LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Yjet e Hollivudit që 2022-shi i la me zemër të thyer, ku gjetën ‘strehë’ ish-at

Lajmi i ndarjes pasoi me atë të aventurave të reja dhe jo vetëm.

31 Dhjetor 2022, 17:12 Nga F.M
Yjet e Hollivudit që 2022-shi i la me zemër të thyer, ku
Shakira dhe Pique

TIRANË- Viti 2022 përgatiti letra e divorcit për çifte shumë të njohur që kishin kaluar më shumë se një dekadë bashkë, por ‘era e tradhëtisë’ i ndau. Yjet e Hollivudit e gjetën veten në faqet e para të mediave rozë dhe këtë herë, jo për arritjet profesionale, por për sferën e tyre intime. Lajmi i ndarjes pasoi me atë të aventurave të reja dhe jo vetëm.

Shakira dhe Gerard Pique

Çifti kishin më shumë se 10 vjet së bashku dhe dy djem nga lidhja e tyre. Megjithatë, tradhtia e ish-futbollistit u bë e ditur në qershorin dhe solli ndarjen e çiftit. Këngëtarja kolumbiane u largua nga shtëpia bashkë me fëmijët dhe i la vendin aventurës së re të Pique me 23-vjeçaren Clara Chía Marti, e cila është vetëm 23 vjeçe. Ajo punon si organizatore eventesh në Kosmos Global Holding SL, një nga zyrat ku investon sportisti.megjithatë, priten zhvillime sërish, pasi lajmet e dala së fundmi kanë treguar se dyshja nuk janë dhe aq mirë me marrëdhënien e tyre të re.

Francesco Totti dhe Ilary Blasi

Shoëbizi italian “vloi” në momentin që ish-kapiteni i Romës dhe kampioni i botës në 2006, Francesco Totti, zyrtarizoi ndarjen nga bashkëshortja, moderatorja e njohur Ilary Blasi. Çifti që prej dy dekadash ishte pjesë e pandashme e lajmeve, duke u marrë si një shembull pozitiv i një marrëdhënie të shëndoshë, lidhja e re ish-futbollistit me Noemin, çoi dyshen drejt ndarjes. Noemi u pa me Tottin edhe në finalen e Tiranës, ku Roma fitoi Conference League, duke u nisur pas ndeshjes në Montekarlo dhe Egjipt. Totti dhe Blasi ishte distancuar prej muajsh, por vendimin zyrtar e kishin shtyre për shkak të tri fëmijëve të tyre, Christian, Chanel dhe Isabel. 

Tom Brady dhe Gisele Bundchen

13 vite lidhje mori fund. Gjithçka u njoftua përmes një postimi në Instagram dhe nuk dihet nëse ndonjë prej tyre nisur aventurë të re.

Leonardo DiCaprio dhe Camilla Morrone

4 vite lidhje mori fund. Daljet e tyre publike së bashku ishin të pakta, por të gjithë flisnin për një çift shumë të dashuruar. Megjithatë, gushtin që lamë pas, ata i dhanë fund lidhjes. Raportimet e mëvonshme treguan se Leo po shijon një romancë me Gigi Hadid.

Kim Kardashian dhe Pete Davidson

Pas ndarjes me Kanye West, Kim zyrtarizoi lidhjen me komedianin, por marrëdhënia nuk zgjati shumë. Ata u shfaqën së bashku në Met Gala dhe pastime në rrjetet sociale që tregonin për dashurinë e përkujdesjen ndaj njëri-tjetrit nuk kishin fund, por angazhimet profesionale nuk i lanë ta shijonin me gjatë.  “Oraret e tyre kërkuese nuk i lejonin ata të mbanin një marrëdhënie të mirë”,- tregonin burimet. tha një burim për enews.com.

Ish-i i Kim jetoi dy lidhje dhe të dyjave u dha fund. Kanye West dhe Julia Fox publikuan foton e tyre të parë në Janar dhe konfimuan lidhjen, por gjashtë muaj më vonë u ndanë. Pas saj reperi u hodh në krahët e Juliana Nalu, por edhe lidhja me modelen braziliane përfundoi, shumë shpejt.

Harry Styles dhe Olivia Wilde

Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre pas dy vitesh. “Ai ka turneun e tij dhe ajo po fokusohet te fëmijët e saj tani. Vendimi u mor me qetësi,”- thanë burimet për People, përsa i përket marrëdhënies së dyshes.

Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-Mcclard

Pas lindjes së djalit, dyshja u distancuan, por zërat tregonin se shkak për ndarjen ishte bërë një tradhëti nga ana e Sebastian. Modelja u lidh më pas me Pete Davidson, por vetëm disa ditë më parë, i dhanë fund.

shakira gerard pique kim kardashian kanye west

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet