LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Zyrtarisht në periudhën e tyre, karakteristikat e njerëzve të shenjës së Bricjapit

Bricjapi ka një admirim të jashtëzakonshëm për njerëzit e suksesshëm, që zakonisht kanë ndërmarrë hapa të mëdhenj dhe kanë përcaktuar rregullat e lojës.

24 Dhjetor 2023, 16:54 Nga r.ll
Zyrtarisht në periudhën e tyre, karakteristikat e njerëzve
bricjapi

TIRANË- Bricjapi është një shenjë tejet interesante dhe ambicioze, por astrologia më e shitur sipas New York Times, Linda Goodman, tregon me detaje se si është në të vërtetë kjo shenjë toke.

Bricjapi ka një admirim të jashtëzakonshëm për njerëzit e suksesshëm, që zakonisht kanë ndërmarrë hapa të mëdhenj dhe kanë përcaktuar rregullat e lojës.

Kjo shenjë e do suksesin, e respekton hierarkinë, autoritetin dhe e nderon traditën. Bricjapi është një shenjë e zgjuar që “punon në hije” dhe shpeshherë, ndryshe hiqet dhe ndryshe është në të vërtetë. Kjo, për të kuptuar kapacitetin e të tjerëve.

Bricjapi sundohet nga Saturni dhe kjo e bën një shenjë që përshtatet dhe pajtohet me situata të ndryshme. Kjo është një shenjë me fat dhe në shumë raste, i lejon të tjerët të ecin përpara, madje të bëjnë dhe hapa galopantë, por çuditërisht, është gjithnjë i pari. Shenja e Tokës përcjell një vetëbesim për t’u pasur zili, është e fortë dhe e paepur.

Bricjapi ka zët mendjelehtësinë, shpërdorimin e gjërave, zemërimin, impulsivitetin, pasionin e pandalshëm dhe xhelozinë. Për të, të gjitha këto janë pengesa drejt një qëllimi më të madh.

Kjo shenjë është romantike, por si kripa, me karar. Bricjapi e kupton shumë mirë kur dikush ka interes romantik apo seksual, por sigurisht, do të të dredhë në tel derisa ta shprehësh hapur ndjesinë. Megjithatë, Bricjapi s’i lejon emocionet që t’i zbehin vështrimin dhe është gjithnjë i dhënë pas fakteve.

Nëse do respektin e kësaj shenje, mos ia prek kufijtë dhe as pasionet që ka mbi gjëra të caktuara. Kjo shenjë është tejet e guximshme, megjithëse skeptike. Bricjapi mbetet në thelb i përmbajtur dhe tradicional, ndaj çdo skenë e tepruar, thjesht e bën të ndihet i turpëruar dhe keq.

Bricjapi i ri në moshë është zakonisht më i lumtur dhe i përmbushur se personat më të vjetër të kësaj shenje. Të rinjtë e sunduar nga Saturni e duan shumë traditën dhe historinë e paraardhësve, pasi çmojnë mençurinë dhe përvojën e moshës. Kur Bricjapi piqet dhe rrëzon idhujt, veprimet “e papërmbajtura” të brezit të ri thjesht e trembin "dhinë" konservatore. Pra, nëse sheh një person të vjetër në rrugë që të sheh me inat kur ti qesh në të madhe, me shumë gjasa është Bricjap.

Megjithëatë, le të mos keqkuptohemi: Bricjapi përshtatet shumë mirë me çdo brez, thjesht e ka pak të vështirë që të depërtojë në fillim. Nëse arrin të gjejë një person që i ngjall besim, Bricjapi është gati të çlirohet nga vetëpërmbajtja dhe të bëjë namin.

Rrallëherë do e gjesh Bricjapin duke future hundën në punët e të tjerëve apo duke u marrë me thashetheme. Bricjapi përqendrohet thjesht te jeta dhe puna e tij dhe as nuk e vret mendjen se ç’ndodh vërdallë. Gjithë kohës do të përmirësojë veten, nuk jep kurrë këshilla të pakërkuara dhe zakonisht, ndërhyn në një bisedë vetëm kur ka interes. Bricjapi është shenjë praktike, i bie shkurt dhe i zgjidh gjërat.

Në shumë raste mund të kesh dëgjuar apo lexuar se Bricjapi është një shenjë materialiste, por na lejo të të themi se ky është një ekzagjërim. Bricjapi bie në dashuri dhe është gati të ndërmarrë hapa të rëndësishëm kur është gati emocionalisht. Njerëzit që janë shenja e Bricjapit bëjnë gjëra të çuditshme për sigurinë e plotë që personi tjetër është i duhuri.

Bricjapi kap çdo mundësi dhe moment. Praktikisht, fati nuk troket dy herë në derën e një Bricjapi, sepse ai e dëgjon me të parën.

bricjapi

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 22 Dhjetor 2023, 23:17 I.A

Olta Gixhari në pritje të ëmbël

Olta gixhari TIRANË- Aktorja Olta Gixhari ndodhet në pritje të ëmbël. Burime bëjnë me dije se aktorja dhe partneri i saj...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës