LIVE UPDATES
Sport

As Inter, as Milan! Veterani Dries Mertens merr një vendim krejtësisht të papritur

18 Maj 2020, 21:08 Nga DOSJA
As Inter, as Milan! Veterani Dries Mertens merr një vendim krejtësisht

Dries Mertens është në fundin e karrierës dhe së fundmi është raportuar se ai mund ta mbyllë karrierën ose tek Interi, ose te Milani. Gjërat, ama, duket se kanë ndryshuar.

Edhe pse zikaltrit i ofruan një marrëveshje dy vjeçare me vlerë 14 milionë euro, belgu ka ndryshuar mendje për të ardhmen e tij. Sportitalia thekson se ai ka pranuar të rinovojë kontratën me Napolin, skuadrën e tij aktuale.

Paga bazë vjetore e tij në Napoli do të jetë 4 milionë euro, e cila me bonuse shkon deri në 4.5 mln euro. 33-vjeçari ende nuk e ka hedhur firmën, por duket një gjë e kryer. Mirupafshim, Inter! Mirupafshim, Milan!

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato mertens serie a merkato mertens serie a

Sondazh

Poll