Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Art&Argëtim
VIDEO/ Reperi Snoop Dogg shndërrohet në Wednesday Adams dhe postimi i tij u bë viral në pak orë
Reperi përdor çdo ditë rrjetet sociale dhe kryesisht Instagramin, përmes së cilës ka postuar edhe një video humoristike ku ka photoshopuar fytyrën e tij.
21 Dhjetor 2022, 19:27Nga d.a.
Snoop Dogg
All - Paragraf - 1
SHBA- Reperi Snoop Dogg ka arritur të bëhet sërish viral, këtë herë pasi u transformua si 16-vjeçarja, Wednesday Addams nga seriali hit i Netflix me të njëjtin emër.
Reperi përdor çdo ditë rrjetet sociale dhe kryesisht Instagramin, përmes së cilës ka postuar edhe një video humoristike ku ka photoshopuar fytyrën e tij.
Klipi përmban pamje nga seriali i njohur ku shfaqet Jenna Ortega si vajza adoleshente e Addams, por fytyra e së Wednesday është kthyer, duke përdorur filtra dhe aplikacione të veçanta, në atë të Snoop Dogg.
Ai e postoi klipin dhe në më pak se 24 orë fitoi gati 1 milion pëlqime.