kur isha në operacion infermierja më njoftoi se kishte ardhur policia dhe iu përgjigja të njoftonte administratorin e t’i thoshte oficerit të më priste sa të mbaroja operacionin”, dëshmon doktori në dokumentin ekskluziv që gazeta “Si” disponon dhe ku kuptohet qartë se të implikuar në këtë çështje nuk janë vetëm do mjekët e prangosur.

Doktori i dytë

Besim Lama është mjek endokrinolog në Spitalin Ushtarak. Dyshohet se ai e gjeti pacientin. Rrëfimi i tij ngarkon me faj një tjetër person që ende nuk është zbuluar se kush është. “Atë ditë më telefonoi një person që u prezantua si Sokoli dhe më tha se kishte një rast për të bërë grafi. U takuam tek një lokal pranë Spitalit Ushtarak shpjegon mjeku, i cili pasi tregon se Sokoli ishte nën shoqërinë e një personi tjetër, për shkaqe të paqarta ndërpret dëshminë në këtë moment. Ai shton “do flas në një çast tjetër”. Grupi i hetimit thotë për gazetën “Si” se ka zbuluar që pacienti në fjalë kishte hapur kartelë që në datën 11 qershor dhe rezulton që në klinikën e dyshuar të ketë kryer edhe një vizitë të dytë, veprime këto të shënuara në kartelë. Por kamerat e sigurisë pavarësisht kartelës fiktive ilustrojnë se pacienti sillet në spital ditën kur edhe u arrestua, duke u transportuar me një barelë të improvizuar.

Administratori i spitalit privat

Administratori i spitalit privat quhet Elvis Karaj përshkruan dosja hetimore. Ai përmendet shkurt nga kirurgu si Visi. I pyetur nga policia administratori tregon se sapo pacientin e quajtur Ver Pëllumbi e sollën dy shokë të tij, e dërguan drejt radiologjisë për një grafi të dytë. “Këtij pacienti i kishim bërë analiza edhe dy herë të tjera në shtëpi. Personi që kërkoi kryerjen e këtyre analizave ishte dikush që u prezantua si Tani, dhe erdhi rreth një javë më parë në klinikë. Kërkoi shërbimin e analizave në shtëpi, që klinika jonë e ofron” justifikohet administratori që pavarësisht dyshimeve, ndaj tij nuk u krye as një veprim tjetër hetimor veç administrimit të dëshmisë. ‘Dërgova laboranten, dhe pas kësaj i thashë që do konsultohesha me një mjek, dhe pas katër ditësh Tani erdhi sërish dhe kërkoi të kryhen analiza të tjera’. Administratori dëshmon se këtë person e pa edhe ditën kur solli në klinikë pacientin. Për kirurgun ai tregon ”nuk e njihja më parë, di që ishte ortoped, por ai nuk ka punuar më parë në klinikë. Ky mjek është zgjedhur nga vetë pacienti, atë e solli i afërmi i një pacienti”.

Por pavarësisht këtyre të dhënave kuptohet qartë në dosjen që gazeta “Si” disponon se hetimi mjaftohet me kaq dhe nuk dihet se përse nuk shkohet përtej këtyre detajeve. Hetuesit duket sikur binden nga këto dëshmi dhe për ta mbeten të dyshimtë vetëm dy mjekët e arrestuar, pa shpjeguar në formë hetimore se si është e mundur që në një spital të merret përsipër kurimi i një pacienti të plagosur me armë zjarri dhe aty mos të ketë përgjegjësi penale klinika private si subjekt. Ashtu sikurse administrimi i një kartele dhe grafie që tregon plagët e armës së zjarrit sikurse edhe angazhimi i një mjeku të panjohur për klinikën për të kryer “punë në të zezë”.

Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduart lamaj laç vrasja në laç eduart lamaj laç vrasja në laç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet