Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të kundërshtarëve të tij politikë nga Kuvendi i Shqipërisë. Teksa po fliste për koalicionet, Rama tha se nuk ishte kundër tyre, duke marrë si shembull një bashkim të mundshëm, Basha-Kryemadhi me ndihmën e presidentit Ilir Meta.
“Ne e votuam një për një 5 qershorin. I pyeta në sallë kur shkova edhe ekspertët e pavarur, janë sot ashtu se ishin të varur tek PD-ja dje, na tregoni një vend që e ka këtë sistem. Më thanë: në një libër të La Sapiencas. Mbase shkruhet që nuk duhet të jetë kështu. Nuk po heqim të drejtën që të mos bashkohet Luli dhe Mona. Ai çift ne na duhet bashkë. Duke i patur ata kemi edhe baba Xhiken bashkë me ta edhe ‘dixhitalin e Lalzit’ dhe kemi bandën e të kartëtëve që do ia tregojmë shqiptarëve mirë. Syriza është fiks kjo që themi ne. Një grumbullim partish në një sigël, që t’i tregosh njerëzve për kë do votojnë. Ai vjen tek ty dhe thotë të jap votën, pastaj kur shkon në shtëpi sheh që të ka vjedhur ballisti pulën. Myslimi kupton por bën sikur nuk e kupton. *Ndërhyn Kujtim Gjuzi. Hë më boll tani o Kujte! Edhe ti bisht lopate je. Jo lopatën se ke ti. Lopata jote është kurora e ëndërruar e monarkisë. Kjo vlen për ata që thonë që nuk bëhen këto ndryshime një vit para zgjedhjeve. Po 5 qershori ça ishte? Apo 7×7! Ju nuk dini asgjë. Sa herë dilni këtu s’dini asgjë. Pragu elektoral nuk është vendosur në Kushtetutë si përqindje. Kur erdhi nisma, ajo kërkonte ndalimin e koalicioneve parazgjedhore në Kushtetutë. Pse? Se nuk do të bënim dot votat apo se u trëmb diktatorin? Ranë sepse PS kërkoi heqjen e tyre. Ne nuk kemi lidhje me ato që flisni ju. Ju ngaqë nuk shkrehët një pushkë në luftë, e doni tani. Duhet të mbani qeleshen me shqipojnë, doni luftë, doni diktaturë. S’po i hyj farë unë se nuk merrem me dosje, merret Myslimi. Po të hapeshin ato dosje. Jo mo jo nuk merrem me ty, as nuk të njoh kush je. Ti mua më njeh se më akuzon. Ça ballisti je ti? Cili ball? Të thuash ne të ballit, është si të thuash ne të ikurit? Ndryshimet Kushtetuese përcaktojnë për shumë kohë se nuk mund të jenë më pak se 2/3, nëse kjo është hile e jona si shpjegohet që i hapim më shumë se të tjerët? Si shpjegohet që duam hapjen më të madhe? Kjo me dakordësi mund të shkojë 100%…por duhet të ulemi dhe të flasim. Kemi dy javë që kërkojmë diskutime ata vijnë dhe na lexojnë parulla. Faleminderit për durimin dhe qëndrueshmërinë. Faleminderit miqve dhe partnerëve europianë. Edhe opozitës faleminderit. Ata që kanë votuar sot se kanë bërë gjënë e duhur. Ata që nuk kanë votuar kanë penguar zbatimin e sistemit. Kanë penguar kufizimin e arsyeshëm të deputetëve dhe kanë penguar përfaqësimin e komuniteteve në Parlament. Kanë sabotuar sigurimin e një përfaqësimi të drejtë të të gjithëve bashkë dhe veçanërisht të gjinive por nuk kemi bërë asgjë. Treni me fantazma ka ikur në lum dhe përzgjedhja do të jetë reale. Kaq! Futeni gjithmonë në anën e gabuar për të kapur ndonjë pulë, pula më nuk ka!,”-tha Rama.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 106 vota pro dhe 10 kundër ndryshimet Kushtetuese për hapjen e listave dhe kufizimin e koalicioneve parazgjedhore. Deputeti ...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer etiketimet për dy deputetë në Kuvend. Kujtim Gjuzi dhe Artur Roshi ishin dy “viktimat” e preferuara të Ramës sot,...
TIRANË– Deri më tani janë 105 vota pro nga Kuvendi për ndryshimin e Kushtetutës për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.Lajmi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka sulmuar nga Kuvendi, ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Duke cituar deklaratën e saj të djeshme se: Ne do të sho...
TIRANE– Ndryshimet historike të Kushtetutës që votohen sot në parlament, nuk i kanë penguar deputetët të jenë edhe krijues në batuta mes tyre. I pari që e nisi ...
TIRANË– Debate mes Myslim Murrizit dhe Adriatik Alimadhi në sallën e Kuvendit. Teksa Murrizi po fliste për arritjen e opozitës së re për kalimin e ndryshim...
TIRANE- Deputeti Myslym Murrizi ka marrë sot përsipër meritën për hapjen e listave. Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, në kohën që deputetët votojnë për ha...
TIRANË– Deputeti Adriatik Alimadhi ka hequr maskën e vendosur për t’u mbrojtur nga koronavirusi gjatë seancës së sotme plenare. Menjëherë gjesti është vënë...
TIRANË– Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka bërë me dije se votimi i sotëm me letër për ndryshimin e Kushtetutës do të lexohet në mënyrë nominale....